6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Talibanët i akuzuan ata për “promovim të kulturës së huaj” pasi fotografitë e tyre, të veshur me rroba të ngjashme me ato të familjes Shelby në dramën e njohur historike kriminale, u përhapën gjithandej në internet. Asghar Husaini, Jalil Yaqoobi, Ashore Akbari dhe Daud Rasa janë anëtarë të një grupi që e quajnë veten Thomas Shelby Group dhe njihen nga banorët vendas si “Jabrael Shelbys”, sipas lagjes së Heratit ku ata jetojnë.
AFGANISTAN- Policia e moralit e Qeverisë talibane në Afganistan, e njohur për qasje të rreptë, i ka arrestuar katër të rinj për shkak se ishin veshur si personazhet e serisë britanike, Peaky Blinders. Ata u ndaluan këtë javë në qytetin perëndimor afgan, Herat.
Talibanët i akuzuan ata për “promovim të kulturës së huaj” pasi fotografitë e tyre, të veshur me rroba të ngjashme me ato të familjes Shelby në dramën e njohur historike kriminale, u përhapën gjithandej në internet. Asghar Husaini, Jalil Yaqoobi, Ashore Akbari dhe Daud Rasa janë anëtarë të një grupi që e quajnë veten Thomas Shelby Group dhe njihen nga banorët vendas si “Jabrael Shelbys”, sipas lagjes së Heratit ku ata jetojnë.
Gjatë muajit të fundit, të rinjtë të gjithë të moshës rreth të 20-ave janë parë nëpër rrugët e Heratit me kapele të sheshta, kostume, dorashka dhe pallto të gjata. Veshjet përngjanin me stilin e epokës së paraqitur në dramën Peaky Blinders, që portretizon periudhën pas Luftës së Parë Botërore.
Arrestimet janë pjesë e një fushate më të gjerë të talibanëve për t’i zhdukur ato që shihen si modernitet dhe ndikime perëndimore në Afganistan. Ligji i talibanëve Për Nxitjen e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve, i miratuar zyrtarisht në vitin 2024, ua ndalon në mënyrë specifike burrave afganë të veshin rroba perëndimore në publik.
“Ata donin të protestonin dhe të tregonin se janë kundër këtij sistemi detyrimi dhe mbizotërimi”, tha për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë (REL) regjisorja afgane Sahraa Karimi, duke komentuar motivin e të rinjve për të veshur ato rroba.
“Veshje të tilla janë krejtësisht normale në mbarë botën, dhe këta të rinj jetojnë në këtë botë, kanë qasje në rrjetet sociale, shikojnë filma dhe seri televizive”, shtoi ajo.
Qëkurse u kthyen në pushtet, talibanët kanë vendosur kufizime drastike lidhur me mënyrën se si burrat dhe gratë afgane mund të duken dhe të sillen në publik. Gratë janë të detyruara të mbajnë nikab, një mbulesë islamike nga koka deri te këmbët, dhe duhet të shoqërohen nga një kujdestar mashkull. Burrat nxiten të rrisin mjekra dhe të veshin rroba tradicionale afgane.
Shumica e zyrtarëve talibanë mbajnë çallma dhe veshje të gjera. Zëdhënësi i Ministrisë së Talibanëve për Nxitjen e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve, Saiful Islam Khyber, tha se sjellja e grupit “Thomas Shelby” bie ndesh me vlerat islame dhe kulturën afgane. Ai publikoi gjithashtu një video të njërit prej të rinjve duke kërkuar falje për sjelljen e tyre.
Para arrestimit të tyre, Husaini, udhëheqësi i grupit, tha se ishin motivuar nga interesi i veçantë për stilin klasik të veshjes së Peaky Blinders. Ai tha për Herat Mic, një kanal lokal në YouTube, se planifikonin të prezantonin më vonë stile tradicionale të veshjeve nga komunitete të ndryshme afgane. Rasa, një tjetër anëtar i grupit, tha se ishin përballur me kritika online.
“Pati shumë zhurmë në hapësirën virtuale”, tha ai, duke shtuar se edhe disa të afërm i akuzuan për promovim të kulturës perëndimore.
“Por, kjo nuk është vetëm kulturë perëndimore. Në vitet ‘50 dhe ’60, ne patëm një stil të ngjashëm edhe këtu në Afganistan”, tha ai.
Në Afganistan, veshja perëndimore u bë simbol i modernitetit dhe liberalizmit pasi mbreti reformator afgan, Amanullah Khan, adoptoi kostume për burrat dhe funde për gratë si veshje formale në vitet 1920. Në dekadat pasuese, shumë afganë të arsimuar përqafuan veshjen perëndimore, ndërsa zyrat shtetërore dhe ngjarjet zyrtare kërkonin veshje formale perëndimore.
Megjithatë, grupet islamiste afgane e kanë kundërshtuar veshjen dhe sjelljet perëndimore. Talibanët i kanë ndaluar zyrtarisht veshjet e tilla dhe i shënjestrojnë vazhdimisht afganët që i mbajnë ato. Ata kanë ndërmarrë gjithashtu një fushatë të gjerë kundër shkeljeve të kodit të veshjes, duke gjobitur dhe burgosur shkelësit.
I krijuar nga skenaristi dhe regjisori britanik Steven Knight, drama Peaky Blinders paraqet aventurat e familjes Shelby, një trillim artistik, në Birmingëm pas Luftës së Parë Botërore. Seriali ka fituar një bazë të madhe adhuruesin në gjithë botë që nga debutimi i tij në vitin 2013, ka transmetuar gjashtë sezone dhe ka tërhequr qindra milionë shikues në mbarë botën./REL
pamje nga vendngjarja GREQI- Fermerët grek pas disa ditësh në protesta, i kanë dërguar sot listën e kërkesave të ty...
pamje nga vendngjarja AUSTRALI- Të paktën 11 njerëz janë vrarë dhe gati 30 të tjerë janë plagosur kur persona t&eu...
pamje nga vendngjarja AUSTRALI- Një video e publikuar nga Bondi Beach në Sydney të Australisë, në masakrën me 12 viktima dhe...
pamje nga vendngjarja AUSTRALI- Pamje të reja janë publikuar nga masakra në Bondi Beach në Sydney të Australisë, ku 12 perso...
pamje nga vendngjarja AUSTRALI- Të paktën 12 njerëz janë vrarë dhe gati 30 të tjerë janë plagosur kur persona t&eum...
Foto ilustruse INDI- Tifozët e zemëruar që morën pjesë në turneun e Lionel Messit në Indi, kanë grisur karriget kan...
Foto ilustruse IZRAEL- Ushtria izraelite njoftoi se do të pezullonte përkohësisht, një sulm që do të niste të shtunë...
Foto ilustruese GJERMANI- Autoritetet gjermane thanë kanë arrestuar pesë burra të dyshuar për planifikimin e një sulmi me mak...
Foto ilustruse SHBA- Një video e bërë publike tregon momentin, kur policia largon studentët e frikësuar nga godinat e Un...
Foto ilustruse GREQI- Fermerët grek pritet të shpallin zyrtarisht listën e kërkesave të tyre sot, por të ...