Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tensionet në veri të Kosovës u rritën në fund të majit, pasi kryetarët e rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaiviqit, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale.
Dhjetëra politikanë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një letër zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe Uashingtonit, duke kërkuar që të ndryshohet qasja në raport me Kosovën dhe Serbinë. Deputetja britanike, Alicia Kearns, publikoi letrën që i është dërguar sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe sekretarit të Jashtëm britanik, James Cleverly. Ajo tha se kjo letër është nënshkruar nga dhjetë kryetarë të komiteteve për punë të jashtme dhe 56 deputetë.
Duke adresuar tensionet e fundit në veri të Kosovës, përmes letrës u kërkua “balancë dhe proporcionalitet në bashkëveprimin me Kosovën dhe Serbinë”. Tensionet në veri të Kosovës u rritën në fund të majit, pasi kryetarët e rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaiviqit, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale.
Serbët lokalë kundërshtuan këtë gjë dhe organizuan protesta, të cilat kulmuan me dhunë më 29 maj në Zveçan, me ç’rast u lënduan dhjetëra protestues dhe ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.
“Kosova është përballur me pasoja të mëdha pas përpjekjeve të kryetarëve që të hyjnë në zyrat e tyre në veri të Kosovës. Kosova duhet të koordinohet me KFOR-in në të ardhmen për të parandaluar përshkallëzimet. Por, mungesa e presionit ndaj Serbisë pas ndalimit arbitrar të tre policëve të Kosovës dhe dështimi për t’i mbajtur përgjegjës ata që kryen sulme ndaj KFOR-it vënë në pah mungesën e barazisë në adresimin e tensioneve,”- u tha në letër.
Në kohën e tensioneve në rritje, tre policë të Kosovës u arrestuan nga forcat serbe më 14 qershor. Kosova tha se ata u “rrëmbyen” brenda terrorit të saj, por Serbia tha se i arrestoi “thellë brenda” territorit serb. Policët u liruan më 26 qershor.
“Qasja aktuale nuk po funksionon. Ne kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar që të mësojë nga e kaluara jonë dhe të sigurohemi që ne nuk do të miratojmë politika për Ballkanin që anojnë nga Beogradi. Ne po ashtu u kërkojmë që të shqyrtoni mundësinë e miratimit të një politike të diplomacisë parandaluese për të shmangur përshkallëzim të mëtejmeë të situatës së sigurisë dhe asaj politike në veri të Kosovës, me balancë dhe proporcionalitet në çdo deklaratë dhe çdo ndëshkim apo sanksion që ndërmerret, dhe që ata të cilët respektojnë sundimin e ligjit dhe demokracinë të mos ndëshkohen,”- u tha në letër.
Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave kryesore të faktorit ndërkombëtar për uljen e tensioneve në veri, BE-ja ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Megjithatë, Kosova është pajtuar me BE-në në një plan për shtensionimin e situatës, që parasheh edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës. Prishtina ka thënë se zgjedhjet në veri duhet të përgatiten, që të mos ketë bojkot sërish sikurse në zgjedhjet e 23 prillit. Në këto zgjedhje, serbët lokalë dhe partitë e serbëve në Kosovës nuk morën pjesë.
Sa i përket zgjedhjeve, në letër u tha se Kosova është shtet i pavarur dhe “përpjekjet për të penguar zgjedhjet demokratike në Kosovë nga Serbia duhet të kritikohen publikisht si ndërhyrje nga jashtë”. Si pjesë e planit të dakorduar mes Kosovës dhe BE-së javën e kaluar është ulur më tej prania e policisë në afërsi të komunave në veri të Kosovës, që janë të banuara me shumicë serbe./REL
Vladimir Putin RUSI- Një vit para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Rusi, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i tha N...
Burg IRAN- Një grua kurde e burgosur në Iran ka qepur buzët në fillim të një greve urie për të protestuar. Soheila ...
Foto ilustruese BRUKSEL- Kompanitë më të mëdha të Evropës kanë pësuar të paktën 100 miliardë euro hu...
Volodymyr Zelenskyy dhe Oleksiy Arestovich KIEV- Shkëmbimi i 20 për qind të territorit të Ukrainës me anëtarësimin n&eu...
Foto ilustruese Kina ka publikuar një dokumentar të ri lidhur me gatishmërinë e ushtrisë së saj për të sulmuar Tajv...
Alicia Kearns ANGLI-- Dje u bë publike se polititkanë të disa shteteve perëndimore i janë drejtuar me një letër Bashkimi...
Termeti TURQI- Leyla Sheker (65) jeton e vetme në një tendë, ashtu si mijëra bashkëqytetarë të saj në provincë...
Rusia RUSI- Rusia pretendoi më 7 gusht se ka rrëzuar një dron ukrainas në jugperëndim të Moskës. Ky njoftim vjen në...
AI KINË- Kina, sipas politikës zyrtare të qeverisë së vendit, synon të bëhet fuqia lider në botë në fush&...
Niger NIGER- Liderët e puçit ushtarak në Niger kanë mbyllur hapësirën ajrore të shtetit, duke u thirrur në kë...