Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Votimi i rezolutës në Parlamentin izraelit, që nuk ka fuqi detyruese, u mbështet nga anëtarët e koalicionit të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu, si dhe nga disa deputetë opozitarë.
IZRAEL- Më shumë se 70 ligjvënës izraelitë kanë miratuar një rezolutë më 23 korrik, përmes së cilës i bëhet thirrje Qeverisë të vendosë sovranitet mbi Bregun e pushtuar Perëndimor, edhe pse ky veprim simbolik nuk ndikon në statusin ligjor të territorit palestinez.
Votimi i rezolutës në Parlamentin izraelit, që nuk ka fuqi detyruese, u mbështet nga anëtarët e koalicionit të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu, si dhe nga disa deputetë opozitarë.
Ata thanë se aneksimi i Bregut Perëndimor “do ta forcojë shtetin e Izraelit, sigurinë e tij dhe do të parandalojë çdo vënie në dyshim të së drejtës themelore të popullit hebre për paqe dhe siguri në atdheun e tyre”.
“Sovraniteti në Xhudea dhe Samaria” – emërtimi që Izraeli përdor për Bregun Perëndimor, të cilin e ka pushtuar që nga viti 1967 – ishte “një pjesë përbërëse e realizimit të sionizmit dhe vizionit kombëtar të popullit hebre”, thuhet në tekstin e mocionit.
Rezoluta u miratua me 71 vota për, 13 kundër dhe 36 abstenime.
Hussein al-Sheikh, zëvendësi i presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, e cilësoi rezolutën si një “sulm të drejtpërdrejtë ndaj të drejtave të popullit palestinez” që “minon perspektivat për paqe, stabilitet dhe zgjidhjen me dy shtete”.
“Këto veprime të njëanshme të Izraelit shkelin hapur të drejtën ndërkombëtare dhe konsensusin ndërkombëtar sa i përket statusit të territoreve palestineze, përfshirë Bregun Perëndimor”, shkroi ai në X.
Rreth 500.000 izraelitë jetojnë në vendbanime në Bregun Perëndimor, ku jetojnë afërsisht 3 milionë palestinezë.
Ndërtimet e vendbanimeve atje dënohen rregullisht nga Kombet e Bashkuara dhe konsiderohen të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare.
Ato shihen si një nga pengesat kryesore – bashkë me dhunën e vazhdueshme mes dy palëve – për një marrëveshje të qëndrueshme të paqes përmes krijimit të një shteti palestinez, që do të kishte autoritet mbi Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.
Izraeli i pushtoi Bregun Perëndimor, së bashku me Gazën dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës të Lindjes së Mesme më 1967. Palestinezët duan që këto tri territore të jenë pjesë e shtetit të tyre në të ardhmen.
Tre milionë palestinezë në Bregun Perëndimor jetojnë nën sundimin ushtarak izraelit, ndërkaq Autoriteti Palestinez, që mbështetet nga Perëndimi, ka kontroll të kufizuar në qendrat e populluara./REL
brigitte dhe emmanuel macron FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte ngritën so...
von der leyen, trump BRUKSEL- Bashkimi Evropian po shqyrton një marrëveshje në stilin japonez me administratën e Donald Trump, e c...
jinping, von der leyen BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të...
gjykata HAGË- Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në një opinion historik këshillues më 23 korrik tha se...
Aksidenti ITALI- Një aeroplan i vogël ështët rrëzuar në një autostradë në Itali. Nga ky aksident ajor kanë...
Foto ANGLI- Shkurtimet e ndihmave nga Partia Laburiste do të godasin arsimin e fëmijëve dhe do të rrisin rrezikun e sëmundjeve dhe...
Foto GREQI- Një tërmet i fortë me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter është ndjerë pasditen e sotme n&...
donald trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka quajtur marrëveshjen që arriti me Japoninë si marrëveshjen më...
Foto IZRAEL- Një 70-vjeçare nga Izraeli është arrestuar sot me akuzën e tentativës për të vrarë kr...
Boris Pistorius GJERMANI- Gjermania ka nevojë për garanci të forta nga SHBA-ja se do të marrë shpejt sisteme të tjera raketo...