LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Gjermani, DW: Arsyet pse janë të rëndësishme për Europën!

Gjermania shkon në këto zgjedhje më e polarizuar se katër vjet më parë. Merz e sheh zgjidhjen te rigjallërimi i ekonomisë dhe kontrolli i migrimit. Industria sheh shanse te investimet ushtarake, shkruan Auron Dodi.

22 Shkurt 2025, 08:26 Nga I.A
Zgjedhjet në Gjermani, DW: Arsyet pse janë të
Foto Ilustruese

GJERMANI- Kandidati me shanse më të mëdha për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz i CDU-së, i ka quajtur këto „zgjedhje për fatin" përballë "zhvendosjes tektonike të qendrave politike dhe ekonomike të pushtetit në botë." Ai i ka quajtur edhe "një nga mundësitë e fundit për t'i zgjidhur problemet përpara se populistët (të fitojnë) shumicën".

Në këtë kuadër, disa vëzhgues të huaj i shohin këto zgjedhje gjermane si zgjedhjet më të rëndësishme të Evropës. 

Zgjedhjet në Gjermani: A do ta humbasë vendi stabilitetin?

Zgjedhjet zhvillohen në një atmosferë kur çështja e migrimit u katapultua, kryesisht nga atentatet, në çështje kryesore. Në radhë të parë perceptimi për migrimin  ka çuar edhe në forcimin e AfD-së, një parti me tendencë kundër të huajve.

Partitë e qendrës nuk e përfaqësojnë më, si përpara, të gjithë spektrin politik. Por polarizimi në Gjermani nuk ka arritur përmasat e shteteve të tjera evropiane, ai është larg situatës së SHBA. Konsensusi vazhdon të jetë i preferuar nga forcat politike në Gjermani.

Tendenca e sondazheve të fundit për zgjedhjet

Tendenca e përgjithshme e sondazheve të fundit, sheh sot të parën CDU/CSU, parti e qendrës së djathtë, që arrin te 30.1%. E dyta vjen Alternativa për Gjermaninë, AfD, parti pjesërisht ultra e djathtë, te 20.2 përqind. E treta renditet SPD, partia socialdemokrate, e qendrës së majtë, te 15.3%;Të Gjelbrit, parti me fokus ambjentin e klimën, janë te 13.2. %; partia E Majta, parti pjesërisht ultra e majtë, arrin 6.8%.

Kurse partitë e tjera, FDP liberale dhe Aleanca Sara Wagenknecht (BSW), sipas tendencës së sondazheve, nuk pritet të kalojnë 5%, prag për t'u futur në Bundestag. Parashikimet në sondazhe, për partitë kryesore, thuajse nuk kanë ndryshuar muajin e fundit. Megjithatë, më shumë se një e treta, apo 3,9% e votuesve janë ende të pavendosur për kë do të votojnë.

Qeverinë mund ta formojë partia ose koalicionet partiake që arrijnë gjysmën e mandateve në Bundestag, pra që arrijnë të paktën 316 mandate.

Partneri i preferuar i CDU/CSU

I pyetur për preferencat, kryetari i CDU-së Friedrich Merz, u përgjigj së fundi: "ndoshta me SPD, ndoshta me Të Gjelbrit. Për FDP-në kam dyshime të mëdha".

Sipas sondazheve, gjasat më të mëdha i ka një koalicion mes CDU/CSU dhe socialdemokratëve, SPD. Një koalicion i tillë e ka drejtuar Gjermaninë katër herë pas Luftës së Dytë Botërore.

Por mund të nevojiten edhe tre parti, për të formuar qeverinë. Pra është e mundur që të kërkohen edhe Të Gjelbrit në bord.

Kjo mund ta vështirësonte formimin e qeverisë. Sepse Merzi ka deklaruar se mund të kthehet te energjia atomike; se do të ndërtojë me shpejtësi 50 centrale me gaz dhe mund të zgjasë përdorimin e motorit me djegie në automjete. Kjo do të kërkonte tolerim nga Të Gjelbrit dhe negociata me ta.

Por Merzi dëshiron ta shohë të formuar shpejt qeverinë, më e vonta deri në 20 prill.

E veçanta e Bundestagut të ri

Pas reformës zgjedhore, të miratuar nga koalicioni tripartiak që u shpërbë, Bundestagu i ri do të jetë më i vogël. Ai do të ketë maksimumi 630 deputetë, pra mbi 100 deputetë më pak se aktualisht. Mandate shtesë nuk do të ketë më.

Në fletën e votimit mund të vendoset për dy preferenca, siç e kërkon sistemi proporcional i personalizuar i Gjermanisë. Me preferencën e parë zgjidhet kandidati direkt i zonës elektorale. Me preferencën e dytë zgjidhet një parti, nga lista e landit federal.

E re me reformën e kodit elektoral të vitit 2023 është që preferenca e dytë në fletën e votimit, ajo për partinë, bëhet më e rëndësishme. Është ajo që e vendos hyrjen në Bundestag të një kandidati që i ka fituar direkt zgjedhjet në zonën elektorale. Përbërja e Bundestagut tani korrespondon me rezultatin e preferencës së dytë në fletëvotim. Ndaj partitë bëjnë thirrje këtë herë që t'ua japin të dyja preferencat.

Të drejtë votimi kanë të paktën 59,1 milionë gjermanë, që janë të paktën 18 vjeç. Për herë të parë mund të votojnë 2,3 milionë zgjedhës, sepse kanë mbushur moshën për votim. Në këto zgjedhje votojnë rreth 7 milionë votues me origjinë të huaj. Shumica e tyre si tendencë (76%) kanë zgjedhur SPD, pastaj CDU/CSU (71%) dhe pastaj Të Gjelbrit (57%). Afd-në e mbështesin rreth 21% e të huajve në Gjermani.

Europa, Ballkani e një qeveri gjermane Merz

Gjermania ofron një të katërtën e prodhimit për 450 milionë banorët e Bashkimit Evropian. Friedrich Merz mbështet mbështet tregtinë e lirë, mbështet tregjet e hapura dhe Aleancën Transatlantike.

Ai ka deklaruar se për të drejtuar Evropën do të riforcojë kontaktin me Francën, duke e zgjeruar drejtimin edhe me Poloninë.

Merzi ka mbështetur, në parim, idenë e "rrathëve koncentrikë" për organizimin e Evropës: disa vende ecin drejt integrimit më të thellë në BE; të tjera integrohen më pak, duke dorëzuar edhe më pak sovranitet në Bruksel.

Ballkanin Perëndimor Friedrich Merz dhe CDU/CSU e konsideron me rëndësi strategjike për t'u anëtarësuar në BE. Në një seri pyetjesh që Merzi dhe CDU/CSU në Bundestag i drejtojnë Ministrisë së Jashtme gjermane (30.01.2025) ata interesohen nëse qeveria federale ka ndërmarrë hapa konkretë, "për t'u ofruar kandidatëve strategjikisht të rëndësishëm për anëtarësim (veçanërisht shteteve të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Moldavisë)...një perspektivë evropiane, që siç mendojnë pyetësit, duhet të ishte e shpejtë dhe e ndjeshme".

Merzi do ta forcojë Gjermaninë. Ai ka deklaruar se "ne e dimë, të paktën që nga Bismarcku, se kjo Evropë funksionon vetëm nëse Gjermania luan një rol të fortë". "...pa ne, kundër nesh, asgjë nuk do të ecë përpara në Evropë".

Siguria e ndryshimi i strukturës së industrisë gjermane

Çështja e sigurisë ka qenë përgjithësisht e para në fjalimet elektorale të Merzit. Së fundi ai deklaroi se "vendimtare është që të jemi në gjendje të mbrohemi". 2% të PBB  për mbrojtjen ai e sheh si minimumin, që duhet të shpenzojë Gjermania. Për këtë ai nuk e përjashton reformimin e frenës së borxhit, në kushtetutën gjermane. Kjo do të lejonte marrjen e borxheve për të investuar, pasi Gjermania nuk do të detyrohej të shpenzonte vetëm aq sa prodhonte në një vit.

Përballë situatës gjeopolitike, buxheti shtesë për mbrojtjen mund të jetë nga hapat e parë të qeverisë së re. Sidomos pas tronditjes së re në marrëdhëniet me SHBA, te e cila Gjermania është mbështetur për sigurinë e saj që pas Luftës së Dytë Botërore.

Disa institutucione, si Instituti Ekonomik Ifo i Mynihut, presin një ndryshim të strukturës së industrisë gjermane në drejtim të sektorit të mbrojtjes. Disa analistë e shohin industrinë gjermane të armatimit në një bum zhvillimi.

Roli i pritshëm i AfD-së në politikën e Gjermanisë

Në nivel drejtimi federal nuk pritet që AfD të luajë ndonjë rol. Të gjitha partitë e kanë përjashtuar bashkëpunimin me të. Por prania më e madhe në Bundestag dhe në forume dhe retorika e AfD-së mund të ndikojë në normalizimin e radikalizimit të disa njerëzve në Gjermani.

Megjithë skepticizmin e kritikëve, Merzi e ka theksuar disa herë distancimin nga AfD. Kjo megjithë hapin e guximshëm të tij, marrjen parasysh të një vote të përbashkët me AfD-në për migrimin në Bundestag. Merzi thotë se një bashkëpunim me AfD-në do të thotë fund i CDU-së.

Mbështetja nga Uashingtoni për AfD-në, kërkesa për ta rrëzuar "kordonin sanitar” ndaj AfD-së, duket se ka forcuar distancimin nga AfD në CDU.

Synimi i Merzit është që AfD të bjerë nën 5% e të mos futet në të ardhmen Bundestag. Për këtë ai synon të zgjidhë problemin e migrimit, p.sh. me dëbime e sprapsje të emigrantëve të paligjshëm që në kufi. Dhe të nxisë ekonominë, p.sh. duke ulur taksat e burokracinë.

Kjo mund të shpresohet pasi është rritur numri i të zhgënjyerve nga politika tradicionale, që ia japin votën AfD-së. Gjithashtu për AfD duket se votojnë mjaft të rinjtë dhe shumë gjermanolindorë.

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve

Të dielën, në orën 17.45 pritet të përcillet një rezultat i parë paraprak për votimin. Tendencën, partitë, e marrin megjithatë zakonisht që prej orës 12. Nëse do të kemi surpriza nga votuesit, kjo del e qartë më vonë. 

friedrich merz 

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën