27 Gusht 2022, 18:08
Nga F.M
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç
KOSOVË- Përfaqësuesi i Lartë i Politikës të Jashtme në Bashkimin Evropian Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakort për mjetet identifikuese. Në një statusn ë rrjetet sociale, Borrell shkruan se Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet kosovare, me këtë rast duke u hequr pengesat për lëvizje të lirë për kosovarët.
“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe. Serbët e Kosovës, si të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë. Kjo është një zgjidhje evropiane. Ne i përgëzojmë të dy liderët për këtë vendim dhe udhëheqjen e tyre,”- shkruan Borrell.
Përsa i përket dokumenteve për hyrje-dalje, Kosova është shprehur se është e gatshme të heqë dorë nga lëshimi i tyre, nëse edhe Serbia bën të njëjtën gjë. Më herët, Vuçiç, tha se më 1 shtator do të nisë së zbatuari vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat serbe. Targat sikurse KM, PR, PZ, UR e të ngjashme konsiderohen të jashtëligjshme nga Kosova dhe Prishtina kërkon që pronarët e makinave me targa të tilla t’i konvertojnë ato në RKS brenda një periudhe prej 61 ditësh. Serbia ka kërkuar që këto targa të zëvendësohen me targat e mëhershme KS, që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës, por kjo është kundërshtuar nga kryeministri Kurti.
albin kurti aleksander vucic josep borrell
Bota
27 Gusht 2022, 17:39
I.A
Pamje nga dhuna
TURQI- Një incident dhune në familje në Turqi po bën xhiron e internetit orët e fundit. Videoja tregon momentin ku...
Bota
27 Gusht 2022, 17:34
I.A
Zaporizhzhia
UKRAINË- Në Ukrainë, shqetësimet lidhur me sigurinë në centralit bërthamor të Zaporizhzhias janë ...
Bota
27 Gusht 2022, 17:23
I.A
Viktor Zolotov dhe Evelina Levi
AFRIKË- Një shef i ushtrisë ruse që shërbeu si truprojë e Putinit bëri udhëtime luk...
Bota
27 Gusht 2022, 17:14
I.A
Makina e perplasur
GREQI- Ndjekja kinematografike me makinë e një grupi romësh nga një makinë patrulle policie përfundoi...
Bota
27 Gusht 2022, 17:05
I.A
Foto ilustruese
Nuk ka më hekurosje, por ka përdorim të kufizuar të furrës dhe dush në punë. Kështu evropianë ...
Bota
27 Gusht 2022, 16:57
I.A
Analiza
RUSI- Irani, Rusia dhe shtetet e tjera të sanksionuara i shohin kriptomonedhat si mënyrë për t’iu shmangur barrierav...
Bota
27 Gusht 2022, 16:45
I.A
Dokumentet
SHBA- Një variant redaktuar i dokumentit prej 38 faqesh, që shërbeu për të marrë autorizimin e gjykatësit p&e...
Bota
27 Gusht 2022, 16:32
I.A
Foto Ilustruese
KRUJË- Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në Krujë. Mësohet se flakët kan&e...
Bota
27 Gusht 2022, 16:13
I.A
Maria Adela Kuhfeldt Rivera
ITALI- Mediat e huaja i kanë kushtuar një artikull agjentes sekrete ruse të infiltruar në baz&...
Bota
27 Gusht 2022, 16:04
I.A
Foto Ilustruese
HUNGARI- Zyrtarët hungarezë kanë shprehur shqetësime se sistemi arsimor i vendit po bëhet "shumë femëror...