Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Qeveria në Paris ka vendosur çmim tavan për të mbrojtur amvisëritë deri më 31 dhjetor dhe ministri i Financave, Bruno Le Maire, tha se vitin e ardhshëm pritet të ketë një “rritje të kontrollueshme” të çmimeve.
FRANCË- Ministri i Financave të Francës tha më 27 gusht se shteti do të bëjë gjithçka që të mos rriten çmimet e rrymës, teksa çmimet në mbarë Evropën janë duke u rritur. Qeveria në Paris ka vendosur çmim tavan për të mbrojtur amvisëritë deri më 31 dhjetor dhe ministri i Financave, Bruno Le Maire, tha se vitin e ardhshëm pritet të ketë një “rritje të kontrollueshme” të çmimeve.
“Dyzet për qind i çmimit tavan do të mbetet në fuqi deri në fund të vitit”, tha ai gjatë një konference për media në qytetin Metz.
“Nuk do të ketë mbulim të çmimeve tavan në vitin 2023”, u zotua ai pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, më herët gjatë javës paralajmëroi për rritjen e çmimeve.
Le Maire tha se ndarja e 3 miliardë dollarëve për bizneset nuk do të jenë të mjaftueshme për të mbuluar faturat e tyre të energjisë, por do t’i ndihmojë bizneset. Gjatë kësaj jave, çmimet evropiane të energjisë kanë arritur në një rekord të ri, teksa Evropa po bëhet gati për një dimër të vështirë pasi rritja e çmimeve është nxitur nga pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës.
Por, lufta në Ukrainë nuk është fajtorja e vetme për gjendjen në Francë, shtet që përmes energjisë bërthamore mbulon rreth 70 për qind të nevojave të energjisë. Mbyllja e disa reaktorëve për shkak të problemeve me korrozion ka kontribuar që Franca të përballet me rritje të çmimeve të energjisë.
Tradicionalisht një eksportuese e energjisë, tani Franca është shndërruar në një importuese. Edhe Britania po ashtu po përballet me rritje të madhe të çmimit të energjisë. Rregullatori i energjisë britanike, Ofgem, paralajmëroi se çmimet mesatare për amvisëritë do të rritën për 3.549 funte nga 1 tetori.
Çmimet e energjisë në Evropë janë rritur teksa Rusia ka nisur të kufizojë furnizimet me gaz natyror dhe është rritur frika se Moska do të mund të kufizojë edhe më tej dërgesat e saj të energjisë për shkak të rritjes së tensioneve midis Moskës dhe Perëndimit për shkak të luftës në Ukrainë. Një e pesta e elektricitetit evropian gjenerohet nga termocentralet me gaz. Çmimi për gaz në Evropë të premten ka arritur në 341 euro për megavat, pothuajse sa niveli më i lartë që u shënua në mars, kur atëbotë një megavat kushtoi 345 euro.
Marrë nga REL
Maria Zakharova RUSI- Rusia nuk do ta harrojë kurrë se Kosova është territor i Serbisë, tha të premten zëdhën&...
Foto nga protestat SPANJË- Ai quhet Ligji i Garancisë Gjithëpërfshirëse të Lirisë Seksuale, megjithëse njihet m&eum...
Ukraina UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të premten se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhias mbet...
Anna Chapman Gazeta Si - Në anglisht quhet “honey trap”, që do të thotë "kurthi i mjaltit": ku lëngu i ëmbël...
Qindra ton peshq të ngordhur në lumin Oder GJERMANI- Qindra ton peshq mendohet të kenë ngordhur në lumin Oder, në kufiri...
Albin Kurti Kryeministri i Kosovës kërkon rritjen e numrit të ushtarëve të NATO-s në vend dhe preferon më shumë ush...
Jerome Powell JACKSON HOLE, Uajomi - Kreu i Rezervës Federale, Jerome Powell, bëri një paralajmërim të fortë të premten ...
Zaporizha RUSI- Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer akuza më 27 gusht për granatimet rreth centralit të okupuar ukrainas të Zapo...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se më 1 shtator do të nisë së zbat...
Pashaportë biometrike Ruse RUSI- Ministria e Jashtme e Rusisë ka noftuar më 26 gusht për pezullimin e lëshimit të pasapo...