LIVE UPDATES
Bota

Marrëveshja e drithërave: Si kanë ndikuar sanksionet e Perëndimit në eksportet ruse të grurit?

Asnjë sanksion i drejtpërdrejtë nuk është vendosur në sektorin e tregtisë së grurit të Rusisë. Sanksionet janë vënë ndaj disa bankave ruse, kompanive dhe individëve, dhe ato më pas ua kanë vështirësuar eksportuesve rusë transportin dhe pagesat.

13 Maj 2023, 10:42 Nga f.i
Marrëveshja e drithërave: Si kanë ndikuar sanksionet e
foto ilustruese

RUSI- Rusia dëshiron që Perëndimi t’i heqë të gjitha pengesat ekzistuese ndaj grurit dhe plehrave të saj, ashtu që të pajtohet për vazhdim të marrëveshjes, e cila mundëson eksportimin e mallrave bujqësore nga tri porte ukrainase që janë në Detin e Zi.

Kombet e Bashkuara dhe Turqia e kanë ndërmjetësuar këtë marrëveshje në korrik të vitit të kaluar, për të shmangur krizën ushqimore globale, të përkeqësuar nga konflikti në Ukrainë. Marrëveshja do të skadojë më 18 maj dhe bisedimet për vazhdim të marrëveshjes janë duke u zhvilluar në Stamboll.

Sa e rëndësishme është Rusia si eksportuese e grurit?

Eksportet ruse të grurit janë rritur për më shumë se 60 për qind në dekadën e fundit, duke e bërë kështu eksportuesen më të madhe në botë. Në sezonin aktual 2022/23, Rusia pritet të eksportojë 20 për qind të sasisë totale të grurit në botë, falë çmimeve konkurruese dhe ofertës së bollshme. Shumë shtete në Afrikë, Lindje të Mesme dhe Azi, varen nga Rusia dhe vende tjera me dalje në Detin e Zi, përfshirë Ukrainën, për furnizime me grurë cilësor.

Shtetet që varen më së shumti nga gruri që niset prej Rusisë dhe Ukrainës

Marrëveshja e drithërave: Si kanë ndikuar sanksionet e

Lufta e ka bërë më të vështirë eksportimin e produkteve nga Deti i Zi, ose e ka zvogëluar shumë sasinë. Rusia ka ndaluar së publikuari të dhëna për doganat e saj, prej marsit të vitit 2022, kur edhe nisi luftën në Ukrainë. Departamenti amerikan i Bujqësisë, ka thënë në parashikimet e tij për muajin prill se eksportet e grurit rus do të prekin rekord prej 45 milionë tonëve, një rritje prej 36 për qind, në krahasim me vitin e kaluar.

Kompania konsulente ruse, SovEcon, vlerëson se eksportet e grurit do të arrijnë në 43 milionë tonë në sezonin 2023/24. Për Bashkimin Evropian - një tjetër eksportues i madh i grurit - Departamenti amerikan i Bujqësisë, parashikon që të eksportojë 35 milionë tonë grurë, shifër shumë më e vogël sesa ajo e parashikimeve për Rusinë.

Çfarë pret Moska?

Kërkesat e Moskës për modifikim të korridorit për grurë në Detin e Zi – për të cilin thotë se më së shumti përfiton Ukraina – përfshijnë edhe heqjen e barrierave ndaj grurit dhe plehrave ruse, si dhe lidhjen e Bankës Bujqësore të Rusisë me sistemin globale të pagesave SWIFT. 

Kërkesat tjera lidhen me rikthimin e furnizimeve të makinerive bujqësore dhe pjesëve të ndryshme, heqjen e kufizimeve në paketat e sigurimeve, dhe zhbllokimin e aseteve dhe llogarive të kompanive ruse, që janë të përfshira në eksportet e produkteve ushqimore dhe plehrave.

A i ka sanksionuar Perëndimi eksportet ruse të grurit?
Asnjë sanksion i drejtpërdrejtë nuk është vendosur në sektorin e tregtisë së grurit të Rusisë. Sanksionet janë vënë ndaj disa bankave ruse, kompanive dhe individëve, dhe ato më pas ua kanë vështirësuar eksportuesve rusë transportin dhe pagesat.

A kanë ndikuar sanksionet në sasinë e eksporteve?
Ndonëse eksportet janë duke prekur nivele rekorde për shkak të të korrave rekorde në verën e kaluar në Rusi, rezervat e grurit në sezonin 2022/23 do të jenë më të lartat në 30 vjet, sipas parashikimeve amerikane. Eksportet e grurit në sezonin 2021/2022, që kanë përfshirë edhe tremujorin e parë të luftës, kanë arritur në 33 milionë tonë, pasi bankat dhe kompanitë e sigurimeve kanë hezituar të punojnë me eksportuesit rusë.

Megjithatë, në korrik dhe nëntor, Shtetet e Bashkuara dhe Britania, kanë lëshuar licenca, që mundësojnë kryerjen e transaksioneve të lidhura me produktet bujqësore ruse, përfshirë edhe ofrimin e paketave të sigurimit dhe shërbime të tjera. Shtetet e Bashkuara, po ashtu, kanë bërë të ditur se produktet bujqësore nuk janë shënjestër për sanksione.

A ekzistojnë faktorë të tjerë që i kanë kufizuar eksportet ruse të grurit?
Disponueshmëria e vagonëve hekurudhorë është një tjetër pengesë logjistike, e cila është përkeqësuar nga operacionet ushtarake. Qeveria ruse ka vendosur kuota në eksport dhe një taksë eksporti për grurin dhe produkte tjera bujqësore, për të garantuar furnizimet brenda shtetit, si dhe për të luftuar inflacionin e brendshëm në sektorin ushqimor.

Tregtarët e kanë cituar taksën, si zvarritje për konkurrencën ndërsa normën e saj të luhatshme, si dekurajim për tregtarët e huaj që të blejnë grurin rus. Moska, po ashtu, besohet se u ka kërkuar eksportuesve që të paguajnë një çmim për eksport të grurit, për të mbrojtur të hyrat e bujqve, ndonëse nuk dihet nëse po funksionon ajo skemë.

Shumë prej tregtarëve më të mëdhenj në botë të të korrave, kanë thënë se do t’i ndalin operacionet në Rusi, prej nisjes së sezonit të ri në korrik, duke i cituar sfidat në rritje për eksport. Megjithatë, ndikimi në transport pritet të jetë modest, duke marrë parasysh që operacionet pritet të vazhdojnë nën një tjetër menaxhment./REL

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll
Bota 13 Maj 2023, 09:16 m.s

Rënia e madhe e çmimit të gazit

foto ilustruese Çmimi i gazit në Evropë ka rënë në nivelin e çmimit të verës së dy viteve më pa...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj