14 Dhjetor 2025, 19:05
Nga E. D
pamje nga vendngjarja
IZRAEL- Zyrtarët izraelitë kanë reaguar ashpër pas sulmit të përgjakshëm me armë zjarri në Sidney të Australisë, duke ia hedhur përgjegjësinë qeverisë australiane. Ata kanë deklarauar se autoritetet kanë injoruar për një kohë të gjatë shenja të panumërta paralajmëruese të rritjes së antisemitizmit në vend.
Gjithashtu kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu lexoi gjatë një mbledhjeje qeveritare një letër që i kishte dërguar më herët këtë vit kryeministrit australian, Anthony Albanese, pas deklarimit të mbështetjes së tij për krijimin e një shteti palestinez. Sipas tij, kryeministri australian ka bërë krejt të kundërtën.
“Thirrja juaj për një shtet palestinez hedh benzinë mbi zjarrin e antisemitizmit. Ajo shpërblen terroristët e Hamasit, inkurajon ata që kërcënojnë hebrenjtë australianë dhe nxit urrejtjen ndaj hebrenjve që po përhapet në rrugët tuaja. Antisemitizmi është një sëmundje e rrezikshme. Ai përhapet kur udhëheqësit heshtin dhe tërhiqet kur ata veprojnë. Ju bëj thirrje të zëvendësoni dobësinë me veprim dhe pajtimin me vendosmëri.
Ju e zëvendësuat dobësinë me më shumë dobësi, Qeveria juaj nuk bëri asgjë për të ndalur përhapjen e antisemitizmit në Australi. Nuk ndërmorët asnjë veprim dhe e latë këtë sëmundje të përhapet. Rezultati janë sulmet e tmerrshme ndaj hebrenjve që pamë sot”, ka thënë Netanyahu.
Edhe presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, dhe ministri i Jashtëm, Gideon Saar, reaguan ashpër pas sulmit të sotëm, ku u vranë të paktën 11 persona dhe u plagosën 29 të tjerë.
“Përsëritëm vazhdimisht thirrjet ndaj qeverisë australiane për të vepruar dhe për të luftuar valën e madhe të antisemitizmit që ka pushtuar shoqërinë australiane”, shkroi Herzog në rrjetet sociale, duke publikuar edhe një fotografi të një shalli lutjeje të njollosur me gjak.
Ministri i Jashtëm Saar ishte edhe më kritik, duke deklaruar se autoritetet australiane kanë shpërfillur shenjat e qarta të rritjes së ekstremizmit dhe urrejtjes ndaj hebrenjve.
“Jam i tronditur nga sulmi me armë zjarri gjatë një aktiviteti të Hanukës në Sidney. Ky është rezultat i shpërthimit të antisemitizmit në rrugët e Australisë gjatë 2 viteve të fundit, përfshirë thirrjet nxitëse si ‘Globalizoni Intifadën’, të cilat sot u kthyen në veprim”, tha Saar.
Ai shtoi se qeveria australiane, e cila ka marrë paralajmërime të panumërta, duhet të reflektojë. Sipas policisë australiane, në sulm morën pjesë të paktën dy persona të armatosur, të cilët shënjestruan një aktivitet hebre të quajtur “Hanuka buzë detit”, i mbajtur në plazhin e njohur Bondi në Sidney. Njëri nga autorët e dyshuar u vra gjatë sulmit, ndërsa tjetri ndodhet i shtruar në spital.
Sulmi i së dielës është incidenti më i rëndë i këtij lloji në vend që nga viti 1996, kur një person i armatosur vrau 35 njerëz në një vend turistik në shtetin jugor të Tasmanisë. Video që qarkullojnë në mediat sociale shfaqnin njerëz në plazh dhe në parkun aty pranë duke u shpërndarë, ndërsa dëgjohen të shtëna të shumta dhe sirena policie.
Një video tregonte një burrë të veshur me këmishë të zezë duke qëlluar me një armë të gjatë, përpara se të neutralizohej nga një burrë me bluzë të bardhë, i cili ia mori armën nga duart. Një burrë tjetër u pa duke qëlluar me armë nga një urë këmbësorësh. Ndërsa një video tjetër tregonte dy burra të shtrirë përtokë dhe të mbajtur nga policë me uniformë mbi një urë të vogël këmbësorësh. Sulmi ndodhi pothuajse saktësisht 11 vjet pasi një person i armatosur mori peng 18 persona në kafenenë Lindt në Sidnej./Dosja.al
zyrtarët izraelitë sulmi terrorist ne australi
Bota
14 Dhjetor 2025, 18:48
E. D
autorët
AUSTRALI- Janë publikuar fotot e dy autorëve të sulmit terrorist në Sidney të Australisë, ku 12 persona u vran&e...
Bota
14 Dhjetor 2025, 18:32
E. D
Volodymyr Zelenskyy
BERLIN- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu të dielën gatishmërinë për të hequr dorë nga...
Bota
14 Dhjetor 2025, 18:12
E. D
Giorgia Meloni
ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbyllur tubimin e partisë së saj, “Vëllezërit e Italisë&rdquo...
Bota
14 Dhjetor 2025, 18:08
E. D
Volodymyr Zelensk
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje të dielën për paqe të “dinjitetshme&rd...
Bota
14 Dhjetor 2025, 17:50
E. D
foto ilustruese
AFGANISTAN- Policia e moralit e Qeverisë talibane në Afganistan, e njohur për qasje të rreptë, i ka arrestuar kat&...
Bota
14 Dhjetor 2025, 17:28
E. D
pamje nga vendngjarja
GREQI- Fermerët grek pas disa ditësh në protesta, i kanë dërguar sot listën e kërkesave të ty...
Bota
14 Dhjetor 2025, 17:16
E. D
pamje nga vendngjarja
AUSTRALI- Të paktën 11 njerëz janë vrarë dhe gati 30 të tjerë janë plagosur kur persona t&eu...
Bota
14 Dhjetor 2025, 15:44
E. D
pamje nga vendngjarja
AUSTRALI- Një video e publikuar nga Bondi Beach në Sydney të Australisë, në masakrën me 12 viktima dhe...
Bota
14 Dhjetor 2025, 14:58
E. D
pamje nga vendngjarja
AUSTRALI- Pamje të reja janë publikuar nga masakra në Bondi Beach në Sydney të Australisë, ku 12 perso...
Bota
14 Dhjetor 2025, 14:49
E. D
pamje nga vendngjarja
AUSTRALI- Të paktën 12 njerëz janë vrarë dhe gati 30 të tjerë janë plagosur kur persona t&eum...