Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjysmë viti pas tërmetit vdekjeprurës, Turqia juglindore është ende e dominuar nga rrënojat. Mijëra njerëz jetonë në tenda në kushte tepër të rënda.
TURQI- Leyla Sheker (65) jeton e vetme në një tendë, ashtu si mijëra bashkëqytetarë të saj në provincën më jugore turke të Hatay. Çadra e saj është vendosur në livadhin pranë vendit ku ka qenë shtëpia e saj, tani e rrënuar.
Kjo grua humbi nënën dhe motrën e saj në tërmetin shkatërrues gjysmë viti më parë. "Por nuk ishin ata të vetmit që pësuan. Vëllai i xhaxhait tim iku nga kjo botë së bashku me të gjithë familjen e tij 15-anëtarëshe," thotë Sheker. Kanë kaluar plot gjashtë muaj që kur tërmeti i fuqishëm shkatërroiTurqinë juglindore dhe Sirinë veriore. Vetëm në Turqi vdiqën rreth gjashtëdhjetë mijë njerëz, dy herë më shumë u plagosën.
Në Hataj u rrënuan edhe ish-parlamenti dhe xhamia antike. "Ky nuk është më Hatay, por një qytet fantazmë," thotë Sheker mes lotësh.
Rreziku i infeksionit
Shtëpia nuk është e rinovuar. Ata marrin ndihma në ushqime, sepse aty pranë nuk ka dyqane të ushqimeve. Mangësi të mëdha ka edhe në furnizimin me ujë. "Gjashtë muaj pa një pikë ujë nga ujësjellësi. Disa kanë puse, por ne nuk kemi asgjë. Nuk ka asgjë këtu, përveç baktereve dhe mizave”, thotë kjo grua.
Autoritetet e qytetit thonë se në kryeqytetit e provincës aktualisht vetëm dhjetë përqind e njerëzve kanë ujë të rrjedhshëm. Mjekët paralajmërojnë se mungesa e higjienës çon në sëmundje të rënda, ndoshta edhe infeksione.
Dhoma e Ekonomisë në Hatay deklaron se 600,000 njerëz mbetën të pastrehë nga tërmeti - kjo është më shumë se një e treta e popullsisë. Shumë janë larguar nga ky rajon ndërsa të tjerët kanë mbetur në tenda.
Shteti po planifikon më shumë se tre mijë ndërtesa të reja me 255 mijë apartamente. Mesa duket ndërtesat e para do të jenë gati në dhjetor.
Kush ka para për kredi?
Rustem Çoklu (48), punëtor ndërtimi, më në fund ka sërish punë, por nuk është i kënaqur me planet e shtetit. Ai vetë humbi shtëpinë dhe tani do të duhet të marrë përsipër 40 për qind të kostove për një apartament të ri, në formën e një kredie njëzetvjeçare.
"Ne do të kalojmë disi. Por shteti nuk duhet të na kërkonte asgjë. Kam pritur që shteti të marrë përsipër të gjitha shpenzimet”, thotë ai.
Lejla Sheker as që po mendon për një apartament të ri. Ajo thotë se nuk ka as para dhe as jetë të mjaftueshme për të shlyer kredinë, sepse ajo është në moshë më të shtyer.
Serkan Koç nga Dhoma Urbane e Qytetit tund kokën. Ai thotë se shteti po neglizhon rindërtimin e infrastrukturës, aksesin në ujë të pijshëm, rrymë dhe internet. Për shkak të ngadalësisë së shtetit, njerëzit kanë filluar vetë të ndërtojnë shtëpi ilegalisht, thotë ai.
"Shtëpi të tilla aktualisht po ndërtohen pa kurrfarë plani urbanistik. Nëse shteti nuk mund të plotësojë nevojën themelore të njerëzve për një çati mbi kokë, atëherë njerëzit duhet të kujdesen për veten e tyre”, thotë Koç.
Pas tërmetit, në këtë rajon u fol shumë për ndërtimet jo të qëndrueshme dhe gabimet në ndërtime. Ndërsa tani, kur të gjithë po ndërtojnë si të munden, është e vështirë të presësh që këto ndërtesa t'i rezistojnë një tërmeti të ri të mundshëm.
E lënë pas dore politikisht?
Në këtë rajon të largët të Turqisë, shumë mendojnë se janë lënë pas dore, për arsye politike. Hatay konsiderohet një provincë kozmopolite me një pakicë të madhe alevite. Edhe sot e kësaj dite është e paqartë se çfarë do të ndodhë me 15 mijë ndërtesat dhe shtëpitë me dëmtime "të shkallës së mesme”. A do të lejohet përdorimi i këtyre objekteve apo do të prishen ato? Rrënojat nuk do të hiqen deri në fund të vitit.
Sheker planifikon të qëndrojë në një tendë afër shtëpisë së saj të mëparshme. Ajo thotë se ka punuar jashtë vendit për 32 vjet për të kursyer për një shtëpi. Tani nuk ka asgjë, por nuk dëshiron ta rifillojë jetën diku tjetër.
Marrë nga DW
Rusia RUSI- Rusia pretendoi më 7 gusht se ka rrëzuar një dron ukrainas në jugperëndim të Moskës. Ky njoftim vjen në...
AI KINË- Kina, sipas politikës zyrtare të qeverisë së vendit, synon të bëhet fuqia lider në botë në fush&...
Niger NIGER- Liderët e puçit ushtarak në Niger kanë mbyllur hapësirën ajrore të shtetit, duke u thirrur në kë...
Kamera SERBI- Vetëm 2.700 njerëz jetojnë në Oseçinën qendrore, një qytet i vogël në Serbinë perënd...
Elon Musk dhe Mark Zuckerberg SHBA- Shefi i Meta, Mark Zuckerberg ka thënë se ai mezi po e pret përballjen në kafaz të propoz...
foto ilustruese ITALI- Rrjetet shqiptare të narkotikëve po përfshihen gjithnjë e më shumë në Itali në trafikun dhe...
Donald Trump Të dielën ish-presidenti amerikan, Donald Trump vuri në shënjestër gjykatësen federale të caktuar në &...
pamje nga vendngjarja KOSOVE- Mbrëmjen e djeshme, Prishtina u trondit nga të shtënat me armë në një lokal ku humbi jetë...
Elon Musk dhe Mark Zuckerberg Lufta e shumëpritur mes Elon Musk dhe Mark Zuckerberg do të transmetohet drejtp...
ikja e energjise ne Mykonos GREQI- Mykonos qëndroi në errësirë mbrëmjen e djeshme për më shumë se dy orë...