LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Takimi europian në Granada, shumë gjëra mbeten pa thënë

Partneri më i preferuar në bisedimet e zhvilluara në takimet e shkurtra bilaterale ishte edhe kësaj here si gjatë takimit të dytë të KPE-së mbajtur në Moldavi në muajin qershor, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. 

6 Tetor 2023, 08:19 Nga a.l
Analiza e DW: Takimi europian në Granada, shumë gjëra mbeten pa
Liderët evropianë

SPANJË- Takimi i tretë të Komunitetit Politik Europian (KPE), komunitet që u krijua një vit më parë në Pragë, u dominua nga një temë, të paktën sa u përket fjalimeve publike, luftës së Ukrainës për t‘u mbrojtur nga agresioni rus, luftë që ka 18 muaj që po zgjat. Partneri më i preferuar në bisedimet e zhvilluara në takimet e shkurtra bilaterale ishte edhe kësaj here si gjatë takimit të dytë të KPE-së mbajtur në Moldavi në muajin qershor, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. 

Komuniteti Politik Europian, nuk është krijuar për të marrë vendime zyrtare ose për të formuluar deklarata. Ai ka më shumë të bëjë me një lloj pazari diplomatik, ose me zhvillime takimesh të shpejta. Në kuadër të tij, kryetaret dhe kryetarët e shteteve dhe qeverive, që nuk takohen shpesh përndryshe, duhet të takohen për të bërë muhabete politike. Prandaj në këtë komunitet nuk marrin pjesë vetëm 27 vendet anëtare, por marrin pjesë edhe vendet kandidate për t´u pranuar në BE si dhe dhjetë shtetet, që nuk duan të futen në BE. Por edhe Rusia dhe Bjellorusia janë pothuajse vende europiane. Sinjali i qartë që del nga ky forum është: Ky është koalicion anti-rus. 

Shqetësime për unitetin në Europë

Por në Granada u ndie shqetësimi, se ky koalicion është duke u thyer pak. Nga Hungaria, Polonia, dhe mbase pas pak edhe nga Sllovakia, dëgjohen zëra kritikë për ndihmën që i është dhënë Ukrainës. Disa diplomatë të BE-së, që nuk duan të përmenden me emër, mërmërisin se klima mund të prishet shpejt, jo vetëm në Europën Lindore dhe Qendrore. Edhe në Spanjë, vendin mikpritës të takimit, dëgjohen zëra kritikë që lëshohen nga qytetarët që pyesin kur dhe si do të marrë fund lufta në Ukrainë.

Pjesa më e madhe e KPE-së mbështet bashkëpunimin dhe fitoren e Ukrainës kundër Rusisë. Disa shtete premtuan të japin më shumë armë dhe pajisje ushtarake për dimrin. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyj tha duke bërë kujdes se: “Sfida më e madhe që ne shohim është të ruajmë unitetin e Europës, për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin e shtëpisë sonë të përbashkët europiane”. Zelenskyj foli sikur të ishte kryetar i një vendi anëtar të BE-së. Ukraina e shkatërruar nga lufta, kërkon të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur anëtare e BE-së. Para vajtjes në Granada, presidenti ukrainas tregoi siguri se së shpejti do të fillojë me Brukselin bisedimet e pranimit në BE.

Zgjerim i BE-së deri më 2030?

Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel, dha në një intervistë kësaj jave datën e synuar për një pranim të Ukrainës, vitin 2030. Por jo vetëm për Ukrainën dhe Moldavinë, por edhe për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, që kanë ngecur prej vitesh në procesin e vështirë të pranimit në BE. Charles Michel pranon njëkohësisht se në situatën e tanishme BE nuk është në gjendje të pranojë asnjë vend të ri anëtar, e aq më tepër popullin 40- milionësh të Ukrainës. Prandaj ditën e premte (6.10.2023) në një takim të nivelit të lartë të 27 kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të BE, që mbahet po ashtu në Granada, do të zhvillohen konsultime për hapat reformues në procesin e marrjes së vendimeven dhe çështjet e buxhetit.

Europës i duhet SHBA në Ukrainë

Në takimin e nivelit të lartë të KPE-së, diskutohet edhe për zhvillimet në SHBA që mund të ndikojnë në Ukrainë. Ndihmat e mëtejshme financiare në nivel miliardash për armatosjen e Ukrainës, mund të mbeten pa u dhënë për shkak të grindjeve për buxhetin që po zhvillohen në Kongresin amerikan. Pa paratë e premtuara nga presidenti amerikan Joe Biden kundrejt aleatëve perëndimorë dhe Ukranës, Ukraina nuk e fiton dot luftën me Rusinë, mendojnë ekspertët ushtarakë. SHBA ka dhënë deri tani 75 miliardë euro për Ukrainën, gati gjysmën e shumës prej 156 miliardë eurosh, të premtuar nga të gjitha shtete europiane bashkë. Pa SHBA nuk mund të bëhet, tha i ngarkuari i BE-së me politikën e jashtme, Josep Borrell. “Ai që kërkon që Putini ta humbasë këtë luftë, duhet të gjejë rrugët që SHBA të vazhdojë të japë ndihmat,” tha kryediplomati i BE-së. Natyrisht që BE mund të japë kontribut më të madh, por “SHBA është si të thuash e pazëvendësueshme në dhënien e ndihmave Ukrainës.”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha, se është “100 përqind i sigurt” se do të marrë përkrahjen e Shtëpisë së Bardhë dhe dy dhomave të Kongresit.

Azerbajxhani nuk merr pjesë në takim

Krah shumë bisedimeve jozyrtare që u zhvilluan në qendrën e kongreseve të Grandadës, të siguruar sikur të ishte një fortifikatë, dy takime që nuk u zhvilluan tërhoqën vëmendjen. Presidenti azerbajxhanas, Ilham Aliyev, nuk u shfaq në takime. Trupat e tij sulmuan dy javë më parë enklavën e banuar nga armenët në malin Karabah, duke shkaktuar një largim masiv të 120 mijë armenëve. Në Granada ishte planifikuar të mbahej një takim me presidentin armen, Nikol Paschinjan, ndërmjetësuar nga Franca, Gjermania dhe BE, për të biseduar për hapat që duhen hedhur për të arritur paqen. Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel, tha se është “i shokuar” për sulmin e Azerbajxhanit dhe i premtoi Armenisë përkrahje më të madhe edhe për strehimin e refugjatëve. BE kërkon ta afrojë Armeninë më shumë me BE-në, pasi ky vend ka qenë deri tani i afërt me Rusinë.

Serbia dhe Kosova nuk flasin me njera-tjetrën 

Një takim tjetër që mund të zhvillohej në Spanjë për një konflikt akut, ishte ai midis Serbisë dhe Kosovës, përfaqësuar në takimin e KPE me presidentët e tyre. Por presidentja kosovare Vjosa Osmani tha, se Kosova është viktimë e sulmeve serbe. Nuk ka kuptim të takosh “agresorin” Aleksandar Vuçiq. BE duhet të vendosë më parë sanksione kundër Serbisë. Vuçiq tha në anën tjetër të Qendrës së Kongreseve, se kriza do të zgjidhet. Por ai kërkon të bisedojë vetëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidentja Osmani ka detyra kryesisht përfaqësuese. Tensionet midis Serbisë dhe Kosovës, e cila shihet nga Beogradi si pjesë e ndarë nga vendi, janë rritur shumë javët e fundit. 30 milicë serbë sulmuan një fshat në veri të Kosovës. Gjatë sulmit u vra një polic kosovar. Serbia ka dërguar trupat në kufi me Kosovën. NATO përforcoi trupën e KFOR-it të përbërë nga 3400 burra dhe gra, për të përballuar tensionet. Politikisht në Granada pati heshtje të palëve.

Një shans i humbur

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, paralamëroi në fillim të kësaj jave, se: “Nuk duhet të ketë përshkallëzim tjetër të ngjarjeve midis Kosovës dhe Serbisë. Procesi politik duhet të vazhdojë.” Baerbock i drejtoi një apel Serbisë që të reduktojë numrin e trupave në kufi. Nga pala serbe thuhet se trupa ka arritur sërish në nivel normal. Ministrja e Jashtme kosovare, Donika Gervalla-Schwarz tha në një intervistë se nëse BE dhe NATO durojnë ende mënyrën si sillet Serbia, atëherë një luftë e re do të shpërthejë në Ballkan. Fjalë këto që nuk u përdorën sot në Granada edhe nga presidentja e Kosovës. Serbia dhe Kosova duan të dyja të jenë pjesë e Bashkimit Europian. Serbia është duke zhvilluar bisedimet e pranimit në BE. Kosova është vetëm një vend i mundshëm kandidat për pranim, edhe sepse jo të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së, e njohin Kosovën si shtet, mes të cilave edhe Spanja vetë.

Edhe Turqia nuk merr pjesë në takim 

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan nuk mori pjesë në takimin e Granadës. Mendohet se atij do i jetë prishur qejfi, që BE nuk donte ta bënte pjesë të bisedimeve me Azerbajxhanin dhe Armeninë për konfliktin në malin Karabah. Pjesëmarrjen e Turqisë e kish kërkuar Azerbajxhani, i cili tradicionalisht ka marrëdhënie të mira me Turqinë. Nga zyra e shtypit të presidentit turk bëhet e ditur se ka pasur vështirësi me organizimin e takimeve. Prandaj nuk u zhvillua edhe një takim i politikanëve të BE me Turqinë, vend kandidat për t`u pranuar në BE. Turqia është duke zhvilluar bisedime me BE që nga viti 2005. Së fundi Erdogan pati kërcënuar me ndërprerjen plotësisht të bisedimeve, të cilat kanë ngrirë prej vitesh për shkak të tendencave autokrate të presidentit dhe keqësimit të marrëdhënieve me BE.

Kanë vlerë takime të tilla? 

Megjithë sukseset e pakta konkrete, eksperti i politikës Steven Blockmans nga instituti “Centre for European Policy Studies” me qendër në Bruksel, mendon se formati pa detyrime të forta i Komunitetit Politik Europian, ia vlen. “Vetëm fakti që njerëzit vazhdojnë të takohen, mbajnë të hapura mundësitë për takime të tjera dhe qasje mundësisht konstruktive, është pozitiv. Pa takime të tilla mundësi të tilla nuk do të ekzistonin fare. Kjo është ajo që thonë përkrahësit e KPE,” thotë Steven Blockmans në bisedë për Deutsche Wellen. Takimi tjetër i KEP do të mbahet me siguri, dhe kësaj radhe në Britani të Madhe. Dita dhe vendi nuk janë bërë ende të ditura. /DW 

samiti i komunitetit politik evropian

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje