All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Zelensky njofton kundërofensivë të re kundër forcave pushtuese ruse

“Kemi një plan të qartë për një kundërsulm, por nuk mund t'ju them detajet”, tha zoti Zelenskiy gjatë një konference shtypi në kryeqytetin Kiev. Ai tha se ndryshimet në udhëheqjen ushtarake në fillim të muajit kishin lidhje me planin e ri në fushën e betejës. Ai tha se si rezultat i rrjedhjes së informacioneve po hartoheshin disa plane, pa dhënë hollësi të tjera.

25 Shkurt 2024, 21:11 Nga S.N
Zelensky njofton kundërofensivë të re kundër forcave
Volodymyr Zelensky
All - Paragraf - 1

UKRAINË- Ukraina ka një plan të qartë për një kundërofensivë të re kundër forcave pushtuese ruse, tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy të dielën, duke shtuar se nuk mund t’i zbulonte detajet.

Vitin e kaluar trupat ukrainase ndërmorën një kundërofensivë, por nuk ishin në gjendje të thyenin vijën e përforcuar të agresorit rus në jug dhe lindje të vendit.

“Kemi një plan të qartë për një kundërsulm, por nuk mund t'ju them detajet”, tha zoti Zelenskiy gjatë një konference shtypi në kryeqytetin Kiev. Ai tha se ndryshimet në udhëheqjen ushtarake në fillim të muajit kishin lidhje me planin e ri në fushën e betejës. Ai tha se si rezultat i rrjedhjes së informacioneve po hartoheshin disa plane, pa dhënë hollësi të tjera.

Zelenskiy tha më herët se planet e Kievit për kundërofensivën e vitit e kaluar kishin përfunduar "në Kremlin" përpara se të fillonte operacioni. Ai nuk tha se si kishte ndodhur rrjedhja e sekreteve.

Presidenti Zelenskiy tha të dielën se 31,000 ushtarë ukrainas ishin vrarë që nga fillimi i agresionit rus dy vjet më parë, shifra e parë zyrtare pas më shumë se një viti. Ai tha në një konferencë shtypi në Kiev se nuk mund të zbulonte numrin e të plagosurve sepse do të ndihmonte planifikimin ushtarak rus.

“31,000 trupa ukrainase janë vrarë në këtë luftë. Jo 300,000 apo 150,000. Putini gënjen. Por megjithatë, kjo është një humbje e madhe për ne”, tha presidenti ukrainas.

Mykhailo Podolyak, ndihmës i presidentit, tha në fund të vitit 2022 se ishin vrarë 13,000 ushtarë ukrainas që fillimi i agresionit më 24 shkurt.

Në muajin gusht, gazeta "New York Times" citoi zyrtarët amerikanë të kenë thënë se numri i të vdekurve ukrainas është afër 70,000. Në të njëjtin artikull thuhej se Rusia kishte humbur në luftë 120,000 trupa.

Zoti Zelenskiy u tha gazetarëve se 180,000 ushtarë rusë ishin vrarë në luftime. Rusia nuk i publikon humbjet në fushën e betejës, duke i konsideruar si sekret shtetëror. Të dy vendet i cilësojnë humbjet e palës kundërshtare si të mëdha.

Udhëheqësi ukrainas tha gjithashtu se dhjetëra mijëra civilë ishin vrarë në zonat e pushtuara nga forcat ruse. Kievi thotë se nuk mund ta vlerësojë me saktësi shkallën e humbjeve sepse nuk ka qasje.

Marrë nga VOA

volodymyr zelensky

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj