LIVE UPDATES
Bota

Lindje e Mesme/ Bombarduesit amerikanë godasin bunkerët nëntokësorë të Huthit në Jemen

Nuk është ende e qartë se çfarë dëmesh kanë shkaktuar këto bombardime.

17 Tetor 2024, 14:25 Nga M.B
Lindje e Mesme/ Bombarduesit amerikanë godasin bunkerët
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Ushtria amerikane ka kryer sulme ajrore me bombardues B-2 ndaj bunkerëve të rebelëve Huthi të Jemenit të enjten në mëngjes, thanë zyrtarët amerikanë. Nuk është ende e qartë se çfarë dëmesh kanë shkaktuar këto bombardime. Në të kaluarën nuk është raportuar për përdorimin e bombarduesve B-2 për sulme ndaj rebelëve Huthi, të cilët ka kohë të gjatë që i sulmojnë anijet në Detin e Kuq për shkak të luftës në Rripin e Gazës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Kanali satelitor i lajmeve i Huthit, al-Masirah, raportoi për sulme ajrore rreth kryeqytetit të Jemenit, Sana, të cilin ky grup e ka nën kontroll prej vitit 2014. Ai gjithashtu raportoi për sulme rreth bastionit të Huthit në Sada. Ky kanal nuk tregoi nëse kishte dëme apo viktima.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha në një deklaratë se bombarduesit B-2 kishin në shënjestër "pesë vende të fortifikuara nëntokësore për ruajtjen e armëve në zonat e kontrolluara nga Huthi në Jemen".

Ky sulm duket se gjithashtu ishte paralajmërim tërthor për Iranin, mbështetësin kryesor të rebelëve Huthi, i cili ka sulmuar Izraelin me raketa balistike dy herë gjatë vitit të kaluar. Bombarduesit B-2 do të përdoreshin në çdo sulm amerikan ndaj objekteve të fortifikuara bërthamore të Iranit si, Natanz ose Fordo, duke qenë se është i vetmi avion luftarak i cili mund të hedhë bomba GBU-57.

“Ky ishte një demonstrim i veçantë i aftësive të Shteteve të Bashkuara për t’i goditur objektet që armiqtë tanë përpiqen t’i mbajnë larg arritjes sonë, pavarësisht se sa thellë janë futur, fortifikuar apo blinduar”, tha Austin.

Komanda Qendrore e SHBA-së tha në një deklaratë se vlerësimet fillestare tregojnë se nuk ka civilë të vrarë. Deti i Kuq është bërë fushëbetejë për anijet tregtare prej se rebelët Huthi filluan të kryejnë sulme ndaj anijeve që kalojnë përmes rrugës ujore, nëpër të cilën dikur kalonin mallra në vlerë 1 trilion dollarë në vit.

Huthët kanë sulmuar më shumë se 80 anije tregtare me raketa dhe dronë prej kur filloi lufta në Gaza në tetor 2023. Ata kanë kapur një anije dhe kanë fundosur dy gjatë fushatës së tyre, si pasojë e të cilës gjithashtu janë vrarë katër detarë. Raketa dhe dronë të tjerë janë rrëzuar nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA-ja në Detin e Kuq, ose kanë dështuar të arrijnë objektivat e tyre, të cilat përfshijnë anije ushtarake perëndimore.

Rebelët pretendojnë se ata kanë në shënjestër anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në ose Mbretërinë e Bashkuar, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gazë. Megjithatë, shumë nga anijet e sulmuara kanë pak ose aspak lidhje me konfliktin.

Bombarduesi B-2, i cili për herë të parë u përdor në luftime në luftën e Kosovës më 1999, përdoret rrallëherë nga ushtria amerikane në luftime, pasi një avion i tillë kushton rreth 1 miliard dollarë. Ky avion ka hedhur bomba në Afganistan, Irak dhe Libi./ REL

lindje e mesme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj