LIVE UPDATES
Bota

Maqedonia e Veriut/ Kodi Zgjedhor "kufizon" garën e nismave qytetare votime

Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nismat qytetare nga 1.000 nënshkrimet e votuesve të regjistruar në një njësi zgjedhore, tani do të duhet të mbledhin të paktën një për qind të nënshkrimeve nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në atë njësi zgjedhore ku do të konkurrojnë me listë për deputet.

24 Mars 2024, 18:32 Nga M.B
Maqedonia e Veriut/ Kodi Zgjedhor "kufizon" garën e nismave
Foto ilustruese

MAQRDONIA E VERIUT- Nismat qytetare thonë se ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor kufizojnë në masë të madhe pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare, të cilat janë caktuar të mbahen më 8 maj. Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nismat qytetare nga 1.000 nënshkrimet e votuesve të regjistruar në një njësi zgjedhore, tani do të duhet të mbledhin të paktën një për qind të nënshkrimeve nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në atë njësi zgjedhore ku do të konkurrojnë me listë për deputet. Me këtë trefishohet, përkatësisht katërfishohet numri i nënshkrimeve që duhet të mbledhin nismat e pavarura që të mund të konkurrojnë në zgjedhjet parlamentare.

Nismat qytetare, për këtë arsye, kanë kërkuar që me procedurë të përshpejtuar ashtu siç u bënë ndryshimet në Kodin Zgjedhor të ulet kuota e nënshkrimeve të grumbulluara si dhe të lejohet që emri i listave të pavarura të këshilltarëve të shënohet në tërësi në fletat e votimit dhe t’u mundësohet qasje e të pavarurve në listat zgjedhore. Nga ana tjetër, partitë politike, që kanë votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Bashkimi Demokratik për Integrim, VMRO DPMNE-ja dhe Lidhja Social Demokrate, ndryshimet në Kodin Zgjedhor i kanë arsyetuar me kërkesën për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it në legjislacionin zgjedhor. Kryetari i grupit punues të ngritur nga Ministria e Drejtësisë për hartimin e një Kodi tërësish të ri zgjedhor, Aleksandar Novakovski, thotë për Radion Evropa e Lirë(REL), se jo vetëm që ngritja e pragut nuk është kërkesë e OSBE-së, por një gjë e tillë nuk është ngritur fare si çështje.

“Në asnjë rast çështja që ka të bëjë me kuotën e nënshkrimeve që duhet të mbledhin nismat qytetare, nuk ishte propozim për shqyrtim, as nuk ishte pjesë e rekomandimeve të OSBE-së”, thotë Aleksandar Novakovski, i cili është edhe ish-kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Nga nisma qytetare Më Mirë për Tetovën, thonë për REL-in se me ndryshimet e fundit ligjore, në masë të theksuar ngulfatet veprimi i iniciativave qytetare. Sipas tyre, veprimi i iniciativave qytetare paraqet vlerë të shtuar për debate konstruktive në institucionin ligjvënës duke trajtuar çështjet që janë me interes për qytetarët dhe jo partitë politike.

“Iniciativat qytetare diskriminohen në dobi të partive politike. Ky veprim i përbashkët i partive politike nxjerr në sipërfaqe lojën e dyfishtë të politike, kinse mes vete janë armiq të përbetuar para publikut, por në fakt gjithmonë gjejnë mënyrën për të bashkëvepruar kur cenohet terreni i tyre”, thotë Agron Arifi, nga nisma qytetare Më Mirë për Tetovën.

Gorjan Jovanovski, nga nisma qytetare Green Human, që në zgjedhjet e fundit lokale arriti të fitojë dy ulëse në Këshillin e Qytetit të Shkupit, lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor thotë se partitë politike nuk dëshirojnë të kenë në Kuvend nisma qytetare. Pavarësisht zënkave, thotë ai, partitë arrijnë të krijojnë aleanca për interesa të caktuara partiake dhe kjo gjë e di se do të jetë shumë e vështirë kur bëhet fjalë për nismat qytetare.

“Thjesht, luhet krejtësisht në kundërshtim me të gjitha rekomandimet e OSBE-së që të hiqet kërkesa për mbledhjen e nënshkrimeve në përgjithësi, sepse paraqet pengesë për përfshirjen e qytetarëve në punën e institucioneve. Me këtë, fjalë për fjalë, po tentojnë t'i largojnë të gjithë ata kandidatë të pavarur, përfshirë edhe neve, të cilët në zgjedhjet e kaluara arritëm të zëmë vend dhe të punojmë brenda këshillave si përfaqësues të qytetarëve”, thotë Jovanovski.

Ndryshmet në Kodin Zgjedhor bëhen vetëm dy muaj para mbajtje së zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 24 prill dhe atyre parlamentare që do të mbahen më 8 maj. As në këto zgjedhje parlamentare nuk përfshihet kërkesa e ekspertëve që listat për zgjedhjen e deputetëve të jenë të hapura për të anashkaluar ndikimin e kryetarit të partisë në caktimin e deputetëve, por vetë qytetarët të jenë ata se kush dëshiron t’i përfaqësojë në Kuvend./ REL

zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj