LIVE UPDATES
Bota

Një pyetje me rëndësi jetike: A di se çfarë grupi e ke gjakun?

Por vetëm pak njerëz e dinë grupin e vet të gjakut, megjithëse ky mund t'u shpëtojë jetën. Për shembull në rast se dikush dëmtohet në një aksident dhe nëse dihet çfarë grupi gjaku ka i aksidentuari, infermierët dhe mjekët e kanë më të lehtë të organizojnë sa më shpejtë gjakun e duhur për transfuzion, sepse jo çdo grup gjaku është i përshtatshëm për të gjithë.

17 Prill 2024, 08:30 Nga N.F
Një pyetje me rëndësi jetike: A di se çfarë grupi e
Foto ilustruese

GJERMANI- Po të mos e dish se ç'grup e ke gjakun mund të jetë e rrezikshme, sidomos në rast se pëson ndonjë aksident dhe ke nevojë për gjak. Pyetjes për grupin e gjakut, duhet të dijë t'i japë përgjigje gjithkush. Por vetëm pak njerëz e dinë grupin e vet të gjakut, megjithëse ky mund t'u shpëtojë jetën. Për shembull në rast se dikush dëmtohet në një aksident dhe nëse dihet çfarë grupi gjaku ka i aksidentuari, infermierët dhe mjekët e kanë më të lehtë të organizojnë sa më shpejtë gjakun e duhur për transfuzion, sepse jo çdo grup gjaku është i përshtatshëm për të gjithë.

Grupi i gjakut trashëgohet 

Grupi i gjakut përcaktohet nga genet, pra është i trashëgueshëm. Sistemi i ashtuquajtur AB0 (zero) e ndan gjakun e njeriut në katër grupe të ndryshme gjaku: A, B, AB, dhe 0. Në rastet e dhurimit gjaku duhet të ketë të njëjtin grup si për dhuruesin edhe për marrësin. Nëse gjaku i dhuruar dhe marrësi i gjakut nuk përshtaten, atëherë gjaku mund bllokohet dhe të ketë pasoja vdekjeprurëse. Prandaj është jetike që secili ta dijë grupin e gjakut të vet.

Cilat grupe gjaku përshtaten me njëra-tjetrën? 

Grupi A i gjakut haset më shpesh me rreth 43 përqind. Në vend të dytë është grupi 0 i gjakut, grupi që mund të dhurohet tek të gjithë marrësit e gjakut. Grupin B të gjakut e kanë rreth 11 përqind e popullsisë dhe AB vetëm pesë përqind.

Grupi 0 i gjakut është shumë i kërkuar. Kush ka grup gjaku 0 negativ, është dhurues universal, gjaku i tij mund të përdoret nga të gjithë marrësit. Grupi i gjakut AB pozitiv është marrës universal, pra pranon çdo lloj gjaku. Para zbulimit të grupeve të gjakut, ka qenë rastësi kur një transfuzion gjaku është kryer pa komplikacione.

Antitrupa dhe antigjene 

Një faktor i rëndësishëm janë antitrupat. Këto janë proteina, që ndodhen në plazëm. Ato janë pjesë e mbrojtjes natyrore të trupit, dallojnë trupat e huaj siç janë mikrobet dhe i japin alarmin sistemit imunitar. Sa i përket grupit të gjakut, kjo do të thotë se antitrupat prodhojnë qeliza gjaku kundër trupave të huaj, për t'i dalluar dhe luftuar ato. 

Edhe antigjenet luajnë një rol të rëndësishëm. Këto janë molekula proteinash, që ndodhen në sipërfaqe të rruazave të kuqe të gjakut. Njerëzit me grup gjaku A kanë në sipërfaqen e eritrociteve antigjenin A. Tek grupi B antigjenin B. Tek grupi AB rruazat e kuqe të gjakut kanë të dy antigjenet, tek grupi o i gjakut nuk kanë asnjë antigjen.

Sistemi imunitar krijon përkatësisht antigjenin antitrup që mungon. Njerëzit me grup gjaku A kanë antitrupa kundër B dhe anasjelltas. Njerëzit me grup gjaku AB nuk krijojnë antitrupa. Tek grup 0 i gjakut ekzistojnë antitrupat si kundër A ashtu edhe kundër B.

Faktori rezus pozitiv apo negativ? 

Sistemi i dytë më i rëndësishëm për klasifikimin e gjakut, mbas sistemit të grupeve Abo është sistemi rezus. Tek faktori rezus kemi të bëjmë me "antigjenin D” në rruazat e kuqe të gjakut. Kush e zotëron këtë gjen është rezus pozitiv. Kush nuk e ka këtë antigjen, është rezus negativ. Njëjtë si tek grupet e gjakut, personat me rezus negativ krijojnë antitrupa kundër gjakut me rezus pozitiv. Edhe këto faktorë janë të rëndësishëm gjatë transfuzionit të gjakut. Rreth 85 përqind e popullsisë europiane është rezus pozitiv. Pra gjaku me rezus negativ është me pakicë kur flitet për dhurim gjaku. 

Marrë nga DW

grup gjaku transfuzion trashegimi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet