All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

VOA: Skenarët e mundshëm të përfundimit të luftës në Ukrainë

Gjenerali amerikan në pension, David Petraeus, thotë se nëse Kongresi miraton një paketë ndihme shtesë për Ukrainën me vlerë 61 miliardë dollarë dhe Kievi furnizohet nga Perëndimi me avionë luftarakë F-16 dhe raketa, aeroplanët luftarakë ukrainas mund të operojnë më afër vijës së frontit.

11 Janar 2024, 19:57 Nga h.k
VOA: Skenarët e mundshëm të përfundimit të luftës
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

KIEV-Që nga fillimi i agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, aftësia e Kievit për të luftuar ushtrinë pushtuese është varur nga mbështetja perëndimore. Ndërsa rrezikohen ndihmat për vendin në luftë, ky vit mund të jetë veçanërisht i vështirë për Ukrainën. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Andriy Borys, bisedoi me analistë të çështjeve ushtarake dhe diplomacisë lidhur me situatën në fushën e betejës dhe skenarët e mundshëm të përfundimit të luftës.

Suksesi i Ukrainës në luftën kundër Rusisë varet nga vazhdimi i ndihmës nga Perëndimi, thonë disa ekspertë ushtarakë dhe të sferës së diplomacisë.

Gjenerali amerikan në pension, David Petraeus, thotë se nëse Kongresi miraton një paketë ndihme shtesë për Ukrainën me vlerë 61 miliardë dollarë dhe Kievi furnizohet nga Perëndimi me avionë luftarakë F-16 dhe raketa, aeroplanët luftarakë ukrainas mund të operojnë më afër vijës së frontit. Zoti Petraeus thotë për Zërin e Amerikës se madje e gjithë kjo mund të mos jetë e mjaftueshme për të depërtuar fortifikimet e Rusisë në juglindje.

Ukrainës i duhet të kapërcejë fortifikimet e mëdha në vijën e mbrojtjes ruse që njihet si vija Surovikin, ose në të kundërt të dominojë në ajër. Por nuk jam i sigurt se numri i avionëve që mund të ofrojë Perëndimi do të jetë i mjaftueshëm për të dominuar në ajër”.

Historiani ushtarak Frederick Kagan, me Institutin për Studimet e Luftës, thotë se pa raketa kundërajrore nga Perëndimi, sulmet ruse ndaj qyteteve ukrainase, si ato në Kiev dhe Kharkiv në fillim të janarit, do të jenë edhe më efektive dhe se lufta mund të zgjasë për vite të tëra.

John Herbst, drejtor i Qendrës Euroasia në Këshillin e Atlantikut, thotë se përfundimisht Rusia nuk do ta fitojë luftën.

“Madje, edhe në skenarin më të keq, Ukraina nuk do të pushtohet plotësisht. Ukrainasit zhvilluan një luftë guerile disa vjeçare kundër forcave sovjetike pas Luftës së Dytë Botërore. Le të shpresojmë që nuk shkon deri në atë pikë”.

Lodhja e Rusisë nga lufta mund të jetë pozitive për Ukrainën. Ministria e Mbrojtjes e Britanisë thotë se nëse vazhdon ky ritëm i viktimave ruse, ato do të tejkalojnë mbi gjysmë milioni deri në vitin 2025. Michael Kofman, ekspert për çështjet e ushtrisë ruse në organizatën “Carnegie Endowment for International Peace”, thotë se Rusia ka nevojë për më shumë trupa.

“Rusia mund të rekrutojë trupa të mjaftueshme çdo muaj për të mbuluar humbjet, por nuk ka njerëz të mjaftueshëm për t’i zëvendësuar. Ata do të duhet të dyfishojnë ritmin aktual të mobilizimit ushtarak, ose do të duhet të shpallin një tjetër mobilizim të pjesshëm”.

Zoti Kofman thotë se ndihma ndërkombëtare mund ta ndihmojë Ukrainën që të përshtatet për të zmbrapsur sulmet ruse.

“Ukraina mund ta shtojë prodhimin e dronëve dhe sistemeve të tjera për të zvogëluar nevojën për municione artilerie. Por gjithashtu do të ketë nevojë për burime financiare dhe ndihmë nga Perëndimi për prodhimin industrial dhe ndryshimin e përpjekjeve të luftës për gjërat që mund ti bëjë vetë Ukraina”.

Duke cituar burime anonime të administratës së Presidentit Biden, një artikull i botuar në portalin amerikan “Politico” në dhjetor thekson se Uashingtoni po zhvendos objektivin nga mbështetja e një fitoreje të plotë për Ukrainën, tek manovrat për një marrëveshje paqeje me Rusinë.

Heather Conley, presidente e Fondit Marshall Gjerman të Shteteve të Bashkuara, thotë se Ukraina nuk mund ta pranojë kurrë një marrëveshje paqeje të diktuar nga Rusia.

“Ata duan të marrin gjithçka. Putini e cilëson Odesën një qytet rus. Ata duan të vendosin një regjim kukull në Kiev dhe Ukraina të mos ekzistojë si shtet më vete.”

Por ekspertët paralajmërojnë se një ngjarje e papritur, si vdekja e një udhëheqësi botëror, një fatkeqësi natyrore ose shpërthimi i një lufte të re, gjithashtu mund të çojë në ndryshimin e situatës në Ukrainë.

lufta rusi-ukraine

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet