LIVE UPDATES
Bota

Maqedonia e Veriut ndalon regjistrimin e shoqatave që nxisin urrejtje

Përveç këtyre dy shoqatave, në procedurë është regjistrimi edhe i një shoqate tjetër me emrin e Car Ferdinandit, i cili gjatë Luftës së Parë Botërore ka sunduar me Bullgarinë dhe territorin e Maqedonisë së atëhershme.

18 Tetor 2022, 16:01 Nga k.m.
Maqedonia e Veriut ndalon regjistrimin e shoqatave që nxisin urrejtje
Foto ilustruese

Shoqatat kulturore, fondacionet dhe organizatat joqeveritare që do të regjistrohen në Maqedoninë e Veriut nuk do të mund të mbajnë emra, pseudonime apo shkurtesa të personave që kanë çfarëdolloj lidhshmërie me jotolerancën racore, kombëtare, fetare, urrejtjen, gjenocidin, ekstremizmin, përhapjen ose mbështetjen e fashizmit, nazizmit dhe nacional socializmit. Kështu thuhet në ndryshimet në Ligjin për regjistrimin e shoqatave kulturore e organizatave tjera, pasi zgjidhja aktuale nuk parashikonte kriteret e tilla, për të cilat tani ka konsensus mes të gjitha partive politike në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Ndryshimet në këtë ligj u imponuan pas regjistrimit të dy shoqatave kulturore bullgare me emrin Vanço Mihajllovit në qytetin e Manastirit dhe Car Borisit në Ohër, që nxitën reagime të shumta, pasi bartësit e emrave të këtyre shoqatave njihen si bashkëpunëtorë të Gjermanisë Naziste dhe autorët kryesorë të masakrave e dëbimit të hebrenjve, por edhe të maqedonasve për shkak të kundërshtimit të ideve naziste.

Përveç këtyre dy shoqatave, në procedurë është regjistrimi edhe i një shoqate tjetër me emrin e Car Ferdinandit, i cili gjatë Luftës së Parë Botërore ka sunduar me Bullgarinë dhe territorin e Maqedonisë së atëhershme.

“Gjatë shtatë muajve të fundit jemi dëshmitarë të përhapjes të të ashtuquajturave klube kulturore, të emëruara sipas figurave të diskutueshme, nazistëve dhe fashistëve. Ky ligj duhet t'i japë fund regjistrimit të shoqatave dhe fondacioneve të tilla”, tha Rashela Mizrahi , deputete e VMRO DPMNE-së, e cila edhe kishte propozuar ndryshimet në këtë ligj.

Protesta në Ohër kundër Carit bullgar 

Ndryshime ligjore, të ngjashme me ato të VMRO-s, kishte propozuar edhe Lidhja Social Demokrate, dhe më pas propozimet u harmonizuan në një ligj të vetëm.

"Ne mbështesim të drejtën e lirisë së bashkimit të njerëzve në shoqata, por duhet të ngrihemi edhe për vlerat mbi të cilat bazohet vendi ynë, të cilat janë vlera anti-fashiste, ndaj do të mbështesim çdo propozim që është në atë drejtim”, deklaroi deputetja e LSDM-së, Sanela Shkrijel.

Sipas ndryshimeve ligjore, nëse një shoqatë dëshiron të mbajë emrin e një personaliteti historik, duhet të marrë pëlqimin e Ministrisë së Drejtësisë. Organizatat dhe shoqatat do të duhet të harmonizojnë emrat dhe titujt e tyre me këtë ligj brenda tre muajve dhe nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë do të fshihen nga Regjistri Qendror i Maqedonisë së Veriut. Ndalesat për shoqatat kulturore e organizatat tjera do të vlejnë edhe për partitë politike të cilat gjithashtu në programet e tyre nuk duhet të përmbajnë nxitje etnike, fetare, kombëtare, urrejtje, apo të mbështesin gjenocidin, ekstremizmin, përhapjen ose mbështetjen e fashizmit, nazizmit dhe nacional socializmit.

“Nuk duhet të kemi dilema. Ne nuk jemi kundër asnjë shoqate, por duhet të mbrojmë themelet tona, që janë vlera anti-fashiste. Partitë politike në programet e tyre të mos kenë programe me qëllim nxitjen e urrejtjes, jotolerancës etnike apo përhapjen e fashizmit, nazizmit e kështu me radhë”, deklaroi kryetari i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski.

Shoqatat bullgare ishin formuar nga shtetas të Maqedonisë së Veriut me prejardhje bullgare, ndërkohë që debati për ligjin e ri është duke u ndjekur edhe në zyrtarët në Bullgari, të cilët kanë thënë se “ndalimi i shoqatave me emrat e personaliteteve bullgare nënkupton edhe mohimin e identitetit të tyre”.

“Më habit një paradoks i pabesueshëm: nëse emri i Vanço Mihajllovit konsiderohet i paligjshëm dhe fyes për ndjenjat kombëtare maqedonase, atëherë duhet ta ndalojnë edhe partinë VMRO, sepse në krye të kësaj organizate ka qenë pikërisht Vanço Mihajllov, emrin e të cilit e mban një shoqatë kulturore bullgare”, ka deklaruar bashkëkryetari i komisionit të përbashkët maqedonas-bullgar për çështje historike, Angel Dimitrov, në një deklaratë për mediat në Sofje./REL

car ferdinandi maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit