LIVE UPDATES
Bota

Maqedonia e Veriut në prag të fushatës presidenciale, VOA: Shqiptarët përfaqësohen me Bujar Osmanin dhe Arben Taravarin

Për këtë duhen 10 mijë nënshkrime ose mbështetja e tridhjetë deputetëve në parlament. Në garë deri tani janë 13 kandidatë, ndër ta edhe individë të panjohur për publikun.

25 Shkurt 2024, 22:00 Nga N.F
Maqedonia e Veriut në prag të fushatës presidenciale, VOA:
Foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut po mbledhin nënshkrimet e nevojshme për të hyrë në garë. Për këtë duhen 10 mijë nënshkrime ose mbështetja e tridhjetë deputetëve në parlament. Në garë deri tani janë 13 kandidatë, ndër ta edhe individë të panjohur për publikun. Partitë shqiptare edhe pse garojnë për zgjedhjet e 24 prillit, po e përqendrojnë kërkesën e tyre tek zgjedhja e presdentit me konsensus në parlament.

Garuesit e partive kryesore maqedonase, VMRO-DPMNE dhe Lidhja Social Demokrate pritet të konfirmohen nga kuvendet qendrore të partive. Stevo Pendarovski i Lidhjes Social Demokrate do të garojë për një mandat të dytë, teksa Gordana Siljanovska Davkova e VMRO-DPMNE-së garon sërish pas pesë vjetësh. Në vitin 2019 ajo humbi përballë zotit Pendarovski.

Shqiptarët përfaqësohen me Bujar Osmanin e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Arben Taravarin e opozitës së njohur tani me moton ‘VLEN’. Këta të fundit pritet të marrin dhjetra mijë vota në raundin e parë, por pak është e besueshme se njëri nga ta mund të kalojë në raundin e dytë, sepse deri më tani nuk ka ndodhur që një shqiptar të përballet në balotazh me një garues maqedonas për president. Por, është elektorati shqiptar që ndihmon zgjedhjen e presidentit në këtë vend.

Për të fituar zgjedhjet që në raundin e parë nevojitet mbi pesëdhjetë përqindëshi i votave të elektoratit. Maqedonia e Veriut ka pak mbi 1 milion e 800 mijë votues, ndërsa shënohet një trend në ulje i interesimit për të votuar. Analisti Xhelal Neziri vlerëson se zgjedhjet presidenciale do të jenë të tensionuara për shkak se mbahen vetëm dy javë para zgjedhjeve parlamenare.

“Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të jetë një lloj ankete, ose matje e peshës për partitë politike dhe një lloj momenti që mëpastaj mund të shfrytëzohet dhe materializohet për zgjedhjet parlamenatre. Në rast se një kandidat fiton në zgjedhjet presidenciale atëherë edhe partia politike më pas do të mundohet të ndërtojë një narrativ fitues, të promovojë një eufori edhe për zgjedhjet parlamentare. Për këtë arsye, mendoj se do të jenë këto zgjedhje të tensionuara mirëpo duke pasur parasyshë profilin e vetë kandidatëve që garojnë, mendoj se do të jetë interesante dhe përmbajtësore”, thotë zoti Neziri.

BDI-ja po hyn në fushatë me një retorikë për rrezikun që i kanoset vendit nga ndikimet keqdashëse dhe hibride ruse, ndërsa opozita shqiptare ka për qëllim kryesor ta fitojë BDI-në, e cila po bën njëzet vjet në pushtet.

Maqedonia e Veriut është demokraci parlamentare megjithëse presidenti zgjidhet në votime të drejtpërdrejta, kompetencat e tij janë të kufizuara. Partitë shqiptare prej tani ngulin këmbë që presidenti të zgjidhet në parlament me dy të tretat e votave, por për këtë mbase duhet pritur mandatin e radhës. Zoti Neziri thotë se kjo kërkesë është e kahershme e partive shqiptare për të shtuar gjasat që në postin e presidentit të ulet një shqiptar, ndërsa nuk shikon shumë shpresa te vetë garuesit dhe partitë shqiptare në garën e pritshme. Analisti ka dilema mbi efektshmërinë e ofertës së tyre për të votuar idenë dhe jo kandidatin:

“Është një lloj paradoksi sepse edhe BDI-ja edhe VLEN-i kanë dalë me kandidatët e tyre, ndërkohë që kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor për zgjedhjen e presidentit. Në një farë forme, kanë filluar garën me një pesimizëm, me një rezultat që prej tani e parashikojnë se nuk do t’ia arrijnë qëllimit. Por po promovojnë se nëpërmjet këtyre votave që do të grummbullojnë, do të tentojnë të artikulojnë kërkesën e tyre për ndryshim të Kodit zgjedhor, pra për ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së presidentit”, thotë në një bisedë me Zërin e Amerikës, analisti Xhelal Neziri.

Marrë nga VOA

maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj