Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Aksioni i Policisë dhe strukturave të Inteligjences është përshëndetur dhe nga kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili mirëpriti veprimin e Prokurorisë Speciale të Shtetit, duke thënë se “bëhet fjalë për një aksion ndërkombëtar. Abazoviç tha se “ aksioni po realizohet me partnerët e Malit të Zi dhe ka qëllim ruajtjen e interesave kombëtare”.
MALI I ZI- Dy shtetas malazezë, gjashtë punonjës të ambasadës ruse dhe disa shtetas rusë janë vënë nën hetim nën dyshimin se kanë punuar për shërbimin inteligjent rus. Kjo falë një mega-operacioni të Policisë malazeze të kryer ditën e sotme, i cili ende vijon.
Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Radomir Sekuloviç, kjo e konfirmuar nga burimet e "Vijestit" në këtë dikaster të rëndësishëm të politikës së Jashtme. Menjëherë pas aksionit të Policisë ka reaguar dhe Prokurori Special, Vukas Radonjiç, i cili me anë të një deklarate të bërë nga zëdhënësi i Prokurorisë shprehet se operacioni vijon ende ndërkohë sqaroi se po kryhen kontrolle të imtësishme në banesat e personave të dyshuar.
“Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe me urdhër të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, policia po kontrollon banesat dhe hapësirat e tjera të disa qytetarëve, për shkak të dyshimit të bazuar se janë kryer veprat penale: krijim i organizatës kriminale dhe spiunazh. Deri më tash nuk është arrestuar askush”, tha Radonjiç.
Sekuloviç ka mbajtur disa detyra të larta në administratën shtetërore për më shumë se dy dekada. Ndërkohë që ka mbajtur poste të lartë dhe në kohën e ish-Jugosllavisë. Aksioni është udhëhequr nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB), nën juridiksionin e së cilës është kjo vepër penale, dhe është kryer me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit.
Sipas një burimi, një nga personat e arrestuar, sipas të dhënave të agjencisë, ka punuar për shërbimin rus për më shumë se një dekadë dhe është pjesë e një grupi më të gjerë, anëtarët e të cilit janë të njohur për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare. Të njëjtat burime thonë se aksioni i sotëm është vetëm fillimi i aktiviteteve për zbulimin e bashkëpunëtorëve të shërbimeve të huaja inteligjente.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme ministria e Jashtme e Malit të Zi shpalli non-grata gjashtë diplomatë rus. Në arsyetimin e dhënë nga ministria saktësohet se ky vendim vjen pasi diplomatët kanë kryer aktivitete që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe Marrëdhëniet e Respektit dhe Respektit të ndërsjellë ndërmjet dy shteteve.
Aksioni i Policisë dhe strukturave të Inteligjences është përshëndetur dhe nga kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili mirëpriti veprimin e Prokurorisë Speciale të Shtetit, duke thënë se “bëhet fjalë për një aksion ndërkombëtar. Abazoviç tha se “aksioni po realizohet me partnerët e Malit të Zi dhe ka qëllim ruajtjen e interesave kombëtare”.
“Aktiviteti ishte planifikuar pak më herët dhe u aktivizua mbrëmë, sot në mëngjes janë arrestuar disa persona, do të thotë të arrestuar deri sa të shkojnë në prokurori dhe deri në masën e ndalimit. Gjithsesi, në disa lokacione po kryhen kontrolle dhe janë të përfshirë disa persona. Ka karakter ndërkombëtar. Ne jemi të gatshëm ta mbrojmë interesin kombëtar të Malit të Zi në çdo segment", tha Abazoviç duke folur nga Nikshiqi.
I pyetur nga gazetarët nëse mund t'i shpallte emrat e të arrestuarve, Abazoviç tha se aksioni ishte "top secret", e po ashtu kur iu kërkuan detaje lidhur me vizitën e tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe lidhjen me arrestimet, kryeministri zgjodhi të moskomentonte.
“Mendoj se vizita ishte shumë e suksesshme dhe se Mali i Zi e presin gjëra të mira sa i përket sundimit të ligjit. Është detyrim im moral dhe politik, u jam mirënjohës të gjithëve që na ndihmojnë të arrijmë te njerëzit që bëjnë aktivitete ilegale në Mali i Zi. Gjithçka që mund të bëjmë ka për qëllim forcimin e luftës kundër krimit të organizuar në Mal të Zi. Të gjithë ata që sjellin konfuzion dhe destabilizimin", shtoi ai.
Kujtojmë se Agjencia për Siguri Kombëtare ka njoftuar më parë, se shërbimet ruse kanë qenë mbrapa një sulmi të fuqishëm kibernetik që ka çaktivizuar infrastrukturën shtetërore të teknologjisë informative, në fund të gushtit të këtij viti.
Ky aksion i gjerë i forcave të rendit dhe strukturave të Inteligjences malazeze dhe jo vetëm, duke marrë parasysh se kryeministri në detyrë i Malit të Zi u shpreh se ka pasur ndihmë dhe nga partnerët vjen në një kohë kur Mali i Zi është gjendur nën sulmet kibernetike. I pyetur nga gazeatrët në lidhje me sulmet, Abazoviç nuk dha detaje të tjera vetëm pohoi se Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet për të diskutuar këtë çështje. Duke qenë se ky operacion i gjërë sa i përket shkallës së përfshirjes së institucioneve të ndryshme po kryehet nën masa të rrepta sa i përket sekretit hetimor dhe fakti së mes të arrestuarve ka dhe shtetas rus dhe punonjës të administratës në institucione kyç të vendit të çojnë tek "dosja hakera" që kryeministri nuk e përmendi drejtpërdrejt por la të kuptohet se operacioni i sotëm ka lidhje me sulmet në rrjet. Mali i Zi ashtu si dhe Shqipëria, Kosova apo Maqedonia e Veriut kohët e fundit ka qenë nën "shënjestrën e hakerave" rusë dhe jo vetëm.
Foto ilustruese BRUKSEL- Komisioni Evropian paditi zyrtarisht Maltën në gjykatën më të lartë të Bashkimit Evropian (BE) ...
Ukrainë-Rusi UKRAINË- Prej më shumë se 6 muajsh lufta po vijon në Ukrainë. Sot, luftimet futen në ditën e 209-...
Dritan Abazoviç PODGORICË- Kryeministri në ikje i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka provokuar kundërshtarin e tij politik, ...
Jan Lipavsky KOSOVË- Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, në konferencë për media pas takimit me zëvend&eum...
NATO BRUKSEL- NATO ka shprehur "shqetësim të thellë" për dëmet e pësuara nga tubacionet Rrjedha Veriore në Detin Baltik...
Rrjedhja e Nord Stream SUEDI- Autoritetet suedeze kanë raportuar një rrjedhje të katërt në një nga dy tubacionet Nord Stream ...
Pamje nga përgatitja e tribunës RUSI- Vladimir Putin do të mbajë një ceremoni nënshkrimi të premten për të ane...
Pamje nga shpërthimi në Nord Stream DANIMARKË- NATO ka shprehur “shqetësim të thellë” për dëmet e p&eum...
C4 GJERMANI- Autoritetet gjermane të sigurisë, të cilat po studiojnë të dhënat nga incidenti që ka shkaktuar një&nb...
Mbretëresha e Danimarkës DANIMARKË- Mbretëresha Margaret e Danimarkës ka vendosur t’u heqë nipërve ...