LIVE UPDATES
Bota

Liderët e BE-së diskutojnë për zgjerimin dhe situatën në Kosovë, shumë vende kërkojnë vendosjen e masave ndaj Serbisë

Burimet diplomatike në BE kanë thënë se në samitin e 6 tetorit do të flitet edhe për situatën në Kosovë dhe tensionet në raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

6 Tetor 2023, 11:02 Nga r.ll
Liderët e BE-së diskutojnë për zgjerimin dhe situatën
foto ilustruese

SPANJË- Liderët e Bashkimit Evropian do të takohen të premten në Granada të Spanjës për të diskutuar për çështjet më sfiduese për bllokun: migrimin, zgjerimin dhe gjeopolitikën.

Muajve të fundit është vërejtur rritje e numrit të migrantëve në Bashkimin Evropian. Mirëpo, pavarësisht përparimit të arritur në negociatat për një reformë, migrimi mbetet temë që shkakton ndasi të thella brenda bllokut evropian. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni pritet të bisedojë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në margjina të takimit, pasi Meloni ëhtë shprehur e habitur me ndihmën financiare gjermane për organizatat civile që shpëtojnë migrantët në zonën e Mesdheut.

Mbetet të shihet nëse liderët e BE-së do të mund të pajtohen për një deklaratë të përbashkët për migrimin, pas tentimit të fundit të dështuar në qershor. Një tjetër temë në agjendë është zgjerimi dhe idetë e ndryshme për reforma potenciale, në mënyrë që blloku të mbetet operacional nëse BE-së i shtohen më shumë vende.

Pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, Moldavia dhe Gjeorgjia kanë aplikuar për anëtarësim në BE, duke e rritur në 10 numrin e vendeve që synojnë bllokun evropian. Shumë liderë të BE-së, përfshirë edhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë thënë në prag të takimit se “edhe BE, edhe vendet kandidate, duhet ta kryejnë pjesën e tyre të punës“.

Disa liderë kanë thënë se viti 2030, të cilin e ka përmendur presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, si afat për t'u bërë gati për zgjerim, është një shtytje e mirë politike. Disa e shohin këtë datë si shumë të largët, të tjerë si shumë të shpejtë. Kur janë pyetur për vendime konkrete rreth zgjerimit, liderët e BE-së kanë thënë se kjo do të varet nga raportet e progresit që Komisioni Evropian do t'i publikojë në fillim të muajit nëntor.

“Duke shikuar para drejt një bashkësie më të zgjeruar si BE-ja, ashtu edhe vendet e ardhshme anëtare duhet të bëhen gati. Vendet aspirante duhet ta përshpejtojnë punën e tyre në reforma, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit, në përputhje me qasjen e zgjerimit, sipas parimit të meritave individuale dhe me asistencë të BE-së. Paralelisht, BE-ja duhet t’i vendosë themelet për t’u bërë gati për zgjerim. Ne do t’i paraqesim ambiciet tona afatgjate dhe mënyrën se si t’i arrijmë ato”, përmendet në draftin e Deklaratës që liderët e bllokut pritet ta miratojnë në Granada.
Ata pritet të diskutojnë edhe për prioritetet strategjike të bllokut për të ardhmen, përfshirë kapacitetet në mbrojtje, sigurinë energjetike, dhe përgjigjen kolektive ndaj krizës klimatike dhe pavarësinë ekonomike të 27 vendeve anëtare.

Diskutime për Kosovën

Burimet diplomatike në BE kanë thënë se në samitin e 6 tetorit do të flitet edhe për situatën në Kosovë dhe tensionet në raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Të njëjtat burime kanë thënë se ekziston një presion nga shumë vende anëtare që të vendosen masa ndaj Serbisë. Situata është përshkallëzuar pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Si pasojë e sulmeve është vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku. Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë. Kosova e ka fajësuar Serbinë për sulmin, mirëpo kjo e fundit e ka hedhur poshtë këtë pretendim. Shumë liderë kanë bërë thirrje që të ulen tensionet dhe që edhe Kosova edhe Serbia të kuptojnë se normalizimi i raporteve mes tyre është po ashtu kusht për përparim drejt integrimit në BE. Këtë e ka thënë para gazetarëve edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Një ditë para samitit të BE-së në Granada, në margjina të një samiti të Bashkësisë Politike Evropiane, janë zhvilluar disa takime me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, por nuk është arritur që të organizohet një takim mes tyre.

Marrë nga REL

be tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj