Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, fajësoi Qeverinë e Kosovës për veprimet që çuan në “përshkallëzim të tensioneve në veri dhe rritje të destabilitetit”.
Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, Chris Murphy, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen “në mënyrë agresive” në Ballkan dhe fajësoi autoritetet e Kosovës për tensionet aktuale në veri të vendit.
"Ne duhet të angazhohemi në mënyrë agresive në Ballkan për të mbrojtur paqen, sepse tani nuk mund ta përballojmë shuarjen e zjarreve të vërteta në atë rajon", tha Murphy në një intervistë për National Journal, pas kthimit në Uashington nga një turne ballkanik, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Tensionet në veri të Kosovës janë të larta, prej se Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të tri komunave me shumicë serbe - Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç - të hyjnë në ndërtesat komunale, më 26 maj, përkundër rezistencës së banorëve lokalë. Revolta e tyre u shndërrua në përleshje të dhunshme me pjesëtarë të misionit të NATO-s, KFOR, më 29 maj.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, fajësoi Qeverinë e Kosovës për veprimet që çuan në “përshkallëzim të tensioneve në veri dhe rritje të destabilitetit”.
Murphy, i cili u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë, më 22 maj, u pajtua me Blinkenin se situata mund të ishte zgjidhur me diplomaci dhe jo me forcë.
“Ai nuk duhej të lëvizte aq shpejt me vendimin për t'i marrë ato ndërtesa [komunale]”, tha Murphy.
“Ai mund të priste dhe të përpiqej ta zgjidhte këtë nëpërmjet ndërmjetësve si Shtetet e Bashkuara”, tha senatori amerikan.
Kjo situatë, sipas tij, i dha Rusisë mundësi për të nxitur trazira.
“Rusia luan lojëra në Ballkan. Ajo përpiqet të nxisë përçarje dhe konflikte. Ajo shpreson se do të ketë konflikt në Ballkan, një konflikt real kinetik që do të largonte Shtetet e Bashkuara dhe Evropën nga konflikti në Ukrainë”, tha Murphy.
Murphy tha se shpreson që kur të qetësohet situata në veri të Kosovës, njerëzit ta kthejnë vëmendjen te zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit./REL
Vladimir Putin dhe Vera Putina RUSI- Një grua që prej vitesh pretendonte se ishte nëna e fshehtë e Vladimir Putinit, ka vdeku...
Në të gjithë botën është duke ndryshuar mënyra si trajtohet kanabisi. Përdorimi i tij në fushën e mjekë...
foto ilustruese GREQI- Lidhur me rastin e përdhunimit të një 12-vjeçareje në Greqi, ka shkuar në 29 numri i personave t&eu...
Vatikan ITALI- Një ngjarje e pazakontë është raportuar në Itali. Mediat e huaja raportojnë se një burrëësht&e...
Lufta në Ukrainë RUSI- Dy fshatra në rajonin perëndimor të Rusisë Bryansk janë granatuar nga forcat ukrainase, por ...
Raketa SHBA- Në përgjigje të vendimit të Rusisë për të pezulluar traktatin bërthamor START, administrata e presiden...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në samitin e liderëve evropianë të mbajtur në kryeq...
luftime te ashpra SENEGAL- Nëntë persona u vranë në Senegal të enjten, në përleshjet midis policisë dhe mbësh...
Zjarr në Guajana BRAZIL- Një konvikt vajzash në Brazil është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Medi...
Droga HONG KONG- Sipas një raporti të ri, tregtia e drogës sintetike në Azi po kap "nivelet ekstreme", me grupet e krimit që ...