LIVE UPDATES
Bota

Rusia dhe Ukraina akuza për bombardime rreth centralit bërthamor

Moska dhe Kievi akuzuan sërish njëra-tjetrën si përgjegjëse për sulmet me artileri rreth centralit bërthamor të Zaporizhzhias. Kohët e fundit ky central ka qenë në vëmendje të faktorit ndërkombëtar, për shkak të shqetësimeve për një katastrofë në gjithë Evropën.

27 Gusht 2022, 17:34 Nga I.A
Rusia dhe Ukraina akuza për bombardime rreth centralit bërthamor
Zaporizhzhia

UKRAINË- Në Ukrainë, shqetësimet lidhur me sigurinë në centralit bërthamor të Zaporizhzhias janë rritur. Moska dhe Kievi shkëmbyen sërish akuza për bombardime rreth impiantit, duke rritur frikën se luftimet mund të shkaktojnë një katastrofë. Ndërkohë autoritetet ukrainase filluan shpërndarjen e tabletave të jodit të premten për banorët që jetojnë pranë centralit në rast të një rrjedhje radioaktive.

Moska dhe Kievi akuzuan sërish njëra-tjetrën si përgjegjëse për sulmet me artileri rreth centralit bërthamor të Zaporizhzhias. Kohët e fundit ky central ka qenë në vëmendje të faktorit ndërkombëtar, për shkak të shqetësimeve për një katastrofë në gjithë Evropën. Zaporizhzhia, centrali më i madh bërthamor në Evropë, ndodhet nën kontrollin e forcave ruse që nga fillimi i muajit mars, por fuksionimi i tij vazhdon të kontrollohet nga personeli ukrainas.

Kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës “Energoatom” njoftoi se në 24 orët e fundit trupat ruse bombarduan përsëri territorin e impiantit. Po ashtu një zyrtar ukrainas tha se raketat “Grad” dhe predha artilerie goditën qytetet Nikopol dhe Marhanets, rreth 10 kilometra nga centrali bërthamor i Zaporizhzhias. Nga ana tjetër ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi forcat ukrainase për bombardimet rreth centralit.

Sipas autoriteteve ruse ishin hedhur gjithsej 17 predha, por sipas tyre niveli i rrezatimit në central vazhdonte të ishte në kufij normal. Një inxhinier që punon në uzinë i tha Zërit të Amerikës se forcat ruse kanë vendosur artileri dhe raketa brenda dhe rreth sipërfaqes së uzinës dhe kanë kryer shpërthime pranë impiantit në një përpjekje të dukshme për të diskredituar ushtrinë ukrainase.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy tha të premten se situata në Zaporizhzhia është “shumë e rrezikshme”. Komentet e tij vijnë pasi centrali rifilloi pas një ndërprerjeje, furnizimin me energji elektrike të Ukrainës. Impianti ka nevojë për energji për të vënë në punë sistemin e ftohjes së reaktorëve dhe çdo ndërprerje e zgjatur e energjisë mund ta vendosë centralin në rrezik shkrirjeje.

Në fjalimin e tij të rregullt në mbrëmje zoti Zelenskyy tha se "çdo veprim i Rusisë që mund të shkaktojë mbylljen e reaktorëve, do ta vendoste edhe një herë centralin një hap larg katastrofës". Dje autoritetet ukrainase filluan shpërndarjen e tabletave të jodit për banorët që jetojnë pranë centralit në rast të një rrjedhje radioaktive. Agjencia e energjisë atomike e OKB-së është përpjekur të dërgojë një ekip për të inspektuar dhe ndihmuar në garantimin e sigurisë së centralit. Zyrtarët thanë se përgatitjet për vizitën vazhdonin, por mbetet e paqartë se kur mund të ndodhte një gjë e tillë.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi centrali i zaporizhzhias

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj