LIVE UPDATES
Bota

Lista Serbe kërkon takim urgjent me Vuçiç-in pas vendimit të Kurtit për të mos hequr dorë nga afati kohor për targat

26 Tetor 2022, 14:23 Nga DOSJA
Lista Serbe kërkon takim urgjent me Vuçiç-in pas vendimit
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, nënkryetari i kësaj partie, Millan Radoiçiq, dhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe

SERBI- Partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, ka kërkuar një takim urgjent me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për shkak të çështjes së targave. Sipas kësaj partie, më 1 nëntor Kosova po planifikon “të konfiskojë pronat e qytetarëve tanë dhe makinat me targa serbe”. Më 31 tetor pritet të skadojë afati për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia, që Kosovai konsideron ilegale.

Besohet se afër 10.000 makina me targa me akronime serbe të qyteteve të Kosovës sikurse KM, PZ, PR – qarkullojnë në katër komunat në veri të Kosovës, që banohen me shumicë serbe. Pas 31 tetorit, Qeveria e Kosovës ka thënë se makinat me targa të tilla nuk do të mund të qarkullojnë në territorin e shtetit.

“Deklaratat e fundit të (kryeministrit të Kosovës) Albin Kurtit, qartazi janë tregues se nuk ka vullnet në Prishtinë për të gjetur zgjidhje dhe kompromis, por vetëm dëshirë për të shkaktuar kriza dhe tensione, veçanërisht në veri të Kosovës dhe Metohisë. Populli serb në Kosovë i beson shtetit të tyre, Serbisë, dhe presidentit Aleksandër Vuçiç, dhe kërkojmë që të takohemi për t’u përballur me sfidat që na presin”, u tha në deklaratën e Listës Serbe.

Në ditën kur Lista Serbe kërkoi takim me Vuçiç-in, kreu i kësaj partie, Goran Rakiç, bisedoi për çështjen e targave me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, dhe me komandantin e bazës amerikane në Ferizaj, Bondsteel, Christopher Samulski. Rakiç njëherësh është edhe ministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, që udhëhiqet nga Albin Kurti.

“Është dërguar mesazh i qartë se serbët nuk do të heqin dorë nga targat që kanë përdorur deri më tani, sepse ato janë të ligjshme dhe ekziston një shqetësim i arsyeshëm për reagimin e ardhshëm të Prishtinës për këtë çështje”, tha Rakiç.

Ai shtoi se “gjendja e sigurisë është e paqëndrueshme dhe se duhet të bëhet gjithçka që çështjet e hapura midis Beogradit dhe Prishtinës të zgjidhen vetëm përmes dialogut, sepse në këtë mënyrë sigurohet zbatimi i tyre”. Në këtë takim morën pjesë edhe kryetarët e katër komunave me shumicë serbe bë veri të Kosovës, përkatësisht krerët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut. Zyrtarët serbë kërkuan nga misioni i NATO-s në Kosovë që të sigurojë paqe dhe stabilitet “dhe të bëjë gjithçka për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes”.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha se presidenti serb do t’i përgjigjet shpejt kërkesës së Listës Serbe për takim dhe shtoi se Beogradi po vazhdon “luftën diplomatike” për çështjen e targave. Ai tha se Kurti po vazhdon të refuzojë që të diskutojë për këtë çështje.

“Kjo është ajo që presidenti Vuçiç ka thënë shumë herë, se ne nuk kemi lëvizur asnjë milimetër kur bëhet fjalë për një marrëveshje apo zgjidhje për targat”, tha Petkoviç në Partesh, një prej komunave me shumicë serbe në jug të Ibrit në Kosovë.

Petkoviç tha po ashtu se përdorimi i targave KM (Mitrovicë e Kosovës) nuk bie ndesh me Marrëveshjen e Brukselit, gjegjësisht, sipas tij, Qeveria e Kosovës “i ka hequr targat KS me status neutral, një vit para skadimit të afatit”. Ai kujtoi se Beogradi më herët kishte ofruar si zgjidhje përdorimin e targave KS që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës – por, Prishtina e refuzoi këtë propozim.

Sipas Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes, që Kosova dhe Serbia arritën më 2011 në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, parashihej që të përdoreshin targat RKS (Republika e Kosovës) ose KS (targa me status neutral). Kjo ishte paraparë të ishte masë e përkohshme për një periudhë pesëvjeçare. Kosova dhe Serbia më 2016 u pajtuan që të vazhdonin vlefshmërinë e targave KS edhe për pesë vjet, që nënkupton se vlefshmëria e tyre skadoi në 2021.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë për 10 muaj procesin e riregjistrimit të makinave. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi më 25 tetor se i merr seriozisht sugjerimet e aleatëve ndërkombëtarë. Megjithatë, Kurti tha se vendimi për riregjistrim është shtyrë një herë nga autoritetet në Kosovë.

“Më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj dhe në vend se të jetë më 30 shtator, data e fundit është 31 tetori kur të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët kanë automjete me targa të stërvjetruara, KM, PR e të ngjashme, trashëgimi e Kosovës së [ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan] Millosheviqit, do të mund t’i konvertojnë ato në targa legale e legjitime, RKS", tha Kurti.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian disa herë kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të shmangin tensionet për çështjen e targave. Kurti deklaroi se institucionet duan që të respektohet rendi dhe ligji, por “gjithashtu jemi të kujdesshëm që të mos rrezikohet paqja dhe siguria”.

Megjithatë, Lista Serbe tha se “deklaratat për dhunë kundër popullit tonë nga Kurti, veçmas në veri, shkaktojnë frikë dhe pasiguri dhe është e nevojshme që të takohemi urgjentisht (me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç) dhe të pajtohemi se si ta ruajmë paqen dhe sigurinë e qytetarëve tanë”, u tha në deklaratën e kësaj partie.

Targat dhe vendimi për dokumente për hyrje/dalje rritën tensionet në veri më herët gjatë këtij viti. Këto dy vendime të Qeverisë së Kosovës ishin paraparë të hynin në fuqi më 1 gusht, por pasi serbët lokalë, në shenjë proteste ngritën barrikada në veri, Qeveria e Kosovës shtyu zbatimin e vendimeve për një muaj. Ndërkohë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe zyrtarëve amerikanë, Kosova dhe Serbia u pajtuan që të heqin nga përdorimi dokumentet për hyrje/dalje.

Marrë nga REL

lista serbe kosove serbi albin kurti aleksander vucic

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj