LIVE UPDATES
Bota

Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në

Në seancën e mbajtur më 29 maj, Qeveria e Malit të Zi miratoi një “letër-qëllim” për të investuar në prodhimin e sistemeve të avionëve pa pilot (UAS) dhe zhvillimin e eksporteve nga aeroportet malazeze

4 Qershor 2025, 08:13 Nga r.ll
Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me
foto ilustruese

MAL I ZI- Autoritetet malazeze planifikojnë të fillojnë prodhimin e dronëve pa pilot, në bashkëpunim me një kompani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe seria e parë do t’i dhurohet Ukrainës, shkruan në një dokument të Qeverisë së Malit të Zi. Kjo qeveri thekson se kjo nismë është në përputhje me orientimin strategjik të Malit të Zi dhe se, mes tjerash, ajo do të forcojë industrinë vendase të mbrojtjes.

“Do t’i përmirësojë kapacitetet e Ushtrisë në raport me NATO-n, do t’i mbështesë nevojat mbrojtëse të Ukrainës, si dhe do ta pozicionojë Malin e Zi si një furnizues të besueshëm të pajisjeve më moderne të mbrojtjes në tregun global”, sipas Qeverisë malazeze.

Se kur do të fillojë prodhimi, nuk dihet, e as sa para do t’i ndajnë autoritetet malazeze për këtë qëllim. Në dokument thuhet se marrëveshja me vlerë deri në 15 milionë dollarë, do të mbështetet nga administrata amerikane e udhëhequr nga presidenti Donald Trump. Përndryshe, këto janë paratë që SHBA-ja i ka ndarë për Ushtrinë e Malit të Zi.

Çfarë parasheh letër-qëllimi?

Në seancën e mbajtur më 29 maj, Qeveria e Malit të Zi miratoi një “letër-qëllim” për të investuar në prodhimin e sistemeve të avionëve pa pilot (UAS) dhe zhvillimin e eksporteve nga aeroportet malazeze. Kjo letër do të nënshkruhet së shpejti nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, dhe drejtori i kompanisë By Light professional IT services LLC., Robert J. Donahue.

Ajo do të jetë një hyrje në kontratën që do të duhet të nënshkruhet në shtator. Ministria e Gjeloshajt nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se ku do të ndërtohet fabrika, kur duhet të fillojë prodhimin dhe sa njerëz do të punësohen. Mali i Zi, gjithashtu, konfirmon me dokumente se do të sigurojë një kornizë legjislative për prodhimin dhe eksportin e komponentëve ushtarakë dhe të materialeve të rrezikshme.

Aktualisht, Qeveria është duke punuar në një projektligj për prodhimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake, i cili duhet të jetë gati deri në fund të vitit. Në këtë iniciativë marrin pjesë tetë ministri, Agjencia për Aviacion Civil dhe Aeroporti i Podgoricës.

Bashkëpunimi me kompanitë malazeze

Qeveria e Malit të Zi do të ndajë gjithashtu fonde për krijimin e një kapaciteti prodhues për sisteme ajrore pa pilot, në bashkëpunim me kompaninë By Light dhe partnerin e saj 4WINDS LLC, të cilët do të themelojnë një kompani në Mal të Zi për nevojat e këtij projekti. Marrëveshja parashikon shfrytëzimin e kompanive nga Mali i Zi dhe rajoni për testimin e teknologjive ajrore dhe nënujore të sistemeve pa pilot.

Në mënyrë të veçantë përmenden dy kompani nga veriu i Malit të Zi, të cilat merren me prodhimin e pajisjeve ushtarake dhe eksplozivëve - Tara Aerospace nga Mojkovci dhe Poliex nga Beranja. Më herët, ato kanë qenë pjesërisht ose plotësisht në pronësi të shtetit, por, ndërkohë, janë privatizuar.

Qeveria i ka ruajtur 12.5 për qind të aksioneve në Tara, e cila është e specializuar për sistemet e sigurisë ajrore dhe vitin e kaluar e ka mbyllur me mbi 8.6 milionë euro fitim. Poliex në Berane, që prodhon eksplozivë, ka operuar gjithashtu me mbi 4.2 milionë euro fitim.

Deri në dhjetë orë fluturim

Në ueb-faqen e kompanisë amerikane By Light mund të gjenden katër lloje dronësh. Aty thuhet se këto mjete fluturuese kanë “kohë të gjatë qëndrimi në fluturim dhe zhurmë të ulët, ndërsa njëkohësisht ofrojnë kapacitete të shumëfishta operacionale si në ajër, ashtu edhe në ujë”.

Më moderni mes tyre është HALO-6 VTOL, ngarkesa maksimale e të cilit është 27.2 kilogramë dhe mund të qëndrojë në ajër deri në dhjetë orë. Kjo kompani ofron gjithashtu trajnime për pilotë dronësh. Ajo dhe degët e saj kanë fituar kontrata të vlefshme me institucionet amerikane.

Vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën

Qeveria e Malit të Zi zotohet se do t’i dhurojë Ukrainës serinë e parë të prodhimit të hershëm të sistemeve pa pilot dhe të pajisjeve mbrojtëse shoqëruese.

“Konflikti i vazhdueshëm në Ukrainë nënvizon nevojën urgjente për sisteme UAS dhe transportin e sigurt të materialeve të rrezikshme”, thuhet në dokument.

Dronët përdoren shpesh në konfliktin mes forcave ruse dhe ukrainase, i cili mori hov pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të fqinjit të saj në shkurt të vitit 2022. Mali i Zi - anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian - i ka ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake prej 11.3 milionë eurosh që nga fillimi i pushtimit, ka strehuar qytetarë ukrainas dhe ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Së voni, Mali i Zi dhe Ukraina kanë rënë dakord për tekstin e një marrëveshjeje dhjetëvjeçare të bashkëpunimit, e cila i referohet mbështetjes në rast të një sulmi të armatosur, investimeve në industrinë e mbrojtjes, bashkëpunimit të inteligjencës dhe rindërtimit të vendit të shkatërruar nga lufta. Marrëveshja nuk është nënshkruar ende. Një marrëveshje e ngjashme me Ukrainën është nënshkruar deri më tani nga tridhjetë vende - kryesisht anëtare të NATO-s./REL

mal i zi shba

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend