LIVE UPDATES
Bota

Mali i Zi: Fushatë e qetë për zgjedhjet parlamentare

15 parti politike, koalicione dhe aleanca do të konkurrojnë për 81 vende në parlamentin republikan.

2 Qershor 2023, 10:37 Nga DOSJA
Mali i Zi: Fushatë e qetë për zgjedhjet parlamentare
foto ilustruese

Mal i Zi- Në Mal të Zi kanë mbetur edhe disa ditë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku 15 parti politike, koalicione dhe aleanca do të konkurrojnë për 81 vende në parlamentin republikan.

Ajo që të bie në sy është fushata e qetë, pa tensione politike, pa tubime të mëdha në ambiente të hapura, pa pllakata dhe bilborde. Analistë të situatave politike thonë, se "opinioni në Mal të Zi tashmë është ngopur me tema të rënda politike, orientimi i politikanëve ndaj temave ekonomike dhe rekomandimeve për rritjen e standardit të qytetarëve dhe arsyeja e tretë e mosinteresimit të opinionit për zgjedhje është dhe vetë raporti i partive poltike”. Tubimet partiake janë duke u mbajtur në mjedise të mbyllura në prani të aktivistëve dhe anëtarëve të partive. Në këto tubime flasin bartësit e listave e më pas në rrjetet sociale jepen materiale nga takimet. Sipas analistëve edhe kjo ka një qëllim të caktuar, është më e lire në kosto dhe më efikase dhe si e tillë mbërrin më shpejt tek votuesit. Shqiptarët e Malit të Zi në këto zgjedhje do të dalin në dy koalicione: "Aleanca shqiptare” dhe "Forumi Shqiptar”.

Zgjedhjet e 11 qershorit janë të gjashtat në radhë që nga pavarësia e Malit të Zi. Zgjedhjet e fundit u mbajtën në vitin 2020 kur pas shumë vitesh Partia Demokratike e Soialistëve (PDS) kaloi në opozitë. Zgjedhjet u shpallën nga ish-presidenti Millo Gjukanoviq, ku edhe ai pas mëse tri dekadash në postin e presidentit dhe të kryeministrit, u mund binshëm nga rivali Jakov Millatoviq që u përkrah edhe nga partitë e tjera qeveritare. Vendi ka një qeveri teknike, e cila prej muajsh të tërë udhëhiqet nga kryeministri në detyrë Dritan Avbazoviq.

Zgjedhjet parlamentare, vendimtare për të ardhmen e vendit

Këto zgjedhje cilësohen shumë të rëndësishme nga faktori ndërkombëtar dhe vendimtare për rrugën që do të ndjekë Mali i Zi. Ata thonë se do të përcjellin me shumë kujdes zgjedhjet edhe për shkak të ndërhyrjeve të jashtme të mundshme, veçanërisht ndërhyrjeve ruse. Po ashtu me rëndësi janë edhe raportet ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë, të cilat herë pas here kanë pasur të çara të mëdha. Këtu partitë pro serbe të tubuara rreth Frontit Demokratik dhe Kishës Ortodokse Serbe e shprehin hapur se janë për lidhje më të forta me Serbinë dhe Rusinë. Liderët e tyre janë shpërblyer me medalje dhe mirënjohje herë nga Aleksandar Vuçiq, herë nga Milorad Dodik e herë nga Vladimir Putini. Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq është i bindur se zgjedhjet e 11 qershorit do të jenë të qeta dhe demokratike. Ai ka pasur dhe takimin e parë si president me përfaqësuesit e subjekteve që garojnë e ku munguan përfaqësuesit e Frontit Demokratik pro-serb. Vizitën e parë zyrtare Millatoviq e bëri në Bruksel dhe në selinë e NATO-s, ku tha se synim i Malit të Zi mbetet integrimi në Bashkimin Evropian dhe përshpejtimi i reformave me qëllim që vendi të jetë përsëri lider në rrugën drejtë integrimit evropian.

Përkrahje sërbëve të Kosovës

Ditëve të fundit lider dhe funksionarë nga radhët e Frontit Demokratik pro-serb, thonë se nëse do të kenë poste të rëndësishme në qeverisjen e vendit pas zgjedhjeve të 11 qershorit do të kërkojnë zhvlerësimin e vendimit për njohjen e Kosovës. Në Podgoricë në selinë e Kishës Ortodokse serbe, pas ngjarjeve në Mitrovicën e veriut, u mblodhën disa qindra qytetarë në shenjë mbështetjeje për serbët e Kosovës. Pjesëmarrësit ishin veshur me bluza me mesazhe "Mali i Zi –Rusi”, "Vëllai për vëllain”, nuk ka dorëzim, etj.

Po ashtu ata brohoritnin "Kosova është zemra e Serbisë”. Ndërsa tubimin i Podgoricës u tha se u organizua nga një grup qytetarësh, të enjten (01.06) në Nikshiq koalicioni pro-serb ,”Për të ardhmen e Malit të Zi” organizoi tubimin tjetër në përkrahje të serbëve të Kosovës. Tubimi në qytetin e Nikshiqit i dyti për nga numri i banorëve pas Podgoricës u organizua, sikurse u shpreh lideri i partisë Demokratike Popullore, Milan Knezheviq, ”me bekimin e autoriteteve të Kishës Ortodokse serbe. Sipas tij me këtë tubim synohet dërgimi i mesazheve botës se "Vëllezërit serb në Kosovë dhe Metohi” nuk janë vetëm dhe se gjithmonë do të jenë pranë tyre.

zgjedhjet parlamentare mal i zi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj