LIVE UPDATES
Bota

Lipavsky: Ka pritshmëri që liberalizimi për Kosovën do të përmbyllet së shpejti

Lipavsky, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, i bëri këto komente pas takimit me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

29 Shtator 2022, 19:42 Nga I.A
Lipavsky: Ka pritshmëri që liberalizimi për Kosovën do
Jan Lipavsky

KOSOVË- Ministri i jashtëm çek, Jan Lipavsky, tha të enjten në Prishtinë se Çekia, e cila mban kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian, ka pritshmëri të larta që procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të përmbyllet përgjatë presidencës çeke. Lipavsky, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, i bëri këto komente pas takimit me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

“Është një proces i cili varet nga aspekte teknike dhe vendime politike. Shumë shpejt Bashkimi Evropian do të rishikojë aspektet teknike dhe ndërkohë unë shpresoj që presidenca çeke do të mundet të sigurojë një marrëveshje politike mbi liberalizimin e vizave për Kosovën. Pastaj i kthehemi procesit teknik për ta jetësuar këtë çështje, prandaj është e vështirë të parashikohet data kur këto procese do të përfundojnë. Por pritshmëritë e mia nga vendimet politike janë shumë të larta dhe kjo është agjenda në të cilën unë po punoj”, tha ai.

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën pritet të jetë në rend dite me 13 tetor, në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian.

Zëvendëskryeministri Bislimi tha se qeveria ka punuar me intensitet të shtuar përgjatë 18 muajve të kaluar me të gjitha vendet skeptike sa i takon liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Kur na erdhi kërkesa për një raport të përditësuar të çështjeve teknike, ekipi im përgatiti një raport me 33 faqe me informacione mbi të gjitha zhvillimet e rëndësishme që kanë ndodhur në Kosovë që nga viti 2018. Me këtë raport synojmë të tregojmë që Kosova tashmë gjendet në një rrugëtim krejt tjetër, që rrëfimet e dëgjuara më parë nuk ekzistojnë më, se kemi një demokraci të re që po trajton të gjitha çështjet e ngritura nga shtetet skeptike. Unë personalisht i kam takuar të gjithë krerët e shteteve që ende kanë dyshime, dhe vlerësoj që tani e kemi momentin dhe mjedisin që ofron mundësi për një vendim pozitiv mbi këtë çështje”, tha ai.

Zoti Lipavsky theksoi se Ballkani Perëndimor është përparësi e presidencës së Çekisë, duke nënvizuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet shteteve të Ballkanit është thelbësor për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Pa shënuar përparim në pajtim është e pamundur të bëheni pjesë e Bashkimit Evropian, i cili është në thelb një projekt i paqes. Këtu dua ta theksoj mbështetjen time të plotë për të dërguan e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Shpresoj që përparimi mund të arrihet por të dyja palët duhet të respektojnë dhe zbatojnë të gjitha marrëveshjet tashmë të arritura”, tha ai.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë Bashkimit Evropian, qytetarët e Kosovës janë të vetmit që nuk mund të lëvizin pa viza në shtetet e Evropës.

Marrë nga VOA

jan lipavsky liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj