27 Gusht 2022, 20:44
Nga F.M
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti shkruan se marrëveshja e arritur me Serbinë ka ardhur falë isedimeve parimore e të barabarta në Bruksel. Në një postim në Facebook, ai shton se tashmë qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë me dokumentet e identifikimit të tyre drejt Serbisë dhe se e njëjta gjë do të ndodhë edhe anasjelltas. Kurti i falenderon të gjithë për mbështetjen e durimin.
Postimi i plotë:
Qytetarët e Republikës së Kosovës, me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga shteti ynë, do të mund të kalojnë pa pengesa, ngarkesa e vonesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare. Njësoj do të vlejë edhe për kahjen e kundërt me rastin e hyrjes në Kosovë me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.
Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe durimin, posaçërisht në këto katër javët e fundit.
Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti. Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë.
Falënderoj ndërmjetësit, zotërinjtë Borrell, Lajçak dhe Escobar, e sidomos ambasadorin amerikan Hovenier për angazhimin dhe kontributin.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet, duke hequr pengesat për lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës.
albin kurti marrëveshja kosovë-serbi
Bota
27 Gusht 2022, 20:32
Josep Borrell
KOSOVË- Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell, tha se Serbia dhe Kosova arritën një ...
Bota
27 Gusht 2022, 20:04
F.M
Petar Petkoviç
KOSOVË- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka thën&eum...
Bota
27 Gusht 2022, 19:59
F.M
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë për dokumentet ...
Bota
27 Gusht 2022, 19:51
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka konsideruar një hap të rëndësishëm marrëveshjen e...
Bota
27 Gusht 2022, 18:50
F.M
Richard Grenell, Albin Kurti dhe Hashim Thaçi
KOSOVË- Ish-i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ...
Bota
27 Gusht 2022, 18:49
F.M
Miroslav Lajçak
KOSOVË- Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka falenderuar të dë...
Bota
27 Gusht 2022, 18:36
F.M
Viola Von Cramon
KOSOVË- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka përshendetur marrëveshjen mes ...
Bota
27 Gusht 2022, 18:15
F.M
Nexhat Krasniqi
KOSOVË- Ish-shefi i Prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Nexhat Krasni...
Bota
27 Gusht 2022, 18:08
F.M
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç
KOSOVË- Përfaqësuesi i Lartë i Politikës të Jashtme në Bashkimin Evr...
Bota
27 Gusht 2022, 17:39
I.A
Pamje nga dhuna
TURQI- Një incident dhune në familje në Turqi po bën xhiron e internetit orët e fundit. Videoja tregon momentin ku...