LIVE UPDATES
Bota

Marija Gabriel mund ta nxjerrë Bullgarinë nga ngërçi politik? E gjithë vemendja tek komisionerja e BE-së

Ajo është emëruar të drejtojë qeverinë e re të Sofjes dhe dëshiron të qeverisë me një kabinet ekspertësh.

16 Maj 2023, 09:41 Nga m.s
Marija Gabriel mund ta nxjerrë Bullgarinë nga ngërçi
Marija Gabriel

A mundet komisionerja bullgare e BE-së, Marija Gabriel ta nxjerrë vendin e saj nga kriza? Ajo është emëruar të drejtojë qeverinë e re të Sofjes dhe dëshiron të qeverisë me një kabinet ekspertësh.

Pasionante dhe inteligjente, punon shumë, i studion dosjet me kujdes dhe është gjithmonë e përgatitur mirë. Kështu e përshkruajnë zyrtarët e Brukselit Marija Gabriel, e cila është ngarkuar të formojë një qeveri të re në Bullgari.

Ata mendojnë se komisionerja e BE- së është një zgjedhje e mirë për ta nxjerrë Bullgarinë nga ngërçi politik, në të cilin ka ngecur prej vitesh. Pas zgjedhjeve të parakohshme, në fillim të prillit 2023, ende nuk është bërë i mundur formimi i një qeverie të re. Tani shpëtimi pritet të vijë nga komisionerja e re. Ajo shihet me respekt në Bruksel, sepse punon shumë, por edhe sepse kërkon shumë prej stafit. Shumë njerëz besojnë se ajo do t’ia dalë që të formojë një qeveri të qëndrueshme.

"Ne e mirëpresim emërimin e Marija Gabrielit si kryeministre të Bullgarisë. Ajo ka përvojë dhe autoritet ndërkombëtar për të kapërcyer ngërçin politik në Sofje," shkroi në Tëitter presidenti i Partive Popullore Europiane (EPP) Manfred Ëeber. Qarqet diplomatike në Bruksel thonë, se një ish-komisionere europiane dhe një europiane e vërtetë si kryeministre e Bullgarisë, do të ishte një mesazh shumë pozitiv për institucionet e BE-së.

Emëruar nga Boyko Borisov

Por emërimi i Gabrielit është lënë në hije nga personi që e propozoi atë në këtë post: Boyko Borisov, kryeministri i kahershëm, partia e të cilit GERB (Qytetarët për Zhvillimin Europian të Bullgarisë) i fitoi zgjedhjet e fundit të përgjithshme me një shumicë të ngushtë me koalicionin liberal të përbërë nga PP/DB (Ne vijojmë kthesën /Bullgaria Demokratike).

Sepse Borisov dhe shokët e tij të partisë akuzohen nga kundërshtarët e tyre politikë dhe nga shumë media ndërkombëtare për korrupsion dhe nepotizëm. Madje, një ministër Financash i emëruar nga ish-kryeministri është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-kryeministri bullgar Bojko Borisov në një konferencë për shtyp të dielën, më 14 maj, në Sofje, me kandidaten e GERB për kryeministre Marija Gabriel.Fotografi: BGNES

Por edhe rreth Marija Gabriel janë hedhur dyshime për korrupsion: në vitin 2018 ajo u akuzua nga një organizatë joqeveritare se për një apartament komunal në Sofje ajo paguante një qira shumë më të ulët se tarifat e tregut. Megjithatë, autoriteti kundër korrupsionit e anuloi çështjen për shkak se ish-deputetja në atë kohë "nuk mbante asnjë funksion publik sipas kuptimit të ligjit". Gabriel u përfol edhe për një doktoraturë gjoja të blerë në Bordo të Francës.

Një europiane e vendosur

Gabriel, tani 43 vjeçe, u lind si Marija Nedeltscheva në Hajidimovo, një qytet i vogël në kufi me Greqinë. Studioi filologji bullgare dhe franceze në Plovdiv dhe më vonë kreu një master në shkenca politike në Bordo. 

Në vitin 2009 ajo u bë anëtare e GERB-it në Parlamentin Europian. Në vitin 2012 u martua me kolegun e saj të PPE, François Gabriel, një bashkëpunëtor i eurodeputetit francez, Joseph Daul. Ajo është komisionere e BE-së që nga viti 2017, fillimisht për ekonominë dhe shoqërinë dixhitale dhe që nga viti 2019 për kërkimin, inovacionin dhe arsimin, kulturën dhe rininë. Që nga viti 2019 ajo është edhe zëvendëspresidente e Partisë Popullore Europiane (EPP).

Ajo bëri emër në Bruksel si një politikane e përkushtuar dhe ambicioze, por nga disa përshkruhet edhe si dikush që nuk mund të delegojë dhe dëshiron t’i mbajë të gjitha fijet në dorë. Në kontakt personal, ajo të lë pikërisht këtë përshtypje: buzëqesh miqësisht, por vështrimi i saj mbetet i ftohtë dhe mbetet dukshëm e përqendruar në agjendën e saj.

Emërimi i saj si kryetare e qeverisë u pranua në Bullgari edhe nga kundërshtarët politikë. Edhe ish-kryeministri bullgar, Kiril Petkov e lavdëroi atë pas bisedimeve të vështira për formimin e mundshëm të qeverisë në Sofje. Ajo iu përgjigj të gjitha pyetjeve, objektivisht dhe madje edhe me emocione.

Petkov, kundërshtar politik dhe kritik i ashpër i partisë GERB dhe liderit të saj Borisov, madje e mbrojti Gabrielin kundër dyshimeve dhe sulmeve: "Të gjithë e akuzojnë se nuk jeton në Bullgari që nga viti 2005 dhe për këtë arsye ajo nuk ka përvojë. Por ndoshta, pikërisht sepse ajo nuk ka jetuar në Bullgari, ka një lloj sjelljeje europiane”, thotë Petkov.

Një ndërtuese urash

Mirëpo, Marija Gabriel ka shkaktuar shumë indinjatë me një deklaratë të papritur politike. Pas nominimit, ajo mbështeti shprehimisht kërkesën e kundërshtarëve politikë të Borisovit për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm famëkeq Ivan Geshev. Kiril Petkov (PP) dhe aleati i tij Hristo Ivanov (DB) e akuzojnë prej kohësh Geshev për dobësimin e gjyqësorit bullgar dhe vonimin e hetimeve anti-korrupsion. Në këtë mënyrë, Marija Gabriel mund të bëhet një urë lidhëse midis fituesve të zgjedhjeve GERB dhe PP/DB, të cilët kanë qëndrime të kundërta për shumë çështje të politikës së brendshme.

Megjithatë, partitë kanë një program të përbashkët në politikën e jashtme: Ato janë të përkushtuara për partneritetin transatlantik dhe dënojnë ashpër luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Si një europiane e bindur, Gabrieli mund të shërbejë fare mirë si ndërlidhëse mes dy forcave politike. Dhe kjo është padyshim llogaria e Borisovit, sepse në të kundërt PP/DB nuk do të hynte në partneritet me GERB.

Marrë nga DW

marija gabriel bullgari

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj