LIVE UPDATES
Bota

Deri në 25 vite burg/ Shpallet fajtori për sulmin ndaj autorit Salman Rushdie

Anëtarët e jurisë, të cilët diskutuan mes tyre për më pak se dy orë, vendosën gjithashtu se Hadi Matari, 27 vjeç, është fajtor edhe për sulmin me rezultat plagosjen e një personi tjetër që gjendej në skenë me zotin Rushdie në ato momente.

22 Shkurt 2025, 08:12 Nga I.A

Deri në 25 vite burg/ Shpallet fajtori për sulmin ndaj autorit Salman

SHBA- Një person nga Nju Xhersi u gjend fajtor të premten për tentativë për vrasje pasi goditi disa herë me thikë autorin Salman Rushdie gjatë një leksioni në Nju Jork në vitin 2022. Anëtarët e jurisë, të cilët diskutuan mes tyre për më pak se dy orë, vendosën gjithashtu se Hadi Matari, 27 vjeç, është fajtor edhe për sulmin me rezultat plagosjen e një personi tjetër që gjendej në skenë me zotin Rushdie në ato momente.

Hadi Matari vrapoi drejt skenës në Institutin Chautauqua ku zoti Rushdie do të fliste më 12 gusht 2022 dhe e goditi me thikë mbi dymbëdhjetë herë përpara një salle të mbushur me njerëz. Sulmi e la të verbër nga njëri sy laureatin novelist në moshën 77-vjeçare.

Zoti Rushdie ishte dëshmitari kryesor gjatë shtatë ditëve të dëshmisë, duke përshkruar me detaje grafike lëndimet që i vunë jetën në rrezik dhe shërimin e gjatë dhe të dhimbshëm.

Hadi Matari, i ulur në tryezën e palës mbrojtëse, e mbante vështrimin poshtë dhe nuk pati asnjë reagim të dukshëm kur juria dha vendimin. Teksa e nxorrën jashtë sallës së gjyqit me pranga, ai tha me zë të ulët: "Liri Palestinës", duke i bërë jehonë komenteve që ai ka bërë shpesh gjatë hyrjes dhe daljes nga gjyqi.

Avokati i tij, Nathaniel Barone, tha se zoti Matar ishte i zhgënjyer, por edhe i parapërgatitur për vendimin.

Prokurori i qarkut Jason Schmidt shfaqi për jurinë të premten gjatë fjalës së tij përmbyllëse një video me lëvizje të ngadaltë të sulmit, duke vënë në dukje sulmuesin teksa shfaqej nga audienca, ngjitej tek shkallët në skenë dhe vraponte drejt zotit Rushdie.

"Dua që ju të shikoni natyrën e paprovokuar të këtij sulmi", tha prokurori Schmidt. "Dëshiroj që të shikoni natyrën e qëllimshme të sulmit. Kishte shumë njerëz rreth e rrotull atë ditë, por ishte vetëm një person që u vu në shënjestër".

Ndihmës avokati Andrew Brautigan i tha jurisë se prokurorët nuk kanë vërtetuar se Hadi Matari kishte për qëllim ta vriste autorin Rushdie. Dallimi është i rëndësishëm për një dënim për vrasje në tentativë.

"Do të pranoni se diçka e keqe i ka ndodhur zotit Rushdie, por ju nuk e dini se cili ishte objektivi i ndërgjegjshëm i zotit Matar", tha avokati Brautigan.

Hadi Matari kishte thika me vete, por jo armë apo eksploziv, kanë thënë më parë avokatët e tij. Dhe në përgjigje të dëshmisë se lëndimet ishin kërcënuese për jetën, ata kanë theksuar se zemra dhe mushkëritë e zotit Rushdie nuk u dëmtuan.

Prokurori Schmidt tha se ndërsa nuk është e mundur të lexohet mendjen e Hadi Matarit, "është e parashikueshme që nëse do të godasësh dikë 10 ose 15 herë me thikë në fytyrë dhe qafë, kjo do të rezultojë në një fatalitet". Prokurori Schmidt u kujtoi anëtarëve të juristë dëshminë e një kirurgu, i cili tha se lëndimet e zotit Rushdie do të kishin qenë fatale nëse nuk do ishte dhënë trajtim i shpejtë.

Ai gjithashtu ngadalësoi videon që tregonte se si Hadi Matari i afrohej autorit Rushdie nga pas për ta goditur me thikë në trup. Zoti Rushdie ngre krahët dhe ngrihet nga vendi i tij, duke ecur dhe duke u penguar për disa hapa, ndërsa Matari vazhdonte goditjet me thikë derisa të dy rrëzohen dhe rrethohen nga pjesëmarrësit që nxitojnë për t'i ndarë.

Autori Rushdie shihet të bjerë në tokë, duke tundur një dorë të mbuluar me gjak. Prokurori Schmidt u përqëndrua tek një pamje që tregonte zotin Rushdie, me fytyrën e gjakosur, pasi është rrethuar nga pjesëmarrësit.

"Jua kemi treguar qëllimin", tha prokurori Schmidt.

Regjistrimet jepnin gjithashtu të bërtiturat e pjesëmarrësve që ishin ulur për të dëgjuar autorin Rushdie duke bashkëbiseduar me Henry Reese-in, rreth mbajtjes së sigurt të shkrimtarëve. Zoti Reese pësoi një plagë në ballë, duke çuar në ngritjen e akuzës tjetër për sulm. Gjykatësi vendosi që dënimi të shqiptohet më 23 prill. I dënuari Matar mund të marrë deri në 25 vite burg.

salman rushdie

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës