LIVE UPDATES
Bota

"Marrëdhëniet mes dy vendeve po shkojnë drejt normalizimit", Moska: Kanë filluar përgatitjet për një takim mes Trump dhe Putin

Duke folur për mediat shtetërore ruse, zoti Ryabkov tha se një takim i mundshëm Putin-Trump mund të përfshijë bisedime të gjera mbi çështjet globale, jo vetëm luftën në Ukrainë.

22 Shkurt 2025, 18:00 Nga r.ll
"Marrëdhëniet mes dy vendeve po shkojnë drejt
foto ilustruese

MOSKË- Përgatitjet kanë filluar për një takim mes Presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, tha të shtunën Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov. Një takim i tillë do të shënonte një zhvendosje dramatike nga izolimi perëndimor i Moskës lidhur me luftën e saj në Ukrainë. Duke folur për mediat shtetërore ruse, zoti Ryabkov tha se një takim i mundshëm Putin-Trump mund të përfshijë bisedime të gjera mbi çështjet globale, jo vetëm luftën në Ukrainë.

“Bëhet fjalë për fillimin e procesit drejt normalizimit të marrëdhënieve midis vendeve tona, gjetjes së mënyrave për të zgjidhur situatat më të mprehta dhe që mund të jenë shumë, shumë të rrezikshme, mes tyre edhe Ukraina,” tha ai.

Por zyrtari rus tha se përpjekjet për të organizuar një takim të tillë janë në një fazë të hershme dhe se realizimi i tij do të kërkojë "punë përgatitore intensive". Zoti Ryabkov tha se të dërguarit e SHBA-së dhe Rusisë mund të takohen "brenda dy javëve të ardhshme" për t’u hapur rrugën bisedimeve të mëtejshme midis zyrtarëve të lartë. Përfaqësuesit rusë dhe amerikanë ranë dakord të martën të fillojnë punën për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe për të përmirësuar lidhjet e tyre diplomatike dhe ekonomike, sipas diplomatëve të lartë të dy vendeve, në një takim të nivelit të lartë në Arabinë Saudite që shënoi një ndryshim drastik në politikën e jashtme amerikane nën udhëheqjen e Presidentit Trump.

Pas takimit, Sekretari i Shtetit i SHBA Marco Rubio tha se të dyja palët ranë dakord gjerësisht për të ndjekur tre objektiva: rivendosjen e personelit në ambasadat e tyre përkatëse në Uashington dhe Moskë; krijimin e një ekipi të nivelit të lartë për të mbështetur bisedimet e paqes në Ukrainë; dhe eksplorimin e marrëdhënieve më të ngushta si edhe bashkëpunimin ekonomik. Megjithatë ai theksoi se bisedimet – ku morën pjesë homologu i tij rus, Sergej Lavrov dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë dhe amerikanë – shënuan fillimin e një dialogu dhe se ka më shumë punë përpara. Ministri Lavrov, nga ana e tij, e përshëndeti takimin si "shumë të dobishëm".

Asnjë zyrtar ukrainas nuk ishte i pranishëm në takimin, i cili vjen ndërsa Ukraina po humb ngadalë por në mënyrë të qëndrueshme terren përballë trupave ruse që janë më të shumta në numër, tre vjet pasi Moska filloi agresionin frontal ndaj fqinjit të saj më të vogël. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se vendi i tij nuk do të pranojë asnjë rezultat nga bisedimet pasi Kievi nuk mori pjesë. Aleatët evropianë gjithashtu kanë shprehur shqetësime se po anashkalohen./VOA

takim trump-putin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj