All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

A shkakton kanabisi depresion tek të rinjtë?

Marihuana është substanca e përdorur më shumë nga të rinjtë në gjithë botën. Sipas shkencëtarëve të Universitetit Columbia në Nju Jork, më shumë se 2,5 milionë të rinj konsumojnë me raste kanabis në SHBA dhe kjo tendencë është në rritje. Prandaj tendenca e legalizimit dhe lejimit të përdorimit për arsye mjekësore ka lëshuar sinjalet e alarmit për shumë ekspertë, sidomos kur bëhet fjalë për rreziqet e mundshme për shëndetin e minorenëve dhe të rriturve në moshë të re.

2 Qershor 2023, 09:10 Nga A.B
All - Paragraf - 1

A shkakton kanabisi depresion tek të rinjtë?

Në të gjithë botën është duke ndryshuar mënyra si trajtohet kanabisi. Përdorimi i tij në fushën e mjekësisë është duke u studiuar gjithnjë e më shumë duke diskutuar madje legalizimin. Tetë vende mes të cilave Kanadaja, Uruguaji, Meksika dhe Tailanda si dhe 22 shtete në SHBA e kanë legalizuar tashmë përdorimin privat të kanabisit në kohën e lirë. Rreth 50 vende kanë vendosur ta lejojnë kanabisin për përdorim mjekësor. Shumë vende të tjera janë duke përpiluar ligjet për ta lejuar. Por, ngjashëm si me duhanin dhe cigaren, legalizimi i kanabisit nuk do të thotë që kjo drogë është e padëmshme.

Marihuana është substanca e përdorur më shumë nga të rinjtë në gjithë botën. Sipas shkencëtarëve të Universitetit Columbia në Nju Jork, më shumë se 2,5 milionë të rinj konsumojnë me raste kanabis në SHBA dhe kjo tendencë është në rritje. Prandaj tendenca e legalizimit dhe lejimit të përdorimit për arsye mjekësore ka lëshuar sinjalet e alarmit për shumë ekspertë, sidomos kur bëhet fjalë për rreziqet e mundshme për shëndetin e minorenëve dhe të rriturve në moshë të re.

Nuk është shumë e qartë kur mbyllet cikli i zhvillimit tek të rriturit. E qartë është vetëm se në këtë periudhë trupi i njeriut pëson shumë ndryshime biologjike, edhe në tru. Këto ndryshime e bëjnë më të vështirë identifikimin e pasojave që shkakton përdorimi i kanabisit tek të rinjtë. Sipas një institucioni amerikan, Institutit Kombëtar për shëndetin mendor, që varet nga Ministria Amerikane e Shëndetësisë, truri zhvillohet deri në moshën e mesit të njëzetave. Gjatë kësaj kohe shpaloset për shembull përpunimi i emocioneve, trajtimi i stresit, motivimi dhe shpërblimi, marrja e vendimeve, kryerja e veprimeve të menduara mirë, kontrolli i impulsive dhe të menduarit logjik.

Njëkohësisht zvogëlohet substanca gri e trurit duke krijuar gjithnjë e më shumë substancë të bardhë, me anë të të cilës sekorë të ndryshëm të trurit mund të komunikojnë më mirë me njëri tjetrin.

Kjo e vështirëson jetën e një të riu. Ndryshime të mëdha pëson jo vetëm trupi, shpesh të rinjtë luftojnë edhe më çështjet e identitetit të tyre, me presionin social, presionin që shkaktohet në raste emergjence, dinamikat brenda familjes dhe probleme të tjera. Të gjitha këto ndryshime dhe rëndesa mund të bëjnë që të rinjtë të vuajnë më shpesh nga problemet psiqike si gjendja e frikës dhe depresionet. Ato mund të jenë edhe një nga arsyet pse për t’u ftilluar të rinjtë përdorin marihuana. Këtë shpjegon autoriteti amerikan për përdorimin e substancave abuzive dhe shëndetit mendor, SAMHSA (Substance Abuse and Mental Health Services Administration). Detyra e tij është të përmirësojë kujdesin për lëndët që krijojnë varësi dhe të sëmurët psiqikë.

Por problemi është se prej konsumimit të marihuanës në afat të gjatë keqësohen problemet psiqike. Nëse truri ndodhet ende në fazë zhvillimi, ai reagon me ndjeshmëri të madhe ndaj substancave si alkooli, tabaku, marihuana dhe substancat e tjera që krijojnë varësi.

Sipas shoqatës amerikane për psiqiatrikën e fëmijëve, American Academy of Child and Adolescent Psychiatry, ka qenë e mundur të dëshmohet se këto substanca ndryshojnë ose vonojnë disa nga zhvillimet e trurit gjatë adoleshencës. Në rastin e kanabisit janë duke u dhënë gjithnjë e më shumë dëshmi që tregojnë se shkakton ndryshime në trurin e adoleshentëve.

Mungesë përqendrimi dhe probleme me të mësuarin

Sipas autoriteteve amerikane të shëndetësisë, Centers for Disease Control and Prevention (CDC) kjo do të thotë vështirësim të procesit të të menduarit dhe procesit të zgjidhjes së problemeve, mungesë përqëndrimi dhe vështirësim të procesit të përqëndrimit. Në studimet e bëra është vërejtur të ketë lidhje midis konsumimit të kanabisit dhe problemeve psiqike si gjendja e frikës dhe depresionet. Njerëzit që përdorin kanabis kanë tendenca më të shpeshta për episode psikotike.

Një studim i publikuar në revistën shëndetësore amerikane, “Journal of the American Medical Association” (JAMA), është marrë me të rinjtë që gjatë 12 muajve të fundit kanë konsumuar kanabis me raste, pra konsumim që nuk ka arritur të kthehet në varësi. Për këtë studim janë bërë vlerësimet e përgjigjeve të dhëna nga 70 mijë adoleshentë, përgjigje që janë marrë për të bërë vlerësimet statistikore federale për shëndetin dhe konsumin e lëndëve që krijojnë varësi, në vitin 2019. Studimi tregon se në krahasim me të rinjtë që nuk tymosin marihuanë, të rinjtë që përdorin pak kanabis kanë dy deri katër herë më shumë probleme psiqike si depresione, mendime suicidale, vonim të proceseve të të menduarit dhe probleme me përqëndrimin.

Kjo tregon se ekziston një lidhje midis konsumit të marihuanës dhe problemeve psiqike, pyetja është vetëm nëse njëra të çon direkt tek tjetra. Një studim tjetër botuar pak më parë në revistën “JAMA Psychiatry”, tregon se konsumi i marihuanës në moshë të re rrit rreziqet që në jetën e mëvonshme të zhvillohen depresione ose mendime suicidale. Megjithatë një studim i publikuar në revistën “Journal of Psychopharmacology” në vitin 2002, thotë se në krahasim me të rriturit që konsumojnë kanabis, adoleshentët që konsumojnë kanabis nuk vuajnë më shpesh nga problemet psiqike si depresione dhe frika. Kjo mund të thuhet vetëm për adoleshentët që kanë qenë të varur nga kabanisi.

Studimet diatomike nuk thonë gjë për shkaqet 

Lidhja ekzistuese nuk thotë gjë për kauzalitetin, shkakun dhe pasojën. Kjo është pak si pyetja kush ka ekzistuar më parë pula apo veza. E vështirë është të thuash nëse kanabisi është përgjegjës për prirjen për depresione dhe probleme të tjera psiqike, apo të rinjtë që kanë këto probleme kanë më shumë prirje të konsumojnë kanabis.

Një analizë e revistës “Frontiers in Psychiatry” e vitit 2020 vlerëson dijet e deritanishme për kanabisin dhe trurin e të rinjve. Rezultati: Për shkak të mënyrës se si janë konceptuar këto studime diatomike, ne nuk dimë asgjë për lidhjen që ekziston midis konsumit të kanabisit dhe shëndetit psiqik.

Studimet diatomike analizojnë grupe të ndryshme personash në një moment të caktuar kohor. Synimi është mbledhja e informacioneve për një temë të caktuar, gjatë të cilit nxirren për një herë të dhënat nga një numër i madh personash. Shkencëtarët analizojnë këto të dhëna dhe përpiqen të krijojnë modelet ose të gjejnë lidhjet. Por çfarë shkaktohet nga çfarë? Ata nuk janë në gjendje të përcaktojnë një gjë të tillë.

Në studim është thënë po ashtu se se si konsumimi i kanabisit ashtu problemet psiqike mund të shkaktohen nga diçka tjetër, përshembull ndjeshmëria e adoleshentëve ndaj stresit dhe gjendjes së frikës. Për të ditur nëse konsumimi i kanabisit shkakton vërtet probleme psiqike tek të rinjtë, duhen bërë studime të tjera./DW

kanabis depresion

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën