LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme, DW: BE për sanksione më të ashpra ndaj Iranit

Disa ministre e ministra, si edhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, kërkuan sanksione më të ashpra ndaj regjimit të iranit. Borrell tha, se tani po shqyrtohen sanksionet ekzistuese dhe mundësia për t'i zgjeruar ato. Mund të sanksionohet prodhimi i dronëve iranianë, që deri tani janë furnizuar në Rusi dhe ndërkohë po eksportohen edhe në të gjithë Lindjen e Mesme. Vendimet për këtë pritet të merren javën e ardhshme.

17 Prill 2024, 09:11 Nga N.F
Lufta në Lindjen e Mesme, DW: BE për sanksione më të ashpra
Foto ilustruese

IRAN- Pas një video-konference ministrat e jashtëm të BE-së kërkuan më shumë sanksione ndaj Iranit. Njëkohësisht kërkohet depërshkallëzimi, edhe prej Izraelit, që mundi të mbrohet prej sulmit iranian.

"Ministrat u kërkojnë të gjithë aktorëve në rajon, që të tërhiqen nga qendrimet radikale që çojnë në humnerë!" Me këtë apel të fortë iu drejtua pas mbledhjes së jashtëzakonshme të ministrave të Jashtëm të BE-së përmes video-konferencës, i ngarkuari për politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borrell. Ai tha, sesulmi i pashembullt i Iranit ndaj Izraelitështë një përshkallëzim deçiziv. Tani duhet të synohet, shmangia e përshkallëzimit të mëtejshëm. Shahu politik me goditje dhe kundërgoditje duhet të marrë fund, në rast të kundërt Lindja e Mesme mund të shkasë në një kaos të plotë. Këtë nuk mund ta dojë askush. Ministrat e Jashtëm të BE-së janë plotësisht në unanimitet, tha i ngarkuari për politikën e jashtme duke lënë të kuptohet, se nga Izraeli dhe Irani pritet që të tërhiqen nga veprimet përshkallëzuese.

Sanksione më të ashpra kundër Iranit

Disa ministre e ministra, si edhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, kërkuan sanksione më të ashpra ndaj regjimit të iranit. Borrell tha, se tani po shqyrtohen sanksionet ekzistuese dhe mundësia për t'i zgjeruar ato. Mund të sanksionohet prodhimi i dronëve iranianë, që deri tani janë furnizuar në Rusi dhe ndërkohë po eksportohen edhe në të gjithë Lindjen e Mesme. Vendimet për këtë pritet të merren javën e ardhshme.

Të tjerë ministra propozuan, që t'u vendosen sanksione gardës revolucionare iraniane dhe njësive elitë të ushtrisë. I ngarkuari i BE-së për politikën e Jashtme tërhoqi vëmendjen, se këto sanksione ekzistojnë ndërkohë që prej vitit të kaluar. Një klasifikim i gardës revolucionare si grup terrorist, ngjashëm si Hamasi, deri tani ka dështuar për shkak të pengesave ligjore. Për një klasifikim zyrtar duhet të ekzistojë një akt konkret i gardistëve revolucionarë ndaj BE. Deri tani nuk ka njoftim për një rast të tillë, tha Borrell. Por edhe kjo synohet t'u kalohet për verifikim juristëve të Komisionit të BE-së.

"Të mos harrohet Gaza"

Më parë Josep Borrell vlerësoi udhëtimin e ministress ë Jashtme Annalena Baerbock në Izrael. Ajo ndoshta do të mund të influencojë diçka, sipas politikanit spanjoll, sepse Gjermania ka një lidhje të fortë me Izraelin. Borrell, i cili në Izrael konsiderohet si i afërt me palestinezët, theksoi në Bruksel, se BE qendron palëkundur në krahun e Izraelit, për ta mbrojtur atë nga sulmet prej Iranit. "Por katastrofa humanitare në Rripin e Gazës nuk duhet harruar", tha i ngarkuari i BE-së për politikën e jashtme. Ai theksoi kërkesën e përbashkët të ministrave të BE-së për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në Rripin e Gazës, për të liruar pengjet izraelit nga duart e terroristëve të Hamasit dhe për të mundësuar furnizimin e popullsisë civile.

G7 vazhdon konsultimet për Lindjen e Mesme

Të mërkurën (16.04.2024) korpusi diplomatik do të vazhdojë diskutimet në ishullin italian Kapri në gjirin e Napolit. Atje zhvillohet takimi i planifikuar prej kohësh i ministrave të Jashtëm të shtatë vendeve të industrializuara perëndimore dhe përfaqësuesit të BE-së, Borrell. Në ishullin piktoresk do të diskutohet për Iranin, Izraelin, Hamasin, gjendjen në Rripin e Gazës dhe krizën në Lindjen e Mesme,sipas qarqeve diplomatike italiane. Në fakt sipas planifikimit ky takim do të dominohej nga tema e luftës sulmuese të Rusisë ndaj Ukrainës dhe masave të tjera në mbështeje të Kievit.

G7 do t'i kërkojë Iranit që të heqë dorë nga sulme të tjera kundër Izraelit. Edhe programi i armëve atomike të Iranit sërish kritikohet nga G7, ashtu si edhe vitin e kaluar në takimin e grupit të vendeve të industrializuara G20. Izraeli duhet ta pranojë, që mundi të mbrohet me sukses ndaj sulmit prej Iranit dhe se një sulm hakmarrjeje nuk është i nevojshëm. Këtë linjë ndoqën kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të G7 gjatë një video-konference javën e kaluar.

Marrë nga DW

lufta ne lindjen e mesme be sanksione

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj