Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ushtria ukrainase dhe autoritetet lokale në Herson tha se 12 të tjerë u plagosën në këtë sulm. Reuters raporton se sulmi ndodhi afër një stacioni të autobusëve.
UKRAINË- Të paktën një raketë ruse goditi në një rrugë të frekuentuar në qytetin jugor ukrainas të Hersonit, duke vrarë gjashtë persona, në kohën kur presidenti rus, Vladimir Putin, po mbante fjalimin për të shënuar njëvjetorin e nisjes së luftës, thanë zyrtarët. Ushtria ukrainase dhe autoritetet lokale në Herson tha se 12 të tjerë u plagosën në këtë sulm. Reuters raporton se sulmi ndodhi afër një stacioni të autobusëve.
Nga shpërthimi po ashtu ka pasur dëme në dyqanet afër. Në fotografitë e postuara nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u shfaqën trupa të pajetë të shtrirë në tokë.
“Në këtë kohë të ditës ky vend është i frekuentuar shumë dhe ka të ngjarë që të ketë edhe më shumë viktima”, tha Viktoria, një ukrainase që po priste autobusin.
“Është e frikshme”, shtoi ajo.
Autoritetet lokale në Herson thanë se ishin cak i disa sulmeve në kohën kur presidenti rus po mbante fjalimin, në të cilin ai e përshkroi Perëndimin si agresor në Ukrainë dhe mohoi se shteti i tij kishte nisur luftën kundër popullit ukrainas.
Rusia ende nuk ka komentuar lidhur me sulmet në Herson, qytet në të cilin, sipas ushtrisë ukrainase, janë hedhur rreth 20 raketa. Moska vazhdimisht ka mohuar se ka shënjestruar civilët në luftën në Ukrainë, por qytetet ukrainase janë shkatërruar nga sulmet me raketa dhe dronë, teksa besohet se janë vrarë mijëra civilë.
“Ushtria ruse po granaton rëndë Hersonin. Sërish, vrasje të pamëshirshme të popullatës civile”, shkroi Zelensky në Telegram.
Ukraina rimori kontrollin e Hersonit në nëntorin e kaluar, tetë muaj pasi Rusia kishte pushtuar atë. Qyteti i Hersonit dhe zonat përreth janë vazhdimisht cak i bombardimeve nga forcat ruse, që gjenden në anën tjetër të bregut të Lumit Dnjepër.
Marrë nga REL
Pjetër Shala HAGË- Në ditën e fillimit të gjykimit ndaj Pjetër Shalës në Hagë prokuroria ka treguar pretendime...
Takimi Joe Biden Andzej Duda POLONI- Presidenti Joe Biden nisi të martën takimin e tij dypalësh me presidentin polak Andrzej Duda me sy...
Vjosa Osmani dhe Frank-Walter Steinmeier KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një bisedë përmbajtjesore me...
Joe Biden dhe Andrzej Duda POLONI- Presidenti polat Andrzej Duda ka mirëpritur në takim presidentin e SHBA-ve Joe Biden. Duke shp...
Sergei Lavrov RUSI- Fjalimi i Presidentit rus Vladimir Putin duket se ka përgjumur të gjithë të pranishmit. Në rreshtin e par...
Jens Stoltenberg RUSI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka kërkuar Rusisë që ta rishqyrtojë vendimin e ...
Andrzej Duda dhe Joe Biden POLONI- Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën vazhdon të jetë e fortë, tha presiden...
Berfin TURQI- Momente emocionuese janë filmuar nga Hatay, një nga zonat më të prekura nga tërmetet e fundit vdekjeprurëse n&e...
Vladimir Putin RUSI- Fjalimi i presidentit Vladimir Putin ditën e sotme në Asamblenë Federale ka kaluar në 'skaner' nga analist&e...
Anthony Blinken GREQI- Pas ndalesës në Turqi, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po qëndron për një vizitë dy dito...