LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Franca, Gjermania dhe BE-ja kërkojnë zgjedhje të reja në veri të KosovëS

Presidenti Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz u takuan me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të takimit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin e Moldavisë. Ai tha se nga presidentët kërkuan vendime të qarta që javën e ardhshme.

2 Qershor 2023, 08:36 Nga a.l
Analiza e VOA: Franca, Gjermania dhe BE-ja kërkojnë zgjedhje të
Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të enjten se Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë që të organizojnë zgjedhje të reja në veri të Kosovës sa më parë që është e mundur. Ai i bëri këto komente në një konferencë në Kishinau duke theksuar se javët në vijim do të ketë “vendime të qarta” për situatën në veri të Kosovës.

Presidenti Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz u takuan me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të takimit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin e Moldavisë. Ai tha se nga presidentët kërkuan vendime të qarta që javën e ardhshme.

“Ajo që kërkuam nga të dyja palët është shumë e thjeshtë: organizimi sa më parë i zgjedhjeve të reja në këto katër komuna si angazhim nga ana e Kosovës, pjesëmarrje e qartë e partive serbe në këto zgjedhje dhe zgjidhje të shpejtë të çështjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nga ana e Kosovës”, tha presidenti Macron, duke nënvizuar se “secila palë do të këshillohet dhe do të kthehen javën e ardhshme me përgjigje të qarta”.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili mori pjesë në takim tha se dështimi për t’i përmbushur të tri kërkesat “do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”.

Kancelari gjerman Olaf Sholz, tha se palët duhet të bëjnë gjithçka për të ulur tensionet dhe për të ecur përpara.

“Kjo kërkon guxim nga të gjithë të përfshirët, sepse ata do të duhet të luajnë rolin e tyre në kuadër të përgjegjësisë politike për të siguruar që ulja e tensioneve të ketë sukses”, tha kancelari gjerman.

Presidentja Osmani tha se takimi me presidentin Vuçiç “nuk ishte negociatë”, ndërsa nënvizoi se “Kosova është gati për të mbajtur zgjedhje të reja në veri nëse zhvillohen përmes procesit ligjor”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehu ndërkaq përkushtimin e tij “për të punuar me Shtetet e Bashkuara për të ulur tensionet” në veri të Kosovës.

Përmes postimeve në rrjetet sociale ai tha se se ka biseduar me zëvendës këshilltarin amerikan për siguri kombëtare, Jon Finer, dhe senatorët Chris Murphy, Pete Ricketts dhe Jeanne Shaheen.

“Ulja e tensioneve kërkon përfundim të menjëhershëm të dhunës nga turmat e mbështetura nga Beogradi kundër zyrtarëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në ato komuna”, shkroi ai.

Diplomacia perëndimore është vënë në përpjekje për të zbutur krizën në veri të Kosovës, ku të hënën 30 trupa paqeruajtëse të NATO-s u plagosën në përplasje me protestues serbë.

Tensionet në zonë u rritën pasi të premten e kaluar kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u bojkotuan nga serbët, hynë në ndërtesat komunale për të marrë detyrën. Protestuesit serbë kërkojnë largimin e kryetarëve shqiptarë si dhe largimin e njësive të posaçme të policisë nga ndërtesat e komunave.

Trazirat nxitën shqetësimin për ripërtëritjen e konflikteve në rajon dhe NATO-ja vendosi shtimin e trupave në Kosovë. Beogradi i cili kundërshton pavarësinë e Kosovës, vendosi javën e kaluar ngritjen e shkallës së gatishmërisë ushtarake dhe urdhëroi trupat të vendosen pranë kufirit me Kosovën.

Shtetet e Bashkuara e kanë fajësuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve, duke thënë se përdorimi i forcës për të futur në zyra kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe, dëmtoi përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që të largojë policinë nga zyrat komunale dhe që kryetarët të punojnë në zyra alternative. Ndërsa presidentit serb Aleksandar Vuçiç të ulë nivelin e gatishmërisë së forcave ushtarake serbe dhe t’u bëjë thirrje banorëve serbë të Kosovës të mos kundërshtojnë KFOR-in dhe të mos kryejnë veprime të dhunshme. Sektretari Blinken u bëri thirrje enjten Kosovës dhe Serbisë të marrin hapa të menjëhershëm për uljen e tensioneve, duke paralajmëruar se situata aktuale pengon proceset e integrimit euroatlantik të të dyja vendeve./ VOA 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet