LIVE UPDATES
Bota

SHBA duke finalizuar planet për dërgimin e sistemit “Patriot” në Ukrainë

Ndërkohë, korrespondentja e Zërit të Amerikës në Kongres, Katherine Gybson njofton se ligjvënësit janë afër arritjes së një marrëveshjeje për një raund të ri ndihmash humanitare dhe ushtarake për Ukrainën, pas paralajmërimeve të ekspertëve për të drejtat e njeriut se civilët ukrainas, mund të përballen me një dimër të vështirë si pasojë e luftimeve.

16 Dhjetor 2022, 22:52 Nga I.A
SHBA duke finalizuar planet për dërgimin e sistemit
Patriot

SHBA- Këtë javë Shtetet e Bashkuara po finalizojnë planet për të dërguar sistemin e avancuar të mbrojtjes ajrore “Patriot” në Ukrainë, për ta ndihmuar Kievin të mbrohet nga sulmi i paprovokuar rus, thonë zyrtarët amerikanë.

Ndërkohë, korrespondentja e Zërit të Amerikës në Kongres, Katherine Gybson njofton se ligjvënësit janë afër arritjes së një marrëveshjeje për një raund të ri ndihmash humanitare dhe ushtarake për Ukrainën, pas paralajmërimeve të ekspertëve për të drejtat e njeriut se civilët ukrainas, mund të përballen me një dimër të vështirë si pasojë e luftimeve.

Dërgimi i sistemit të avancuar të mbrojtjes ajrore “Patriot” për të ndihmuar Kievin të mbrohet nga sulmet ruse, ishte prej kohësh një nga kërkesat kryesore të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Megjithëse zyrtarët amerikanë ende nuk e kanë shpallur vendimin, planet për një lëvizje të tillë u pasuan me një paralajmërim të fortë nga Kremlini të enjten.

"Ne këshillojmë me forcë ata që marrin vendime në Uashington që më në fund të dëgjojnë, ndoshta jo ne, por veten e tyre dhe të arrijnë në përfundimin e duhur nga paralajmërimet tona të përsëritura se çdo sistem armësh i dërguar në Ukrainë, përfshirë atë Patriot, së bashku me personelin në shërbim, janë dhe do të mbeten objektiva kryesore dhe legjitime të goditjes nga forcat e armatosura ruse”, tha zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

Pentagoni ende nuk e ka shpallur dërgesën, por tha të enjten se komentet e Rusisë nuk ndikojnë në procesin e vendimmarrjes.

“Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë me Rusinë, ne nuk kërkojmë konflikt. Qëllimi ynë është t’i ofrojmë Ukrainës ndihmën që i duhet për t’u mbrojtur”, tha gjenerali Pat Ryder, zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes.

Nisma vjen ndërsa Ukraina po përballet me një valë të rëndë bombardimesh nga Rusia. Kombet e Bashkuara paralajmërojnë një dimër të vështirë për ukrainasit.

“Sulmet ajrore ndaj infrastrukturës civile, duke përfshirë objektet energjetike dhe hidrocentralet po lënë miliona njerëz, veçanërisht shtresat më të ndjeshme të shoqësirë, në vështirësi ekstreme gjatë muajve të dimrit”, thotë Volker Turk, komisioner i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Zyrtarët ushtarakë të Ukrainës thonë se ky është qëllimi kryesor i strategjisë ruse.

“Kremlini e di se në një periudhë afatshkurtër fitorja është e pamundur, prandaj kërkon ta kthejë luftën në një përballje të zgjatur e të armatosur që synon dërrmimin e Ukrainës dhe partnerëve të saj”, thotë Oleksiy Gromov, gjeneral brigade i Ushtrisë së Ukrianës.

Presidenti rus Vladimir Putin pretendoi të enjten se sanksionet perëndimore kanë shkaktuar uljen me vetëm 2.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

"Përmes vendosjes së saksioneve, vendet perëndimore deshën ta shtyjnë Rusinë në periferi të zhvillimit botëror, por ne nuk do të ndjekim kurrë rrugën e vetë-izolimit”, tha ai.

Sipas një projekt-rezolute të OKB-së, Rusia mund të akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë.

Ligjvënësit amerikanë hasën në vështirësi në miratimin e një rezolute të ngjashme në Kongres.

“Ata kanë kryer gjenocid, por për disa arsye, ne kemi probleme me këtë rezolutë. Senati e ka miratuar, njësoj mund të veprojmë dhe ne. Nuk i kuptoj problemet në Dhomën e Përfaqësuesve. Po mundohemi çdo ditë t’i tejkalojmë ato, por deri tani pa sukses”, thotë ligjvënësi demokrat Steve Cohen.

Ligjvënësit janë më afër arritjes së një marrëveshjeje për një raund tjetër ndihmash ushtarake dhe humanitare për Ukrainën – Presidenti Biden i kërkoi Kongresit muajin e kaluar 37 miliardë dollarë shtesë.

“Sistemi Patriot është zhvillim pozitiv. Duhet angazhim i vazhdueshëm. Kemi dërguar dy nga sistemet e fundit të mbrojtjes ajrore dhe po angazhohemi për gjashtë të tjera. Këto marrin kohë. Në fund të fundit kjo nuk është një zgjidhje diplomatike. Kemi të bëjmë me një luftë shkatërrimtare që mund të zgjasë me vite”, thotë Mike Quigley, ligjvënës demokrat.

Ligjvënësit amerikanë mund t’i miratojnë ndihmat e reja ekonomike në fillim të javës së ardhshme.

Marrë nga VOA

lufa ukraine-rusi patriot

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën