Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ministri i Hekurudhave, Saad Rafiq, tha se hetimet fillestare treguan se treni po udhëtonte me shpejtësi normale, dhe ata po përpiqeshin të përcaktonin se çfarë çoi në daljen nga shinat.
PAKISTAN- Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe 100 të tjerë janë plagosur, pasi një tren ka dalë nga shinat në Pakistanin jugor, ka konfirmuar një zëdhënës i policisë.
Disa vagona të Hazara Express u përmbysën pranë stacionit hekurudhor Sahara në Nawabshah, rreth 275 km (171 milje) nga qyteti më i madh Karaçi. Pasagjerët e plagosur u dërguan në spitalet aty pranë. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin njerëzit nga rrënojat.
Aksidentet në sistemin e vjetër hekurudhor të Pakistanit, nuk janë të rralla. Ministri i Hekurudhave, Saad Rafiq, tha se hetimet fillestare treguan se treni po udhëtonte me shpejtësi normale, dhe ata po përpiqeshin të përcaktonin se çfarë çoi në daljen nga shinat.
Një zëdhënës i hekurudhave në Karaçi, tha se të paktën tetë vagonë dolën jashtë binarëve. Disa njerëz ishin ende të bllokuar brenda një vagoni treni, sipas transmetuesit lokal Geo.
“Nuk e dimë se çfarë ndodhi, thjesht ishim ulur brenda”, tha një grua që u shpëtua. Një emergjencë është shpallur në spitalet kryesore në Nawabshah dhe rrethet fqinje të Sindh.
Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë dhjetëra persona në vendin e aksidentit, me disa pasagjerë që dalin nga vagonët e përmbysur.
Shërbimet e trenave në rrethet e brendshme të Sindhit janë pezulluar. Ministri i Informacionit të Sindhit, Sharjeel Memon i tha "BBC News" se përparësia kryesore e qeverisë ishte "puna e shpëtimit, në të cilën ne jemi plotësisht të fokusuar".
Në vitin 2021, dy trena që udhëtonin në provincën Sindh u përplasën, duke vrarë të paktën 40 njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Midis 2013 dhe 2019, 150 njerëz vdiqën në incidente të tilla, sipas raporteve të mediave lokale.
zjarrfikes GREQI- Në të gjithë Greqinë, beteja me zjarrin është një fenomen që për fat të keq ...
Jakov Milatoviç MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, në një intervistë të dhënë ...
Vladimir Putin RUSI- Një grua ruse është gjobitur nga autoritetet policore, për shpërndarjen e një imazhi të një &...
foto ilustruese Në ditët e sotme është shumë e vështirë të gjesh një person që nuk ka celular. ...
foto ilustruese UKRAINE- Sulmet ruse kanë goditur një qendër transfuzioni gjaku në Ukrainën verilindore, duke vrarë dy perso...
zjarrfikese GREQI- Në Greqi, nesër parashikohet për rrezik të lartë nga zjarret. Mediat greke njoftojnë se rrezik shumë...
Ukraine UKRAINË- Rusia sulmoi gjatë natës Ukrainën me goditje të vazhdueshme ajrore, duke përdorur raketa kruz dhe hipersonik...
SHBA SHBA- Sanksionet janë të fuqishme kur Shtetet e Bashkuara i vendosin vetë, por ato bëhen edhe më të fuqishme kur iu bash...
Termet KINË- Një tërmet me magnitudë 5.5 goditi qarkun Pingyuan në provincën Shandong të Kinës lindore herët n...
Treni PAKISTAN- Të paktën 22 persona kanë vdekur dhe mbi 50 të tjerë janë lënduar si pasojë e daljes së nj&eum...