Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Bota
Ministria e Shëndetësisë në Zimbabve ngre ALRAMIN: 100 persona dyshohet se kanë humbur jetën nga kolera
Qeveria e Zimbabvesë në një deklaratë të dërguar me email i tha Bloomberg-ut, se ky është shpërthimi më i madh në sëmundjen e shkaktuar nga uji që nga viti 2018 dhe i atribuohet kushteve johigjienike dhe kanalizimeve të bllokuara.
6 Tetor 2023, 07:58Nga a.l
Zimbabve
All - Paragraf - 1
ZIMBABVE- Ministria e Shëndetësisë në Zimbabve ka publikuyar një raport sipas të cilës thuhet se 100 persona kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjes së kolerës, ndërsa më shumë se 5,000 të prekur janë raportuar që nga fundi i muajit të kaluar.M
Qeveria e Zimbabvesë në një deklaratë të dërguar me email i tha Bloomberg-ut, se ky është shpërthimi më i madh në sëmundjen e shkaktuar nga uji që nga viti 2018 dhe i atribuohet kushteve johigjienike dhe kanalizimeve të bllokuara, shkruajnë mediat e huaja.
Kolera është një sëmundje akute diarreike e cila përhapet përmes ushqimit ose ujit të kontaminuar dhe mund të përhapet me shpejtësi në zonat me kanalizime të dobëta. Shpesh thuhet se infeksioni është i lehtë ose pa simptoma, por në disa raste mund të bëhet i rëndë dhe kërcënues për jetën.