LIVE UPDATES
Bota

Maqedonia e Veriut/ Politikanët shmangin debatin për problemet përmes fyerjeve personale

Këto reagime pasojnë porosinë e ambasadores amerikane në Shkup, Angela Aggeler, që diskursi i fushatës zgjedhore në Maqedoninë e Veriut të përqendrohet në çështjet thelbësore dhe jo në sulme personale.

2 Mars 2024, 16:17 Nga M.B
Maqedonia e Veriut/ Politikanët shmangin debatin për problemet
Foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT-Elita politike në Maqedoninë Veriut mbetet burim i gjuhës së urrejtjes dhe kjo është më e pranishme në rrjetet sociale”, thonë njohësit e zhvillimeve politike në Maqedoninë e Veriut. Këto reagime pasojnë porosinë e ambasadores amerikane në Shkup, Angela Aggeler, që diskursi i fushatës zgjedhore në Maqedoninë e Veriut të përqendrohet në çështjet thelbësore dhe jo në sulme personale.

“Nëse do të mund t’u jepja një rekomandim kandidatëve nga i gjithë spektri politik, do të ishte të kujtojmë se këto dhe të gjitha zgjedhjet e tjera janë për qytetarët e këtij vendi. Ata janë për të ardhmen që shpreson dhe e meriton ky vend dhe populli i tij. Ndaj shpresoj që diskursi i fushatës të fokusohet në çështjet thelbësore dhe jo në sulme personale, sepse besoj se njerëzit janë të lodhur nga negativiteti”, tha Aggeler.

Xhelal Neziri nga organizata joqeveritare për gazetari hulumtuese SCOOP, thotë për Radion Evropa Lirë (REL) se ka shumë pak oferta për zgjidhjen e problemeve, me të cilat përballet vendi dhe në këtë situatë goditjet personale mbeten arma më e fuqishme për të atakuar kundërshtarët.

“Detyrë e elitës politike është që të japë zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët dhe jo të ofrojë shou duke polarizuar shoqërinë përmes përplasjeve dhe përdorimit të gjuhës së rrugës gjatë fushatës, por edhe tani para fushatës zgjedhore”, thotë Neziri.

Nga ana tjetër, Bojan Kordallov, ekspert i rrjeteve sociale, për REL-in se elita politike e ka më të lehtë të ballafaqohet me sulmet personale sesa me përballje e përgjegjësi veçanërisht për faktin se asnjëra palë - as ajo në pushtet e as ajo në opozitë, nuk dëshiron të zbardhen aferat që kanë të bëjnë me korrupsionin në nivele të larta dhe me këtë të përballen me drejtësinë.

“Me përdorimin e shprehjeve fyese, fitohet përshtypja se kjo bëhet me qëllim pasi ata nuk janë të gatshëm për zgjidhjen sistematike, përkatësisht të mos zhvillohet debati për përgjegjësinë e mungesës së rezultateve mbi luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thotë Kordallov për REL-in.

Ai thekson se rrjetet sociale gjithnjë e më shumë po shndërrohen në një fushëbetejë për vjeljen e votave, andaj dhe pikërisht gjuha joadekuate dhe dezinformatat do të shpërndahen po përmes rrjeteve sociale.

“Për fat të keq pres që mediat sociale do të përdoren për diskreditimin e oponentëve politikë edhe kundrejt thirrjeve nga faktori ndërkombëtar për debate konstruktive dhe porosisë që japin qytetarët me mosdaljen në zgjedhje”, shton ai.

Ndëkaq Xhelal Neziri thotë se rrjetet sociale do të përdoren për të manipuluar opinionin publik.

“Bartja ose bërja e fushatës më shumë në rrjetet sociale, është një tregues që propaganda e zezë, dezinformatat dhe keqinformimi, si dhe mënyra e informimit manipulues, do të jenë arma kyçe në këto zgjedhje dhe mbase do të formësojnë një opinion të gabuar, i cili mund të përkthehet në një rezultat zgjedhor, i cili nuk do të jetë i mirë për të ardhmen e vendit”, vlerëson Neziri.

Zgjedhjet e shtata presidenciale është caktuar të mbahen më 24 prill, ndërsa zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare më 8 maj kur do të mbahet dhe rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale./ REL

maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje