17 Dhjetor 2022, 12:18
Nga a.l
Elon Musk
SHBA- Kombet e Bashkuara janë deklaruar në linjë me Bashkimin Evropian për të dënuar vendimin e rrjetit social Twitter, i cili ka pezulluar disa gazetarë që mbulojnë këtë gjigant teknologjik.
Gazetarët e mediumeve amerikane, New York Times, CNN dhe Washington Post, kanë qenë në mesin e personave që u është bllokuar qasja. Kombet e Bashkuara kanë thënë se liria e mediave “nuk është lodër”, derisa BE-ja e ka kërcënuar Twitter-in me sanksione.
“Elon Musk duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë. Ka vija të kuqe. Edhe sanksione, shpejt”, ka thënë Komisionarja e BE-së, Vera Jourova, duke iu referuar shefit të kompanisë Twitter.
Ministria e Jashtme gjermane ka reaguar po ashtu ndaj vendimit të Twitterit, duke thënë se “liria e mediave nuk mund të fiket dhe ndizet sipas dëshirës”.
Lajmi për pezullim të llogarive ka ardhur pasi Musk është zotuar se do të padisë pronarin e një profili që, sipas tij, gjurmon aeroplanin e tij privat. Një zëdhënës i Twitter-it ka thënë se pezullimi i llogarive është lidhur me ndarjen e të dhënave të lokacionit në kohë reale.
Vetë Musk nuk e ka komentuar direkt këtë vendim, mirëpo ka thënë se “kritikat ndaj meje gjatë gjithë ditës janë në rregull, mirëpo gjurmimet në kohë reale dhe rrezikimi i familjes sime nuk janë”.
Musk e ka marrë kontrollon e plotë të Twitter-it, pas blerjes së kësaj platforme për 44 miliardë dollarë amerikanë. Ai gjendet në listën e ngushtë të personave më të pasur në botë./ REL
elon musk
Bota
17 Dhjetor 2022, 12:02
A.B
Mjeku
Numri i njerëzve në Gjermani, që janë duke vuajtur nga ndonjë lloj i infeksionit apo sëmundjes, ka arritur ne dimension...
Bota
17 Dhjetor 2022, 12:02
A.B
Sfida
Për grup-moshat më të reja në Maqedoninë e Veriut ashtu si në gjithë botën, mbetet sfidë mbledhja e nj&e...
Bota
17 Dhjetor 2022, 11:37
a.l
Dritan Abazoviç dhe Gabriel Escobar
MAL I ZI- I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i ...
Bota
17 Dhjetor 2022, 10:53
a.l
Reagimet për dënimin e Salih Mustafës
KOSOVË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur vendimin e Gjyka...
Bota
17 Dhjetor 2022, 10:39
a.l
Ambulanca në Greqi
GREQI- Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë njëkohësisht ka ndodhur mëngjesin e sotëm n...
Bota
17 Dhjetor 2022, 10:24
a.l
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe populli ukrainas do të fitojnë çmimin Charlemagne 2023, ka t...
Bota
17 Dhjetor 2022, 09:57
A.B
Gazetari me 'rrefyesin'
BRITANI-Gazetari Nick Beake ka depërtuar në portin e Antëerpit në Belgjikë, një nga pikat kryesore t&...
Bota
17 Dhjetor 2022, 09:50
a.l
Kompania gjermane e armatimeve Rheinmetall do të prodhojë më shumë municione
GJERMANI- Kompania e madhe gjermane e armateve Rheinmetall...
Bota
17 Dhjetor 2022, 09:17
A.B
Ushtria
Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, thanë se kanë pranuar një letër nga Serbia, e...
Bota
17 Dhjetor 2022, 09:16
A.B
Mjeke
Disa mjekë me prejardhje nga Kosova, që punojnë jashtë shtetit, nuk janë të interesuar për punë në Kosov...