LIVE UPDATES
Bota

Maduro është rrëzuar por aleatët e tij kryesorë ende e mbajnë pushtetin në Venezuelë

Trump tha të shtunën se zëvendëspresidentja venezuelase, Delcy Rodriguez, pjesë e një klike të fuqishme në krye të Qeverisë së vendit, ishte betuar pas arrestimit të Maduros dhe se ajo kishte folur me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke nxitur thashetheme se ajo do ta merrte drejtimin e vendit.

4 Janar 2026, 13:49 Nga E. D
Maduro është rrëzuar por aleatët e tij kryesorë ende e
Nikolas Maduro

VENEZUELË- Kapja e udhëheqësit të Venezuelës Nikolas Maduro nga Shtetet e Bashkuara, e vlerësuar nga presidenti Donald Trump si mahnitëse dhe e fuqishme, lë shumë paqartësi rreth asaj se kush po e drejton vendin e pasur me naftë.

Trump tha të shtunën se zëvendëspresidentja venezuelase, Delcy Rodriguez, pjesë e një klike të fuqishme në krye të Qeverisë së vendit, ishte betuar pas arrestimit të Maduros dhe se ajo kishte folur me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke nxitur thashetheme se ajo do ta merrte drejtimin e vendit.

Sipas Kushtetutës së Venezuelës, Rodriguez bëhet presidente në detyrë në mungesë të Maduros dhe gjykata më e lartë e vendit urdhëroi që ajo ta merrte detyrën të shtunën në mbrëmje.

Por, pak pasi Trump bëri foli për shtyp, Rodriguez u shfaq në televizionin shtetëror, e shoqëruar nga vëllai i saj, kreu i Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez, ministri i Brendshëm Diosdado Cabello dhe ministri i Mbrojtjes Vladimir Padrino Lopez, dhe tha se Maduro mbetej presidenti i vetëm i Venezuelës.

Paraqitja e përbashkët e tyre tregoi se grupi që ndante pushtetin me Maduron po qëndron i bashkuar – të paktën tani për tani.

Të shtunën, Trumpi ia mbylli publikisht derën e bashkëpunimit lideres së opozitës dhe fitueses së Çmimit Nobel, Maria Corina Machado - e konsideruar gjerësisht si kundërshtarja më e besueshme e Maduros - duke thënë se ajo nuk gëzon mbështetje brenda vendit.

Pasi Machados iu ndalua të garonte në zgjedhjet e Venezuelës në vitin 2024, vëzhguesit ndërkombëtarë thonë se kandidati i saj zëvendësues i fitoi zgjedhjet bindshëm, pavarësisht pretendimeve të Qeverisë së Maduros për fitore.

Pushteti në Venezuelë

Për më shumë se 10 vjet, pushteti i vërtetë në Venezuelë është mbajtur nga një rreth i vogël zyrtarësh të lartë. Megjithatë, analistët dhe zyrtarët thonë se sistemi varet nga një rrjet i gjerë besnikësh dhe organesh të drejtësisë, i ushqyer nga korrupsioni dhe mbikëqyrja.

Brenda rrethit të brendshëm, mbizotëron një baraspeshë civile-ushtarake. Çdo anëtar ka interesat dhe rrjetet e veta të patronazhit. Aktualisht, Rodriguez dhe vëllai i saj përfaqësojnë krahun civil. Padrino dhe Cabello përfaqësojnë krahun ushtarak.

Kjo strukturë pushteti e bën rrëzimin e Qeverisë së tanishme të Venezuelës më të ndërlikuar sesa thjesht largimin e Maduros, sipas intervistave me zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë amerikanë, analistë ushtarakë venezuelas dhe amerikanë, si dhe konsulentë sigurie për opozitën venezuelase.

“Mund të hiqni sa të doni pjesë të Qeverisë venezuelase, por do të duheshin aktorë të shumtë në nivele të ndryshme për të sjellë një ndryshim të vërtetë”, tha një ish-zyrtar amerikan i përfshirë në hetime penale në Venezuelë.

Një pikëpyetje e madhe rrethon Cabellon, i cili ushtron ndikim mbi agjencitë e kundërzbulimit ushtarak dhe civil të vendit, të cilat kryejnë spiunazh të brendshëm.

“Fokusi tani është te Diosdado Cabello”, tha strategu ushtarak venezuelas Jose Garcia. “Sepse ai është elementi më ideologjik, më i dhunshëm dhe më i paparashikueshëm i regjimit venezuelas”.

Kombet e Bashkuara kanë konstatuar se si SEBIN, agjencia civile, ashtu edhe DGCIM, shërbimi i inteligjencës ushtarake, kanë kryer krime kundër njerëzimit si pjesë e një plani shtetëror për t’i shtypur kundërshtarët.

Njëmbëdhjetë ish të ndaluar - përfshirë disa që dikur ishin vetë personel sigurie - përshkruan për Reuters goditje elektrike dhe abuzime seksuale në qendrat e fshehta të DGCIM-it, në intervista të zhvilluara para kapjes së Maduros.

“Ata duan që ti të ndihesh si një buburrec në një kafaz elefantësh, që ata janë më të mëdhenj”, tha një ish-agjent i DGCIM-it, i cili u arrestua dhe u akuzua për tradhti në vitin 2020 pasi kishte pasur kontakte me disidentë ushtarakë.

Në javët e fundit, derisa Shtetet e Bashkuara po kryenin grumbullimin më të madh ushtarak në Amerikën Latine në dekada, Cabello është shfaqur drejtpërdrejt në televizion duke urdhëruar DGCIM-in të “shkojë dhe të kapë terroristët” dhe duke paralajmëruar se “kushdo që devijon, ne do ta marrim vesh”.

Ai e përsëriti këtë retorikë në një paraqitje në televizionin shtetëror të shtunën, i veshur me jelek antiplumb dhe helmetë, i rrethuar nga roje të armatosura rëndë.

Cabello është lidhur gjithashtu ngushtë me milicitë proqeveritare, veçanërisht me grupet e civilëve të armatosur që lëvizin me motoçikleta, të njohura si “colectivos”.

Gjeneralët kontrollojnë sektorë kyç

Cabello, ish-oficer ushtarak dhe figurë e rëndësishme në Partinë Socialiste, ka ndikim mbi një pjesë të madhe të forcave të armatosura, edhe pse ushtria e Venezuelës është drejtuar zyrtarisht nga ministri i Mbrojtjes Padrino për më shumë se dhjetë vjet.

Venezuela ka deri në 2.000 gjeneralë dhe admiralë, më shumë se dyfishi i numrit në Shtetet e Bashkuara. Oficerët e lartë dhe të pensionuar kontrollojnë shpërndarjen e ushqimit, lëndët e para dhe kompaninë shtetërore të naftës PDVSA, ndërsa dhjetëra gjeneralë janë anëtarë të bordeve të kompanive private.

Përtej kontratave, zyrtarët ushtarakë përfitojnë edhe nga tregtia e paligjshme, sipas dezertorëve dhe hetuesve dhe ish-hetuesve amerikanë.

Dokumente nga një konsulent sigurie i opozitës, të ndara me ushtrinë amerikane që i ka parë Reuters, thonë se komandantë pranë Cabellos dhe Padrinos janë caktuar në brigada kyç përgjatë kufijve të Venezuelës dhe në qendra industriale.

Këto brigada, ndonëse taktikisht të rëndësishme, ndodhen gjithashtu mbi rrugë kryesore për kontrabandë.

“Janë rreth 20 deri në 50 oficerë në ushtrinë venezuelase që duhet të largohen, ndoshta edhe më shumë, për ta rrëzuar plotësisht këtë regjim”, tha një avokat që ka përfaqësuar një anëtar të udhëheqjes së lartë venezuelase.

Mbase disa po mendojnë të ndryshojnë anë. Avokati tha se rreth një duzinë ish-zyrtarësh dhe gjeneralësh ishin kontaktuar pas kapjes së Maduros, me shpresën për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke ofruar informacione në këmbim të kalimit të sigurt dhe imunitetit ligjor.

Por, ata pranë Cabellos thanë se ai aktualisht nuk është i interesuar për një marrëveshje të tillë, tha avokati./REL

nikolas maduro

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj