LIVE UPDATES
Bota

"Made for Germany," DW: Gjigantët ekonomikë bashkohen për investime, premtojnë 631 miliardë euro!

Statistikat nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në vendet e industrializuara tregojnë se Gjermania do të ketë përsëri normën më të ulët të investimeve midis të gjithë 38 anëtarëve në vitin 2024.

24 Korrik 2025, 12:14 Nga N.F
"Made for Germany," DW: Gjigantët ekonomikë bashkohen
Foto

GJERMANI- Ekonomia është gjithmonë pak psikologji. Kjo u pa edhe në samitin e fundit për investime, të mbajtur me kancelarin, Friedrich Merz, sepse kur kompanitë janë të sigurta se do të ecin mirë në të ardhmen, ato investojnë seriozisht. Nëse perspektiva duket e zymtë, ata i frenojnë investimet e tyre.

Kriza ekonomike prej disa vitesh

Pandemia e koronavirusit dhe problemet ndërkombëtare të furnizimit, lufta në Ukrainë, kriza energjetike dhe inflacioni, ngadalësimi i ekonomisë kineze - të gjitha këto e kanë goditur rëndë ekonominë gjermane të orientuar drejt eksportit. Gjermania ka qenë në recesion që atëherë.

Statistikat nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në vendet e industrializuara tregojnë se Gjermania do të ketë përsëri normën më të ulët të investimeve midis të gjithë 38 anëtarëve në vitin 2024.

631 miliardë euro premtim investimesh - Made For Germany

Por kjo gjendje tani pritet të ndryshojë. Të paktën sipas premtimit të krerëve të kompanive kryesore që operojnë në Gjermani. 61 prej tyre, përfshirë Rheinmetall, SAP, Volkswagen, BMW, Mercedes, Airbus, bursën gjermane - por edhe gjigantët amerikanë si Nvidia, BlackRock dhe Blackstone  po bashkojnë forcat në një iniciativë të quajtur "Made for Germany".

Emri nuk u zgjodh rastësisht: ai kujton vulën e famshme gjermane të cilësisë "Made in Germany". Së bashku gjigantët ekonomikë planifikojnë të investojnë 631 miliardë euro në Gjermani gjatë tre viteve të ardhshme - në mjedise prodhimi, makineri dhe pajisje, si dhe në kërkim dhe zhvillim. "Ne duam rritje ekonomike, duam të forcojmë konkurrueshmërinë e Gjermanisë, duam të mbrojmë dhe zgjerojmë avantazhin tonë teknologjik", tha njëri nga dy iniciatorët, shefi i Siemens, Roland Busch, pas një takimi me biznesmenë dhe politikanë nga qeveria gjermane në Kancelari në Berlin.

Merz: "Gjermania është kthyer"

Sa i përket rëndësisë ekonomike, këto 61 kompani përfaqësojnë rreth një të tretën e ekonomisë gjermane. Christian Zewing, kreu i Deutsche Bank dhe një tjetër iniciator i iniciativës, supozon se më shumë kompani do t'u bashkohen atyre.

Qëllimi i përbashkët është që Gjermania të bëhet përsëri një "motor rritjeje për një Evropë të fortë". "Rrallë ka pasur mundësi më të mira se tani - investitorët dhe kompanitë ndërkombëtare janë të gatshme të investojnë në ekonominë tonë. Ata e vlerësojnë Gjermaninë si një partner të qëndrueshëm dhe të besueshëm, veçanërisht në këto kohë të paqëndrueshme", tha Zewing.

Politikanët janë të kënaqur. "Gjermania është rikthyer, ia vlen të investohet përsëri në Gjermani”, tha kancelari Friedrich Merz (CDU) pas takimit. "Po përballemi me një nga iniciativat më të mëdha të investimeve në dekadat e fundit. Nuk jemi një ekonomi e së kaluarës, por e së tashmes dhe mbi të gjitha e së ardhmes.”

Nga erdhi ky ndryshim i disponimit?

Atmosfera në samitin e biznesit me kancelarin ishte e shkëlqyer. "Patëm një shkëmbim të shkëlqyer pikëpamjesh”, përmblodhi Christian Zewing. Por nga erdhi kthes? Gjermania aktualisht është ende në vështirësi ekonomike dhe po përballet me një vit të tretë radhazi pa rritje ekonomike. Po t'i shtohet kësaj edhe politika kërcënuese tarifore e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, perspektivat janë gjithçka tjetër përveçse të mira.

Megjithatë, kursi politik tani është qartësisht i ndryshëm. Rigjallërimi i ekonomisë është përsëri përparësia absolute e qeverisë së re federale. Që nga fillimi i majit, koalicioni i partive konservatore, CDU/CSU dhe Socialdemokratët po ndërmarrin hapa konkretë. Hapat e parë janë ndërmarrë tashmë - Gjermania do të marrë borxhe të mëdha.

Bundestagu dhe Bundesrati e kanë miratuar një fond të posaçëm prej 500 miliardë eurosh, të destinuar për investime shtesë shtetërore në infrastrukturë dhe mbrojtje të klimës. Kjo përfshin investime në rinovimin e rrugëve të rrënuara, rrjetet e energjisë, dixhitalizimin dhe kërkimin.

Çmimi i energjisë elektrike për industrinë do të ulet dhe ekonomia do të lehtësohet ndjeshëm nga barra e saj tatimore. Para së gjithash, duke bërë investime në impiantet e prodhimit, makineritë, uzina, si dhe në kërkim dhe zhvillim, të cilat njihen kryesisht gjatë llogaritjes së taksave. Në afat të mesëm, është planifikuar gjithashtu një ulje e përhershme e disa taksave për kompanitë. Pikërisht këtë i ka kërkuar ekonomia qeverisë së mëparshme, të përbërë nga SPD, të Gjelbrit dhe FDP, por pa sukses. Qeveria e tanishme ka premtuar se do të ndryshojë politikat e ky ndryshim ka filluar.

Një afrim i ri midis politikës dhe biznesit

"Sot kemi filluar një formë të re bashkëpunimi”, tha shefi i Siemens, Roland Busch. "Biseda tregoi se politika dhe biznesi po lëvizin në të njëjtin drejtim.” Kreu i Deutsche Bank, Christian Zewing, shtoi: "Mendoj se kemi një qeveri që po bën një hap të rëndësishëm. Gjërat më të rëndësishme - rritja dhe konkurrueshmëria - janë në krye të agjendës.”

Sipas mendimit të tyre, që kompanitë të investojnë miliardat e premtuara, politika duhet të zvogëlojë rregulloret dhe t'u japë kompanive më shumë liri.

Ekonomia po kërkon veçanërisht reforma kur bëhet fjalë për burokracinë dhe kontributet sociale, të cilat rrisin ndjeshëm kostot e punës. Punëdhënësit dhe punonjësit në Gjermani mbajnë në mënyrë të barabartë kostot e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, pensional dhe të papunësisë. Kontributet e sigurimit shëndetësor u rritën ndjeshëm në fillim të vitit, dhe një rritje e re është shpallur tashmë për vitin 2026.

Çfarë do të ndodhë me pensionet?

Plot 42 përqind e produktit të brendshëm bruto - domethënë, prodhimi i përgjithshëm ekonomik - tashmë shkon në fondet sociale. Barra më e madhe mbahet nga fondet e pensioneve. Gjermania është një vend që po plaket me shpejtësi. Që shteti të vazhdojë të financojë pensionet, ai duhet të ndajë gjithnjë e më shumë fonde nga buxheti çdo vit.

OECD e konsideron reformën e sistemit të sigurimeve shoqërore si sfidën më të madhe për të ardhmen ekonomike të Gjermanisë. Nëse nuk ndryshon asgjë, shteti do të duhet të marrë hua gjithnjë e më shumë për të ruajtur sistemin e tij social.

Kancelari Federal Friedrich Merz ka njoftuar se reforma e sistemit social do të jetë pika tjetër në agjendën politike të koalicionit. Rezultatet e para priten në vjeshtë.

 

gjermani investime

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj