LIVE UPDATES
Bota

RAPORTI/ Kompania e armatimeve Rheinmetall do të prodhojë më shumë municione

Bundeswehrit i mungojnë granatat. Pas vetos së dyfishtë nga Zvicra, kompania e armatimeve Rheinmetall do të prodhojë vetë municione të shumta kundërajrore që mund të dërgohen në Ukrainë dhe të përdoren në Gjermani.

17 Dhjetor 2022, 09:50 Nga a.l
RAPORTI/ Kompania e armatimeve Rheinmetall do të prodhojë më
Kompania gjermane e armatimeve Rheinmetall do të prodhojë më shumë municione

GJERMANI- Kompania e madhe gjermane e armateve Rheinmetall po ndërton një fabrikë të re për të prodhuar më shumë municione në Gjermani dhe për të furnizuar ushtrinë gjermane Bundeswehr në mënyrë të pavarur. Sipas një raporti të agjencisë gjermane të lajmeve dpa, kompania e armatimit konfirmoi se sistemet për të ashtuquajturat municione të kalibrit të mesëm pritet të jenë gati në janar. Më parë në Berlin pati nota të zemëruara për shkak të vetos zvicerane kundër dërgimit të municioneve nga Gjermania në Ukrainë. Eksporti i planifikuar i rezervave të vjetra të armëve të nevojshme për tanket anti-ajrorë Gepard kërkon miratimin e qeverisë zvicerane, e cila e ka refuzuar këtë kërkesë duke iu referuar neutralitetit të saj.

Kompania Rheinmetall me bazë në Dusseldorf vuri në dukje se Gjermania ka nevojë për municione të konsiderueshme për të plotësuar boshllëqet e krijuara për shkak të dërgimit të tyre në Ukrainë. Këto boshllëqe duhet të plotësohen në përputhje me kriteret e NATO-s. Një zëdhënës i kompanisë së armatimeve i tha Agjencisë dpa, se qëllimi është që të sigurohen municione "për të rritur furnizimin e Gjermanisë dhe për ta bërë atë të pavarur nga prodhuesit e huaj". Ndaj është vendosur që në Gjermani të ndërtohet një objekt i ri prodhimi për kalibrat nga 20 deri në 35 milimetra. Prodhimi është planifikuar të fillojë në qershor 2023.

Fillimi i dërgimit në korrik

Që në korrik të vitit 2023, Rheinmetall do të jetë në gjendje të dërgojë kontigjentin e parë të municionit për Gepard, tha zëdhënësi. Sipas raporteve, kjo do të thotë se Ukrainës mund t'i dërgohen deri në 300.000 copë municion, nëse qeveria federale e jep lejen përkatëse. Gjermania i ka dhënë Ukrainës Gepard, por fillimisht ishte në gjendje të dërgojë vetëm një sasi të vogël të municionit. Tanket Gepard, të cilat nuk përdoren nga Bundeswehri, janë të pajisura me gjyle prej 35 mm, që merren nga prodhuesi zviceran i armatimeve Oerlikon. Prodhuesi zviceran i armëve dhe municioneve tani i përket Rheinmetall.

RAPORTI/ Kompania e armatimeve Rheinmetall do të prodhojë më
Rheinmetall do të prodhojë municione të reja

"Jam shumë e lehtësuar që industria reagoi kaq shpejt. Në të ardhmen, gjithnjë e më shumë municion që na duhet urgjentisht, do të prodhohet në Gjermani," tha për dpa kryetarja e Komisionit për Mbrojtje, Marie-Agnes Strack-Zimmermann. "Për shkak të situatës së sigurisë, është e një rëndësie të madhe që Gjermania, së bashku me partnerët e saj të NATO-s të bëhet më e pavarur në prodhimin e municioneve."

Zemërimi në Berlin për shkak të vetos nga Zvicra

Tanket Gepard do të përdoren për të mbrojtur infrastrukturëne Ukrainës kundër sulmeve ajrore ruse. Do të përdoren edhe për mbojtjen e pajisjeve në porte për transportin e grurit ukrainas në tregjet botërore. Fakti që qeveria zvicerane vuri dy herë veton ndaj dërgesave të municioneve nga Gjermania në Ukrainë, duke iu referuar neutralitetit të saj, ka shkaktuar zemërim në Gjermani.

Edhe Bundeswehri ka blerë municion të kalibrit të mesëm nga Zvicra për sistemin e saj të armëve anti-ajrore Mantis, për armatimin e mjetit luftarak të këmbësorisë Puma, një armë detare dhe për aeroplanët luftarakë Tornado dhe Eurofighter. Bëhet fjalë për lloje municionesh të kalibrave nga 20 milimetra deri në 35 milimetra, të cilat tani do të prodhohen edhe në Gjermani.

RAPORTI/ Kompania e armatimeve Rheinmetall do të prodhojë më
Rheinmetall do të prodhojë municione të reja në Gjermani

Në nëntor, Strack-Zimmermann ka kërkuar që të nxirren mësimet nga vendimi zviceran. "Çfarë ndodh në të vërtetë nëse Gjermania ose një nga vendet e NATO-s sulmohet dhe municioni i prodhuar në Zvicër nuk jepet për shkak të këtij ‘neutraliteti'?”, pyeti politikanja e FDP-së.

Investimet e mëdha

Gjermania do të investojë më shumë se 20 miliardë euro për municione, duke përfshirë raketa dhe municione artilerie, në vitet e ardhshme. Rheinmetall e sheh veten si "përgjegjës për mbështetjen më të mirë të qeverisë federale për të rikthyer aftësinë mbrojtëse të Bundeswehrit," tha zëdhënësi për dpa, por pa e përmendur shprehimisht Zvicrën. Vendimi për të ndërtuar një linjë të re prodhimi dhe për të zgjeruar kapacitetin e prodhimit të municioneve në Gjermani është i pavarur nga vendndodhja ekzistuese e prodhuesve në vende të tjera. Nuk dihet ende publikisht se ku do të ndërtohen saktësisht objektet e prodhimit.

RAPORTI/ Kompania e armatimeve Rheinmetall do të prodhojë më
Sistemet e armativeve të Rheinmetall

Zëdhënësi i Rheinmetall shtoi: "Ne e shohim këtë hap si një kontribut nga industria për forcimin e aftësisë së Republikës Federale të Gjermanisë për të vepruar në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes, brenda NATO-s dhe në përputhje me politikën mbrojtëse të Bashkimit Evropian, duke krijuar kapacitete të përshtatshme”.

Rritja e Rheinmetall

Zgjerimi i kapaciteteve në sektorin e municionit nga ana e Rheinmetall i shërben mbrojtjes në Evropë. Me marrjen e Expal Systems nga Spanja, kompania do të trefishojë kapacitetin e saj në fushën e municioneve të artilerisë dhe do ta dyfishojë atë të kalibrit të mesëm dhe të mortajave. Marrja do të përfundojë më së voni deri në verën e vitit 2023, pasi të kenë përfunduar rishikimet e kritereve të domosdoshme./ DW

kompania e armatimeve në gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj