LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Ukrainë, ambasadori amerikan në Kosovë: Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë sovranitetin e saj

Gjatë forumit të Grave, Paqes dhe Sigurisë të mbajtur në Prishtinë para dy javësh, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dekoroi gratë e Ukrainës meMedaljen Presidenciale të Meritave. Në emër të tyre këtë çmim e pranoi Kravchunk. Ambasadori thotë se ajo i përshkroi sulmet e tmerrshme ajrore në qytetet paqësore të Ukrainës dhe faktin se si fëmijët ukrainas po rriten në kohë lufte.

4 Nëntor 2022, 12:21 Nga d.a.
Lufta në Ukrainë, ambasadori amerikan në Kosovë: Ne do
Jeffrey Hovenier

KOSOVË- “Të gjithë u prekëm nga fjalët e deputetes së Parlamentit të Ukrainës, Yevgenia Kravchuk... e cila rrëfeu se si sulmi brutal, i pajustifikueshëm i presidentit Putin ka prekur – dhe vazhdon të prekë – jetët e të gjithëve në Ukrainë”, nis shkrimin e tij autorial, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Gjatë forumit të Grave, Paqes dhe Sigurisë të mbajtur në Prishtinë para dy javësh, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dekoroi gratë e Ukrainës meMedaljen Presidenciale të Meritave. Në emër të tyre këtë çmim e pranoi Kravchunk. Ambasadori thotë se ajo i përshkroi sulmet e tmerrshme ajrore në qytetet paqësore të Ukrainës dhe faktin se si fëmijët ukrainas po rriten në kohë lufte.

“Në fakt, z-nja Kravchuk vuri në pah se në çastin kur po fliste para nesh në Prishtinë, vajza e saj ishte në strehimore për tu mbrojtur nga sulmet ajrore”, thotë ai.

Hovenier thotë se pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar pasoja të tmerrshme te aq shumë njerëz.

“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë sovranitetin e Ukrainës në Kombet e Bashkuara dhe të ofrojmë mbështetje për popullin e Ukrainës përderisa Rusia po bën gjithçka në fuqinë e saj për ta minuar atë sovranitet: dëbime të detyruara dhe operacione „filtrimi”, vrasjen pa gjyq të civilëve, kërcënime të vazhdueshme ndaj jetëve dhe mjeteve të jetesës, dhe instalim të satelitëve rusë. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët dhe partnerët tanë për të imponuar kosto Rusisë”, thotë Hovenier.

Ambasadori përmend edhe dënimin që Kosova i bëri pushtimit rus të Ukrainës dhe rreshtimin me sanksionet e SHBA-së dhe BE-së, në mbështetje të Ukrainës.

Ai thotë se veprimet e Kremlinit në Ukrainë paraqesin sulm të drejtpërdrejtë ndaj Kartës së OKB-së dhe parimeve të saj kryesore: sovraniteti, integriteti territorial, paqja dhe siguria për të gjitha shtetet – të mëdha e të vogla.

“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e aleatët tanë i kanë mbështetur prej kohësh këto parime, të cilat janë themeli i rendit ndërkombëtar të ndërtuar dhe mbështetur nga vende anembanë botës që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Duke i sfiduar këto parime, Rusia kërkon të minojë vetë sistemin ndërkombëtar”.

Në këtë shkrim, ambasadori citon presidentin amerikan, Joe Biden, i cili ka thënë se “Bota ka dërguar porosi të qartë: Rusia nuk mund ta fshijë një shtet sovran nga harta. Rusia nuk mund t’i ndryshojë kufijtë me forcë. Rusia nuk mund të kapë territorin e një vendi tjetër si të vetin”.

Hovenier përmend edhe referendumet e rreme dhe aneksimin e kater rajoneve ukrainase nga Rusia, të cilat thotë se Amerika nuk do t’i njohë kurrë ato zona si pjesë të ndonjë vendi tjetër përveç Ukrainë.

“Veprimet e presidentit Putin vetëm se e kanë izoluar më tej Rusinë dhe kanë forcuar vendosmërinë ndërkombëtare për të qëndruar përkrah Ukrainës”, thotë ai.

Ai thotë se populli i Ukrainës, publikisht dhe vazhdimisht, ka shprehur dëshirën e tij për të ardhme të lirë dhe demokratike dhe se ata janë të vendosur të mbesin të pavarur dhe sovran.

“Ukrainasit po luftojnë trimërisht. Ata po luftojnë dhe po iu bëjnë ballë përpjekjeve të Rusisë për të ndryshuar me forcë brutale kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës”.

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë bashkë me partnerët tanë, përfshirë Kosovën, në mbrojtjen e parimeve thelbësore të Kartës së OKB-së. Dhe do të vazhdojmë të ndihmojmë popullin e Ukrainës dhe t’i ofrojmë mbështetje për t’i ndihmuar ata të mbrojnë veten dhe territorin e tyre kundër pushtimit të paligjshëm të Rusisë”, përfundon ai./REL/

jeffrey hovenier lufta ukraine vjosa osmani yevgenia kravchuk

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje