LIVE UPDATES
Bota

Trump kërkon që gjykatësja ta përjashtojë veten nga çështja ndaj tij

Ish-nënpresidenti republikan Mike Pence tha të dielën se nuk e përjashton mundësinë e të qenit dëshmitar i akuzës nëse ish-shefi i tij Donald Trump del në gjyq nën akuzat për orkestrimin e një komploti për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

6 Gusht 2023, 22:51 Nga m.s
Trump kërkon që gjykatësja ta përjashtojë veten nga
Donald Trump

Të dielën ish-presidenti amerikan, Donald Trump vuri në shënjestër gjykatësen federale të caktuar në çështjen ku ai akuzohet për përpjekje për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Avokati i Trump ka argumentuar se veprimet që ndërmori klienti i tij pas humbjes, ishin thjesht “kërkesa”.

Përmes një postimi në median sociale, Trump shkruante me shkronja të mëdha se: “NUK MUND TË KEM NJË GJYKIM TË DREJTË NGA GJYKATËSJA E CAKTUAR”, duke shtuar se ai kishte në plan të kërkonte që gjykatësja Tanya Chutkan ta përjashtonte veten nga gjykimi i çështjes dhe që gjyqi të mos zhvillohej në Uashington.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk është paraqitur asnjë kërkesë zyrtare në gjykatë. Gjykata nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment.

Pence nuk përjashton mundësinë e dëshmisë për çështjen Trump

Ish-nënpresidenti republikan Mike Pence tha të dielën se nuk e përjashton mundësinë e të qenit dëshmitar i akuzës nëse ish-shefi i tij Donald Trump del në gjyq nën akuzat për orkestrimin e një komploti për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

I pyetur të dielën në programin "Face the Nation" të kanalit CBS nëse ai do të ishte dëshmitar kundër zotit Trump nëse çështja shkon në gjyq, zoti Pence tha se "nuk kishte plane" për të dëshmuar, por nuk e përjashton mundësinë.

“Njerëzit duhet ta kenë të qartë se ne do t'i bindemi ligjit. Ne do t'i përgjigjemi thirrjes së ligjit, nëse na kërkohet, dhe ne thjesht do të themi të vërtetën”, tha zoti Pence, i cili kandidon përballë zotit Trump në përpjekjet për të siguruar emërimin e Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Avokati i Trump, John Lauro, tha se ai do ta mirëpriste dëshminë e Pence, nëse ish-nënpresidenti vendos ta bëjë një gjë të tillë. Avokati Lauro argumentoi në një seri intervistash televizive të dielën se çdo veprim që ndërmori Trump pas zgjedhjeve të vitit 2020 ishin shprehje të “aspiratave të tij” të mbrojtura nga liria e fjalës.

“Mike Pence do të jetë një nga dëshmitarët tanë më të mirë në gjyq”, tha avokati Lauro të dielën në një intervistë në programin "This Week" të kanalit ABC.

“Mezi pres që të kem mundësinë për të marrë në pyetje Pence, sepse ai do të eliminojë plotësisht çdo dyshim që zoti Trump, Presidenti Trump, besonte me vendosmëri se parregullsitë zgjedhore kishin çuar në rezultate të papërshtatshme”, tha avoakti Lauro.

Pence u bë një figurë qendrore në akuzat e fundit penale kundër republikanit Trump më 1 gusht, kur një padi prej 45 faqesh e Departamentit të Drejtësisë e akuzoi ish-presidentin për përpjekje të paligjshme për të mbajtur pushtetin pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020 përballë demokratit Joe Biden.

Trump deklaroi se ishte i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave.

Në prag të certifikimit të fitores së demokratit Biden në Kongres më 6 janar 2021, zoti Pence mbikëqyri procedurat në rolin e tij ceremonial si president i Senatit të Shteteve të Bashkuara.

Ai e refuzoi trysninë e madhe nga Presidenti Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve. Disa nga mbështetësit e zotit Trump që shkaktuan trazira në Kongresin amerikan brohorisnin “Vareni Mike Pence!”

Trysnia e pandërprerë dhe "shënimet e vazhdueshme" që zoti Pence bëri në prag të trazirave të 6 janarit 2021, përmenden shpesh në aktakuzë.

Në një moment, aktpadia i referohet një telefonate të 1 janarit 2021, gjatë së cilës Presidenti Trump e qortoi Pence për mospjesëmarrje në skemën për të përmbysur rezultatin zgjedhor.

“Ti je shumë i sinqertë”, i tha Trump- Pence.

Dëshmia e mundshme e Pence dhe shënimet e tij mund të bëhen pjesë kyçe e çështjes së prokurorisë kundër Trump në gjyq.

Trump e sulmoi republikanin Pence të shtunën, duke shënuar rastin e parë në fushatën për zgjedhjet e vitit 20224. Trump tha se nuk i kishte thënë zotit Pence se ai ishte “shumë i sinqertë” ndërsa e quajti atë “delirant”.

Deri tani fushata presidenciale e Pence nuk ka patur sukses, dhe ai madje rrezikon të mos marr pjesë në debatin e parë të kandidatëve republikanë më vonë këtë muaj për shkak të mungesës së donatorëve.

Pence gëzon një mbështetje të vogël ndërsa Trump është bërë kandidati kryesor republikan, duke shënuar një rritje të mbështetjes sa herë që ndaj tij ngrihen akuza. /VOA 

donald trump

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet