LIVE UPDATES
Bota

"Lufta tregtare me SHBA-në!" Analiza: A mund të ndikojë Meloni te Trump në interes të BE-së?

Kryeministrja italiane, Meloni ka marrëdhënie të mirë me presidentin Trump. Tani ajo viziton Uashingtonin. A mund të ndikojë Meloni në politikën e tij doganore? Dhe në interes të kujt? Të BE-së apo vetëm të Italisë?

17 Prill 2025, 10:20 Nga M.B
"Lufta tregtare me SHBA-në!" Analiza: A mund të ndikojë
Donald Trump dhe Giorgia Meloni

SHBA- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ishte e pranishme në ceremoninë e inagurimit të presidentit Trump në detyrë, si e vetmja kryetare e një qeverise të BE. Por edhe para kësaj, ajo vizitoi Donald Trump në Florida. Dhe tani kryeministrja italiane dhe lidere e partisë postfashiste Fratelli d'Italia e viziton përsëri presidentin e SHBA në Uashington. Një temë për të cilën ajo dëshiron të flasë me të është e njohur: tarifat për produktet e BE-së që Trump dëshiron të vendosë, por që tani i ka pezulluar për momentin. "Është e qartë se vendosja e tarifave të reja do të kishte pasoja të rënda për prodhuesit italianë. Dhe unë jam e bindur se ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të parandaluar një luftë tregtare që nuk do të përfitonte as SHBA dhe as Evropa." Kështu është shprehur më parë Meloni.

A mund të shmangë Meloni një luftë tregtare me BE-në?

Marrëdhënia e Melonit me Trump konsiderohet shumë e mirë, prandaj, mbështetësit e saj shohin atë si lideren e re të fortë në BE. Por plitikani i opozitës dhe ish-kryeministri Matteo Renzi i sheh gjërat ndryshe."Propaganda e qeverisë italiane në muajt e fundit ka qenë: "Do ta shihni, do të vendosin tarifa për të gjithë, përveç Italisë”. Pikërisht për shkak të ‘marrëdhënies speciale', për shkak të marrëdhënies speciale mes Melonit dhe Trump-it”. Por e kemi parë që nuk është kështu, thotë Renzi.

"Ne evropianët jemi të gjithë në të njëjtën varkë"

A mundet Meloni, që kuptohet kaq mirë me Trump, të parandalojë edhe një luftë tregtare midis BE-së dhe SHBA-së? Piero Ignazi, një studiues politik në Universitetin e Bolonjës, dyshon për këtë. Ai thekson se vizita e Melonit në Trump, fillimisht nuk është gjë tjetër veçse një vizitë kortezie. Në fund të fundit, ajo nuk është negociatore zyrtare për të gjithë BE-në. Edhe pse Meloni është në koordinim të ngushtë me presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, siç raportohet edhe nga Brukseli.

Ignazi beson se Meloni do të përfaqësojë kryesisht interesat italiane gjatë kësaj vizite dhe shpreson ndoshta të përdorë marrëdhëniet e saj të mira me Trump për të siguruar që Italia të marrë trajtim preferencial. Kjo mund të kthehet në problem, thekson eksperti. "Meloni mund të tundohet të veprojë e vetme në vend që të negociojë me partnerët evropianë. Kjo do të ishte shumë e vështirë për Italinë, sepse do të shkaktonte shumë reagime – jo vetëm nga BE-ja në tërësi, por edhe nga shtetet evropiane më vete”.

Në BE, Meloni paraqitet si një partnere e besueshme dhe një evropiane e bindur. Në fund të fundit, ajo ka nevojë për para nga BE, pasi borxhi kombëtar i Italisë është i madh. E kjo nuk e lehtëson veprimin e saj balancues midis Trump dhe BE-së.  Por pavarësisht se si do të përfundojë biseda mes Trump dhe Melonit, kryeministrja mund të rifillojë negociatat menjëherë pas vizitës. Zëvendëspresidenti i SHBA JD Vance vjen në Romë për një vizitë gjatë Pashkëve./ DW

giorgia meloni donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj