LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA: Mes krizash e sfidash, gjermanët zgjedhin qeverinë e re

Ekonomia më e madhe e Evropës është vendi më i populluar i Bashkimit Evropian - me 27 vende anëtare gjithsej dhe një nga anëtarët kryesorë të NATO-s.

22 Shkurt 2025, 12:46 Nga I.A

ANALIZA: Mes krizash e sfidash, gjermanët zgjedhin qeverinë e re

GJERMANI- Gjermanët votojnë më 23 shkurt për të zgjedhur një parlament të ri, që do të përcaktojë se si do të udhëhiqet vendi në katër vjetët e ardhshëm. Ekonomia më e madhe e Evropës është vendi më i populluar i Bashkimit Evropian, me 27 vende anëtare gjithsej dhe një nga anëtarët kryesorë të NATO-s. Gjithashtu, është furnizuesja e dytë më e madhe e Ukrainës me armë, pas Shteteve të Bashkuara.

Qeveria e ardhshme e Gjermanisë do të jetë në qendër të përgjigjes së Evropës ndaj administratës së re të SHBA-së, të udhëhequr nga presidenti Donald Trump. Vendvotimet hapen në orën 8 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 18:00. Gjermanët mund të votojnë edhe me postë, por fletëvotimet e tyre duhet të mbërrijnë deri në kohën kur qendrat e votimit të mbyllen në ditën e zgjedhjeve, në mënyrë që të numërohen.

Menjëherë pas përfundimit të votimit do të dalin exit poll-et e para dhe do të nisë numërimi i votave. Tabloja e përgjithshme e rezultateve duhet të jetë e qartë shumë shpejt. Rezultati përfundimtar zyrtar, ndërkaq, pritet të hënën herët.

Për kancelar të ardhshëm të Gjermanisë konkurrojnë katër kandidatë: kancelari aktual, Olaf Scholz, nga Social-Demokratët e qendrës së majtë; Friedrich Merz, kandidat i partisë kryesore konservatore, Unioni Demokristian; zëvendëskancelari aktual, Robert Habeck, nga Të Gjelbrit, dhe Alice Weidel e partisë së ekstremit të djathtë, Aleternativa për Gjermaninë (AfD).

Sondazhet parazgjedhore e nxjerrin Unionin e Merzit në krye, me rreth 30 për qind të votave, ndërsa AfD-në të dytën me rreth 20 për qind. Social-Demokratët e Scholzit dhe Të Gjelbrit e Habeckut janë më mbrapa.

Merz është favorit për ta zëvendësuar Scholzin si kancelar, por nuk është ende e qartë se cilat koalicione qeverisëse do të jenë të mundshme pas zgjedhjeve. Se sa lehtë do të jetë të formohet qeveria e re, do të mund të varet pjesërisht edhe nga numri i partive në parlamentin e ri. Të gjitha partitë kryesore thonë se nuk do të punojnë me AfD-në. Së paku 59.2 milionë njerëz nga 84 milionë sa ka Gjermania gjithsej, kanë të drejtë të votojnë për Bundestagun e ri, ose Dhomën e Ulët të Parlamentit.

Pastaj, është Bundestagu me 630 anëtarë ai që do të zgjedhë kancelarin e ardhshëm. Në fletëvotim janë 29 parti, por gjasat janë që pesë deri në tetë prej tyre të marrin vota të mjaftueshme për të fituar ulëse në parlament. Në shumicën e rasteve, partitë duhet të fitojnë së paku 5% të votave për të siguruar një numër ulësesh. Sistemi zgjedhor i Gjermanisë rrallëherë i jep ndonjë partie shumicën absolute dhe sondazhet e opinionit sugjerojnë se, kësaj here, asnjë parti nuk është as afër asaj.

Vendi nuk ka traditë të qeverive të pakicave në nivel kombëtar, që do të thotë se dy ose më shumë parti - me shumë gjasa do të hyjnë në koalicion. Nuk ka asnjë arbitër formal për procesin e formimit të qeverisë së re dhe nuk ka as afat të caktuar kohor. Palët zhvillojnë bisedime për të përcaktuar se me kë kanë gjuhë më të përbashkët dhe një kombinim i partive, më pas, kalon në bisedime formale për koalicionin.

Këto negociata, zakonisht, prodhojnë një marrëveshje të detajuar koalicioni, që i përcakton planet e qeverisë së re. Marrëveshja, pastaj, ka nevojë për miratimin e së paku konventave të partive të përfshira. Disa parti mund të zgjedhin që ta vendosin atë në një fletëvotim para të gjithë anëtarëve. Pasi të përfundojë ky proces, Bundestagu mund të zgjedhë kancelarin e ri. Një qeveri e fortë gjermane do të ishte e rëndësishme për përgjigjen e Evropës ndaj administratës së re të SHBA-së, ndaj trazirave në Ukrainë dhe gjetkë.

Gjermania dhe Franca fqinje kanë qenë tradicionalisht motori i BE-së, por të dyja janë konsumuar nga paqëndrueshmëria e brendshme politike në muajt e fundit.

Zgjedhjet në Gjermani mbahen shtatë muaj më herët seç ka qenë e planifikuar, sepse koalicioni tripartiak i Scholzit ka rënë në nëntor, për shkak të mospajtimeve për rigjallërimin e ekonomisë, e cila është tkurrur gjatë dy vjetëve të fundit.

Një nga detyrat më urgjente të qeverisë së re do të jetë gjetja e një përgjigjeje koherente ndaj këtij problemi. Një sfidë tjetër do të jetë reduktimi i mëtejshëm i migrimit të parregullt, i cili ka qenë ndër çështjet kryesore në fushatë. Merz ka thënë se shpreson të formojë një qeveri të re deri në mes të prillit, nëse fiton. Qeveria në largim e Scholzit do të qëndrojë në detyrë derisa Bundestagu ta zgjedhë kancelarin e ri./REL

zgjedhjet ne gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj