LIVE UPDATES
Bota

Makina fizikisht në Tiranë, gjobitet në Durrës! Polici gaboi në fletën e gjobës 1 numër

Rasti që u trajtua në emisionin investigativ ishte për një gjobë të vendosur nga Policia Bashkiake në Durrës. Megjithëse automjeti i qytetarit ishte fizikisht në Tiranë, ai kishte marrë gjobë në qytetin bregdetar për parkim të gabuar!

11 Janar 2024, 20:48 Nga h.k
Makina fizikisht në Tiranë, gjobitet në Durrës! Polici gaboi
Foto ilustruese

DURRËS-Gjithkush ka pasur dyshime për vendosjen e gjobave vend e pavend nga policia rrugore, ajo e rendit apo edhe policët bashkiakë.

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një problematikë që ka prekur cilindo që ka një automjet.

Rasti që u trajtua në emisionin investigativ ishte për një gjobë të vendosur nga Policia Bashkiake në Durrës. Megjithëse automjeti i qytetarit ishte fizikisht në Tiranë, ai kishte marrë gjobë në qytetin bregdetar për parkim të gabuar!

Në redaksinë e Fiksit u ankua z. Ndrec Voci. “Në datën 14 nëntor 2023 më kanë vendosur një gjobë na makinën “Volswagen Golf 5” në Durrës. Gjoba ishte 2 mijë lekë të rinj. Ishte vendosur për parkim të gabuar.

Iu drejtova Fiksit se gjoba është e padrejtë. Në atë ditë unë s’kam qenë fare në Durrës te vendi ku ishte vendosur gjoba. Makina ka qenë në Tiranë. Gjobën e kam mësuar pas 1 muaji, kur më ka ndaluar policia rrugore dhe më tha ke 1 gjobë”- thotë qytetari.

Në redaksinë e Fiksit u ankua z. Ndrec Voci. “Në datën 14 nëntor 2023 më kanë vendosur një gjobë na makinën “Volswagen Golf 5” në Durrës. Gjoba ishte 2 mijë lekë të rinj. Ishte vendosur për parkim të gabuar. Iu drejtova Fiksit se gjoba është e padrejtë. Në atë ditë unë s’kam qenë fare në Durrës te vendi ku ishte vendosur gjoba. Makina ka qenë në Tiranë. Gjobën e kam mësuar pas 1 muaji, kur më ka ndaluar policia rrugore dhe më tha ke 1 gjobë”- thotë qytetari.

Ai tha se është interesuar te Policia Rrugore dhe i kanë thënë se gjoba është vendosur nga Policia Bashkiake e Durrësit. 

“Telefonova Policinë Bashkiake të Durrësit dhe kërkova policin Arjet Rrapa, që ishte te fleta e gjobës. E pyeta për gjobën dhe më dërgoi në whatsapp një foto tjetër të një makine që i ishte vendosur gjoba. Ajo makinë kishte targë AB 734 JD. Ndërkohë, në fletën e gjobës targa ishte shkruar AB 434 JD, targa e makinës sime. Pra, ishte ngatërruar numri 7 me 4”- vijon ai. Më tej pohon se sapo ka mësuar për kundërvajtjen rrugore, e ka paguar menjëherë, pasi është titull ekzekutiv.

Gjoba kishte shkuar 25 mijë lekë të vjetra. Kam telefonuar policinë dhe më ka marrë një numër në telefon. Mësova se personi ishte vetë polici Arjet Rrapa. Më dërgoi foton e makinës që i kishte vënë gjobën, ishte me targë AB 734 JD. Ndërkohë në fletë ishte targa e makinës sime. I kërkova që të më transferonte paratë e gjobës dhe plus 1 ditë pune 35 mijë lekë. Fillimisht pranoi dhe më pas jo njëherë kam një vdekje, jo kam punë. Edhe sot e kësaj dite s’mi ka paguar. Kur e marr në telefon as më hap më telefonin. Unë dyshoj se mund të jetë ndonjë skemë më e madhe. Më shumë për fenomenin sesa për paratë. Prandaj iu drejtova edhe Fiksit”– thotë z. Voci. Ai tenton që të kontaktojë me policin rrugor Arjet Rrapa, por ai nuk i hap telefonin.

Pas denoncimit, grupi i Fiks Fare shkon në Policinë Bashkiake të Durrësit. Kërkojnë policin Arjet Rrapa, teksa punonjësit i bëjnë me dije se polici është në shërbim. Gazetarët i kërkojnë që të shkojnë atje ku është me “punë” polici. Punonjësi telefonon shefin e tij, i cili thotë se ankimet për gjobat bëhen në bashki.

Gazetarët telefonojnë policin bashkiak Arjet Rrapa. Fillimisht i tregojnë të gjithë problematikën. Polici përgjigjet fillimisht se mund ta ketë bërë gabim. Fiksi i thotë jo “mund, por e ka barë gabim numrin dhe përse nuk kontakton me qytetarin”. Rrapa përgjigjet se do t’ia paguajë atë gjobën, por ka pasur rast vdekje dhe s’ka pasur kohë. Fiksi e pyet disa herë se si mund të ndryshohet targa. Fillimisht, Rrapa thotë se mund ta ketë bërë gabim salla operative. Pyetjes nëse fleta e gjobës është apo jo e saktë, ai përgjigjet se “duhet ta shohë”. “Edhe mund të gabojmë se njerëz të gjallë jemi”- përfundon ai. Fiksi siguroi fletën e gjobës, ku rezulton se gabimi është bërë pikërisht nga ky punonjës. Në vend të numrit 7 ka vendosur numrin 4, çka ka rezultuar targa e denoncuesit, makina e së cilit ka qenë në datën 14 nëntor 2023 fizikisht në Tiranë dhe jo në Durrës!/Marre nga Top Channel 

durres

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj