All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Afrika e Jugut refuzon të konfiskojë superjahtin e oligarkut të sanksionuar rus

Anija në vlerë prej 521 milionë dollarësh, i përket Alexei Mordashov, aleat i presidentit rus, Vladimir Putin.

26 Tetor 2022, 09:19 Nga e.k
Afrika e Jugut refuzon të konfiskojë superjahtin e oligarkut të
Jahti i miliarderit rus Alexei Mordashov
All - Paragraf - 1

AFRIKA E JUGUT- Afrika e Jugut tha se do të lejojë superjahtin e oligarkut të sanksionuar rus Alexei Mordashov, që të ankorohet në Kejp Taun. Anija në vlerë prej 521 milionë dollarësh, i përket Alexei Mordashov, aleat i presidentit rus, Vladimir Putin. Kjo anije u largua nga Hong Kongu më herët gjatë kësaj jave, shkruan BBC.

Liderët opozitarë në Afrikën e Jugut i kanë bërë thirrje Qeverisë që ta konfiskojë anijen e quajtur Nord. Por, zëdhënësi i presidentit jugafrikan, Cyril Ramaphosa, tha se ai nuk sheh “asnjë arsye” që t’iu përmbahet sanksioneve perëndimore.

“Afrika e Jugut nuk ka asnjë obligim ligjor që t’iu përmbahet sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian”, tha zëdhënësi Vincent Magwenya.

“Obligimet e Afrikës së Jugut, sa i përket respektimit të sanksioneve, lidhen vetëm me ato sanksione të miratuara nga Kombet e Bashkuara”, shtoi Magwenya, duke theksuar se Mordashov nuk është subjekt i sanksioneve të OKB-së.

Shtetet perëndimore dhe aleatët e tyre kanë vendosur sanksione ndaj mbi 1.000 individëve rusë dhe bizneseve ruse në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Qeveria e Ramaphosas deri më tani nuk ka kritikuar drejtpërdrejt Rusinë dhe po ashtu Afrika e Jugut ka abstenuar në disa rezoluta të OKB-së që dënojnë luftën. Pretoria bën thirrje që të gjendet një zgjidhje përmes negociatave për t’i dhënë fund konfliktit që Rusia nisi më 24 shkurt.

Kryetari i Kejp Taunit, Geordin Hill-Lewis anëtar i një partie opozitare u bëri thirrje autoriteteve qendrore që të bllokojnë hyrjen për këtë superjaht, duke theksuar se “nuk ka vend në qytetin tonë për bashkëpunëtorë të luftës së Putinit”. Ende është e paqartë nëse oligarku Mordashov gjendet në bordin e anijes. Hill-Lewis sugjeroi se oligarku është duke udhëtuar me jahtin e tij.

Por, një zëdhënësi i Mordashovit tha javën e kaluar për Bloomberg News, se ai gjendej në Moskë qëkur jahti i tij kishte arritur në Hong Kong. Para nisjes së luftës, Mordashov ishte njeriu më i pasur në Rusi. 57-vjeçari ka krijuar pasurinë prej 29.1 miliardë dollarësh përmes kompanisë së tij të çelikut dhe minierave, Severstal.

Pak pas nisjes së luftës në Ukrainë, Mordashov u godit nga sanksionet perëndimore për shkak të lidhjeve të tij me Putinin. Por, oligarku ka thënë se nuk është i përfshirë në politikën ruse dhe ka pak ndikim në Kremlin. Një jaht tjetër i Mordashovit, Lady M, është konfiskuar nga policia italiane në mars, për shkak të sanksioneve.

afrika e jugut alexei mordashov

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit