Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shtetet e Bashkuara e arrestuan Maduron dhe bashkëshorten e tij gjatë një operacioni të shpejtë të shtunën në mëngjes, teksa njëkohësisht sulmet ajrore amerikane goditën disa vende, duke e tronditur kryeqytetin Karakas.
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka kritikuar kapjen e aleatit të tij, udhëheqësit të Venezuelës, Nicolas Maduro, nga Shtetet e Bashkuara një ditë më parë, duke thënë se është e qartë se rendi juridik ndërkombëtar dhe Karta e OKB-së nuk funksionojnë.
Shtetet e Bashkuara e arrestuan Maduron dhe bashkëshorten e tij gjatë një operacioni të shpejtë të shtunën në mëngjes, teksa njëkohësisht sulmet ajrore amerikane goditën disa vende, duke e tronditur kryeqytetin Karakas.
“Në botë sot mbizotëron ligji i forcës, ligji i të fortit. Ky është i vetmi parim i politikës bashkëkohore që ekziston sot në botë”, tha Vuçiç për media të dielën në Beograd, pas mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë.
Maduro u dërgua në një qendër paraburgimi në Nju Jork të dielën dhe pritet të dalë para gjykatës gjatë javës për tu përballur me akuza për vepra penale të drogës dhe armëve. Vuçiç tha se Serbia dëshiron miqësi me SHBA-në, por është detyra jonë të themi kur ka shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Zyrtarët e Serbisë mbajnë lidhje të ngushta me Maduron, pavarësisht se Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja vazhdimisht kanë thënë se ai nuk ka legjitimitetin e një presidenti të zgjedhur në mënyrë demokratike, për shkak të parregullsive zgjedhore.
Vuçiç foli me Maduron për herë të fundit ka më 21 gusht 2025, kur zhvilloi bisedë telefonike. Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiç asokohe e quajti Maduron mik të madh të Serbisë dhe tha se kishin biseduar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.
Një nga argumentet kryesore për forcimin e bashkëpunimit me Venezuelën, të cilat i kanë paraqitur zyrtarët serbë, është fakti se Venezuela nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Në inaugurimin e Maduros si president në janar të vitit të kaluar mori pjesë kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, duke nxitur kritika nga Brukseli.
Në vitin 2023, Serbia dhe Venezuela nënshkruan marrëveshje për heqjen e vizave dhe paralajmëruan hapjen e ambasadës serbe në këtë vend, i cili kufizohet me Kolumbinë, Brazilin dhe Guajanën. Regjimi venezuelian ndodhet nën sanksione nga Bashkimi Evropian, anëtarësimit të të cilit Serbia i synon, si dhe nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja.
foto ilustruese GREQI- Një ndërprerje e energjisë elektrike në aeroportet në të gjithë vendin është ...
foto ilustruese Kisha e Shën Anës është pothuajse plot. Kori këndon, instrumentet dëgjohen. Por kjo është mesha e ...
foto ilustruese GJERMANI- Kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz tërheq vëmendjen për rrezikun e mungesës së stabilitetit pol...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump pas arrestimit të Nicolás Maduro, ka paralajmëruar edhe presidenten e Meks...
foto ilustruese SIRI- Avionët luftarakë Typhoon të Forcave Ajrore Mbretërore i janë bashkuar avionëve francezë, në ...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka këmbëngulur se, nëse nuk mund të arrihet marrë...
VENEZUELË- Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është parë në publik me veshje të ndryshme në çdo paraqitje...
Nicolas Maduro-s SHBA- “Ne i vendosëm kushtet. Presidenti Trump i përcakton kushtet,” Me këto fjalë, Sekretari i Luft&...
Maduro SHBA- Pamje të reja janë publikuar teksa Maduro mbërrinë në Nju Jork, pasi u kap nga forcat amerikane gjatë një ...
foto ilustruese MAQEDONIA E VERIUT- Lista e pritjes për transplantim organesh në Maqedoninë e Veriut dominohet nga pacientët që k...