LIVE UPDATES
Bota

Marrëveshja Serbi-Rusi, BE: Është vend kandidat, Beogradi të mos forcojë lidhjet

Sipas njoftimeve nga Serbia dhe Rusia, në bisedën e zhvilluar më 29 maj, Vuçiç dhe Putin kanë biseduar për vazhdimin e “partneritetit strategjik mes Rusisë dhe Serbisë” dhe për furnizimin e Serbisë me naftë dhe gaz rus me çmim të volitshëm.

30 Maj 2022, 19:49 Nga DOSJA
Marrëveshja Serbi-Rusi, BE: Është vend kandidat, Beogradi të
Putin Vuçiç

BRUKSEL- Në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel nuk e kanë pritur mirë bisedën e fundit telefonike midis presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, dhe atij rus, Vladimir Putin. Sipas njoftimeve nga Serbia dhe Rusia, në bisedën e zhvilluar më 29 maj, Vuçiç dhe Putin kanë biseduar për vazhdimin e “partneritetit strategjik mes Rusisë dhe Serbisë” dhe për furnizimin e Serbisë me naftë dhe gaz rus me çmim të volitshëm.

Kjo ndodhi edhe përkundër thirrjeve të BE-së që Serbia të mos afrohet me Rusinë, sepse, siç ka thënë më herët shefi i diplomacisë së bllokut, Josep Borrell, “të mbash lidhje të ngushta me regjimin e [presidentit të Rusisë, Vladimir] Putinit nuk është më në përputhje me ndërtimin e së ardhmes në BE.

Në rrethanat e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe ndaj rendit ndërkombëtar, BE pret nga Serbia që si vend kandidat të mos forcojë edhe më shumë lidhjet e saja me Rusinë. Nga vendet kandidate pritet po ashtu që gradualisht të përshtatin politikat e tyre ndaj vendeve të treta me qëndrimet dhe politikat e miratuara nga Bashkimi Evropian, përfshirë edhe masat kufizuese”, tha Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të sigurisë dhe politikës së jashtme.

Ai shtoi se BE-ja pret nga të gjitha shtetet kandidate që “tërësisht të përshtatin me bllokun prioritetet ligjore dhe politike, përfshirë edhe ato nga komunikata ‘RepowerEU’ që cakton ambiciet e BE-së për t’i dhënë fund importit të naftës ruse dhe produkteve të saj”.

Blloku evropian po ashtu rikujtoi se e ka ndihmuar Serbinë që të zvogëlojë varësinë e saj nga energjia ruse. Si mesazh të rëndësishëm për Serbinë dhe për shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në BE përmendin edhe mundësinë që të marrin pjesë në prokurimin e përbashkët të gazit. BE-ja po ashtu rikujtoi edhe ndihmën që jep përmes planit për investime në Ballkan, që forcon sigurinë e furnizimit me energji përmes investimeve në energjinë e ripërtërishme, ndërtimin dhe rehabilitimin e korridorit elektrik Trans-Ballkanik.

Qëllimi është që të zvogëlohet varësia nga nafta, të ndihmohen partnerët me një rrjet më të mirë të integruar të energjisë dhe qasje në burimet e shumëfishta të energjisë. Nisja e punës në interkonektorin e gazit Serbi-Bullgari, për të cilin BE-ja ka ndarë 50 milionë euro, është një hap i rëndësishëm i bllokut evropian dhe Serbisë për të siguruar diversifikim të furnizimeve të Serbisë me gaz. Në kontakte të afërta me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë, po ashtu monitorojmë edhe situatën e çmimeve dhe sigurinë e furnizimit në tërë rajonin”, tha Stano.

Ndonëse në BE aktualisht nuk flasin se cilat mund të jenë pasojat konkrete për vazhdimin e raporteve të afërta midis Serbisë dhe Rusisë, burimet diplomatike thanë se kjo afërsi mund të reflektohet në procesin e bisedimeve për anëtarësim në bllok.

“Gjasat që Serbia të hapë kapituj të rinj në procesin e negociatave tani duken shumë joreale”, tha një diplomat i lartë i BE-së, i cili shtoi se “nuk pritet që në formë formale të shpallen sanksione ndaj Serbisë”.

Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Në BE thanë se vazhdojnë të presin që Beogradi të mbështesë sanksionet e bllokut ndaj Rusisë.

Marrë nga REL

Sondazh

Poll

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun