LIVE UPDATES
Bota

SHBA miraton shitjen potenciale të armëve në Ukrainë, vlera e tyre 322 mln dollarë

Shitjet e pajisjeve HAWK për mbrojtje ajrore do të kushtojnë 172 milionë dollarë, derisa pajisjet luftarake të këmbësorisë Bradley do të kushtojnë 150 milionë dollarë, ka bërë të ditur Agjencia e Departamentit amerikan të Mbrojtjes për Siguri dhe Bashkëpunim.

24 Korrik 2025, 09:12 Nga M.B
SHBA miraton shitjen potenciale të armëve në Ukrainë, vlera
Foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë miratuar shitjen e armëve në Ukrainë në vlerë të 322 milionë dollarëve, për të forcuar mbrojtjen e këtij shteti në ajër dhe fushëbetejë, teksa përballet me pushtimin rus. Shitjet e pajisjeve HAWK për mbrojtje ajrore do të kushtojnë 172 milionë dollarë, derisa pajisjet luftarake të këmbësorisë Bradley do të kushtojnë 150 milionë dollarë, ka bërë të ditur Agjencia e Departamentit amerikan të Mbrojtjes për Siguri dhe Bashkëpunim.

Pajisjet HAWK do t'i “përmirësojnë kapacitetet e Ukrainës për t’u përballur me kërcënimet e së tashmes dhe të ardhmes”, ka thënë kjo agjenci. Departamenti amerikan i Shtetit i ka miratuar shitjet dhe agjencia e Departamentit të Mbrojtjes e ka njoftuar Kongresin amerikan, i cili duhet ta japë miratimin e fundit.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, më 14 korrik, se planifikon të pajisë Ukrainën me armë në vlerë të “miliarda dollarëve” të cilat do t’i blejë aleanca veriatlantike. Në të njëjtën kohë, Trump i ka dhënë Rusisë një afat prej 50 ditësh për t’u pajtuar për një armëpushim, ose do t’i vendosë sanksione të ashpra.

Miratimi i shitjes potenciale të këtyre armëve vjen pasi Pentagoni ka urdhëruar pezullim të dërgesave tjera në Ukrainë për t’i vlerësuar rezervat e veta, pavarësisht se Kievi është përballur me sulme të vazhdueshme me dronë dhe raketa. Sulmet kanë vazhduar edhe më 23 korrik, pasi forcat ruse kanë goditur portin e Odesas në Detin e Zi, duke përhapur flakë në ndërtesa banimi.

Në anën tjetër, dronët ukrainas kanë goditur territoret ruse, duke vrarë një person dhe duke plagosur një tjetër. Autoritetet ruse të aviacionit kanë thënë se i kanë pezulluar operacionet në aeroportin e Soçit për katër orë. Sulmet kanë ndodhur të njëjtën ditë kur Rusia dhe Ukraina janë pajtuar për këmbim të të burgosurve në negociatat e zhvilluara në Turqi. Në takim nuk është arritur përparim për kushtet e armëpushimit, dhe palët nuk janë marrë vesh për ndonjë takim në mes të liderëve të Ukrainës dhe Rusisë.

“Kemi arritur përparim në aspektin humanitar dhe jo për ndalje të armiqësive”, ka thënë shefi i delegacionit ukrainas, Rustem Umerov, pas takimeve.

Shefi negociator i palës ruse, Vladimir Medinsky i ka ripërsëritur thirrjet për armëpushime 24 ose 48-orëshe për të mundësuar largimin e trupave të ushtarëve. Ukraina ka thënë se është e interesuar për armëpushim të menjëhershëm dhe afatgjatë. Sa i përket këmbimit të të burgosurve, Medinsky ka thënë se negociatorët janë pajtuar për t’i këmbyer mbi 1.200 të burgosur të luftës nga të dyja palët, dhe që Rusia është zotuar për dorëzim të 3.000 trupave të ushtarëve ukrainas. Medinsky ka thënë se edhe individët e plagosur rëndë do të këmbehen në front të luftës. Zelensky ka thënë se janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për këmbim.

“Po presim kthimin e njerëzve tanë në shtëpi. Është shumë e rëndësishme që, pavarësisht gjithë vështirësive, ukrainasit të kthehen në shtëpi”, ka thënë ai./ REL

shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj